Fitoni pavarësinë tuaj finaciare!
Marrja e kontrollit të financave personale është një moment i rëndësishëm i jetës dhe ne jemi këtu për ta bërë këtë proces të lehtë dhe pa stres. Me Raiffeisen Youth, keni mjetet dhe mbështetjen që ju nevojiten për të menaxhuar paratë tuaja me mençuri, për të kursyer për të ardhmen dhe për të arritur qëllimet tuaja financiare. Menaxhimi i financave nuk duhet të jetë i komplikuar apo i mërzitshëm. Kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar aplikacionin Raiffeisen Youth që të jetë i thjeshtë, cool, intuitiv dhe i mbushur me veçori të përshtatura për të rriturit e rinj.
Pse të filloni udhëtimin tuaj me Raiffeisen Youth?
Ja pse duhet t'i bashkoheni grupit të të rinjve Raiffeisen:
Llogari tërësisht digjitale: Nuk ka nevojë për dokumente të gjata ose vizita të shumta në degët e bankës. Me Raiffeisen Youth, ju mund të hapni dhe menaxhoni llogarinë tuaj tërësisht online, direkt nga smartfoni juaj.
Pa kosto dhe Fee: Thuaj lamtumirë tarifave pasi për studentët mendojmë ne. Aplikacioni ynë është Falas për t'u shkarkuar dhe përdorur, duke siguruar që ju të mund të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi – rrugëtimi juaj financiar.
Ndërfaqe miqësore për përdoruesit: Ne kemi projektuar aplikacionin tonë që të jetë sa më miqësor për përdoruesit. Pavarësisht nëse jeni duke transferuar para, duke kontrolluar balancën tuaj ose duke vendosur qëllime kursimi, gjithçka është vetëm një “tap” larg.
Oferta dhe Shpërblime Ekskluzive: Si një anëtar i Raiffeisen Youth, ju do të keni akses në ofertat dhe shpërblimet ekskluzive. Filloni me një bonus mirëseardhjeje prej 2,000 lekësh kur shkarkoni dhe aktivizoni aplikacionin!
Bashkohuni me Raiffeisen Bank
Mezi presim të na bashkoheni në Raiffeisen Youth. Filloni rrugëtimin tuaj financiar me ne dhe përjetoni lirinë dhe komoditetin e një zgjidhje bankare plotësisht digjitale të krijuar enkas për ju. Mos e humbisni mundësinë për të marrë kontrollin e së ardhmes suaj financiare me besim dhe lehtësi. Shkarko aplikacionin Raiffeisen Youth sot dhe thuaj “Hi” bankingut digjital!
Raiffeisen Youth - Fitoni pavarësinë tuaj finaciare!
Ju prezantojmë aplikacionin tonë super të lezetshëm, të krijuar vetëm për të rinjtë! Jeni 18 deri në 25 vjeç? Shkarkoni dhe aktivizoni aplikacionin dhe filloni udhëtimin tuaj të parë financiar, me një llogari krejtësisht dixhitale, falas.
Këto tema gjithashtu mund t'ju interesojnë.
Le të diskutojmë nevojat tuaja
Merrni këshilla në një degë
Ekspertët tanë janë në dispozicion për të diskutuar me ju në degët tona.
Kontaktoni qendrën tonë të kontaktit
Nga çdo rrjet celular apo fiks
Organizoni një takim
Organizoni një takim me ne në një nga degët tona duke përdorur formularin tonë online.