Skip to main content

Kartat: Depozitoni para pranë ATM-ve tona!

Depozitime të pamundimshme: Shtoni fonde në llogarinë tuaj përmes rrjetit tonë të ATM-ve 

Të gjitha degët e Raiffeisen Bank ofrojnë mundësinë e depozitimit të parave, mjafton të keni kartë debiti ose krediti të lëshuar nga Raiffeisen Bank.

Kryej veprime bankare në rrjetin tonë prej 103 ATM-sh, të cilat kanë funksionin e depozitimit të parave.

Siguri e lartë

Mbajini paratë tuaja në në vend të sigurt dhe kryeni depozitime në bankomat në çdo moment.

Disponueshmëri 24/7

Ju mund të kryeni depozitim fondesh në llogarinë e kartës suaj të kreditit 24/7 – në kohën më të përshtatshme për ju, madje edhe pas orarit zyrtar të bankës.

Lehtësi

Çdo depozitim fondesh në ATM që mund të kryeni me kartën tuaj të kreditit bëhet i disponueshëm menjeherë për përdorim dhe ju mund të kryeni pagesa të planifikuara në dyqane, pagesa online, etj.

Shlyerja e detyrimeve të Kartës së Kreditit

Për shlyerjen e detyrimeve mujore nëpërmjet depozitimit në ATM kujdesuni që të depozitoni fondet të paktën dy ditë pune përpara datës së caktuar për kryerjen e pagesës së detyrimit minimal (jo më vonë se ora 19:00 e asaj dite), me qëllim që të konsiderohet si shlyerje e këtij detyrimi.  

Shënim: Shlyerja e detyrimit minimal (5 %) apo maksimal (100 %) të kartës së kreditit nëpërmjet Direct Debit të autorizuar nga banka, vepron në mënyrë të pavaruar nga depozitimet e klientit në ATM. Procesi i Direct debit vepron automatikisht sipas datave të paracaktuara nëse klienti ka fonde në llogari edhe nëse klienti ka kryer depozitim parash në ATM para ekzekutimit të këtij procesi.

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Depozitimit të Parave në ATM-të tona

Nëse depozitimi në bankomat kryhet në llogari me kartën e debitit ose të kreditit, sasia e depozituar është e disponueshme menjëherë. Në këtë rast nuk ka rëndësi koha e depozitimit, brenda orarit zyrtar të punës apo jo, ditën apo natën.

Mjafton të vendosni kartën tuaj të debitit/kreditit në folezën e lexuesit të kartës në bankomat apo ta kaloni ate në lexuesin pa kontakt dhe të vendosni kodin PIN në mënyrë që të identifikoheni, pastaj duke ndjekur udhëzimet në ekranin e pajisjes, ju mund të kryeni depozitimin e shumës së kërkuar.

Për të kryer depozitime parash me kartën e debitit ose me kartën e kreditit duhet të respektohet monedha e llogarisë me të cilën është lidhur karta.

Kartat në monedhen LEK pranojnë depozitime vetëm në monedhen LEK, ndërsa kartat në monedhën EUR pranojnë depozitime vetëm në monedhën EUR.

Ju mund të depozitoni në dy monedha në bankomatet e Raiffeisen Bank, LEK dhe EUR. Referuar informacionin të vendosur në bankomat , ju mund të dalloni monedhën në të cilen kryhen veprime në çdo bankomat Raiffeisen Bank.

Kartëmonedhat në monedhen LEK janë: 200 LEK,  500 LEK, 1.000 LEK, 2.000 LEK, 5.000 LEK, 10.000 LEK

Kartëmonedhat në monëdhen EUR janë:  5 EUR, 10 EUR, 20 EUR, 50 EUR, 100 EUR dhe 200 EUR.

Kartëmonedhat duhet të vendosen në pozicionin horizontal të gjitha sëbashku dhe pa qenë e nevojshme renditja. Numri maksimal i kartëmonedhave në një depozitim është 50 prerje.

Limitet për depozitim në ATM për klientët Individë me kartë debiti dhe krediti janë:

  • Limit ditor:   500,000 LEK / 5,000 EUR
  • Limit javor:   1,500,000 LEK / 15,000 EUR
  • Limit mujor:  3,000,000 LEK /  30,000 EUR

Kujdesuni që të depozitoni kartëmonedha të rregullta dhe të pa dëmtuara!

Çdo kartëmonedhë e cila identifikohet nga bankomati se është e falsifikuar do të mbahet dhe mesazhi përkatës shfaqet në ekranin e ATM-së. Kartemonedhat e dyshuara si të falsifikuara mbahen nga ATM-të per investigime të mëtejshme nga banka.