
KREDI TË PASIGURUARA Kredi e menduar për nevojat e tua
Ti zgjedh produktet që dëshiron, ne financojmë!
Zgjidh kredinë Ekspres RSF deri në 500,000 Lekë
Nuk ke pse shqetësohesh për paratë! Me kredinë Ekspres mund të blesh menjëherë mobilje bashkëkohore, pajisje elektroshtepiake ose Laptop-in tuaj të preferuar. Raiffeisen Bank mundëson financimin e produkteve që dëshiron në dyqan, pa qenë nevoja të vizitosh bankën.
Financim i menjëhershëm
Mobilim dhe Elektroshtëpiake
Deri në 500,000 Lek
Oferta është e vlefshme deri më 30 shtator 2025
Kujdes! Huamarrja e parave kushton para. Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.

Shembull
Shuma e kredisë: 500,000 lekë
Afat kredie: 48 muaj
Monedha e kredisë: Lekë
Interesi për klientët pagamarrës: Bono Thesari* + 11.9% me NEI 14.5%
Kësti i kredisë është 13,789.98 lekë për t’u paguar çdo muaj (përfshin kryegjë + interes)
Interesi për klientët jo-pagamarrës: Bono Thesari* + 16.9% me NEI 19.5%
Kësti i kredisë është 15,083.36 lekë për t’u paguar çdo muaj (përfshin kryegjë + interes)
* Interes i Bonove të Thesarit/Yield mesatar i ponderuar është norma e titujve të Qeverisë Shqiptare me afat 12-mujor, që rezulton nga ankandi i fundit organizuar nga Banka e Shqipërisë, si ndërmjetëse për shitjen e letrave me vlerë të Qeverisë Shqiptare. Rezultatet nga ankandet e bonove shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të ankandit dhe publikohen në faqet respektive të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë.
Shuma totale e pagueshme për kredinë në vlerë 500,000 lekë është 661,919.28 për klientët që marrin pagën në Raiffeisen Bank dhe 724,001.35 lekë për klientët që nuk e marrin pagën në Raiffeisen. Kjo shumë totale mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të Interesit të Bonove të Thesarit 12-mujor.
Kredimarrja në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, nëse të ardhurat tuaja janë në lekë dhe merrni kredi në euro, rritja e kursit të këmbimit të euros do të shkaktonte vështirësi në aftësinë tuaj për të shlyer kredinë pasi do të rritet vlera e këstit. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin për të shlyer kredinë dhe përkeqësimin e statusit në “me probleme” e deri në fillimin e procedurave për ekzekutimin e detyrueshëm nga ana e bankës.
Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për RSF.

Kredi Ekspress nga Raiffeisen ON
Financo produktin tënd të dëshiruar plotësisht online, kudo që ndodhesh dhe në çdo kohë.

Fushatë Promocionale Bëj zgjedhjet e zgjuara realitet
Blini produktet e dëshiruara në rrjetin e dyqaneve Neptun me Kredi Ekspres dhe perfitoni çmimin e ofertës së produktit + 0% norme interesi
20% Ulje + 0% interes për 24 muaj (elektroshtepiake të medha, elektroshtepiake të vogla, kondicionerë, produkte të kujdesit personal)
15% Ulje + 0% interes per 24 muaj (TV)
10% Ulje + 0% interes per 24 muaj (Mobile, Laptop, Kompjuter, Lojera argetimi)
- Shuma maksimale: 10,000 - 500,000 all
- Afati maksimal: 6 muaj - 24 muaj
- Data: Deri në 31 Dhjetor 2025
- Klientë përfitues: Klientë pagamarrës në Raiffeisen Bank dhe Klientë Jo-pagamarrës
- Komision Administrimi: 0%
Dokumentet e nevojshme
- Dokument identifikimi
- Dokumente shtesë në varësi të rastit të aplikimit
Dyqanet e disponueshme
Vizito dyqanet dhe mund të bësh tëndin një ose disa produkte / shërbime në kohë rekord.
- Neptun
- Shpresa AL Computer
- Globe
- Gotech
- Aza Electronics
- Brunes
- Vip Saloti
- Megatek
- Lobby Home
- Luxury Bedding
- Construction Production Kruja
- Kiss Dent
- Niklovani Cela in Lushnje