Rreth Raiffeisen Bank International
Raiffeisen Bank International (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 12 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Për më tepër, Grupi RBI ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve ose M&A. Aksionet e RBI-së janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është në gjendje të lirë.

Një nga grupet më të mëdha bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore
RBI ishte aktiv në EQL edhe para se të fillonte procesi i tranzicionit politik në rajon dhe të binte "Perdja e Hekurt": që në vitin 1986, banka e e parë në EQL u themelua në Hungari. Prandaj, banka ka 30 vjet përvojë në biznesin bankar të rajonit.