Kredi të siguruara: Rrit fuqinë e shtëpise tënde
Maksimizo potencialin e shtëpisë tënde me me një kredi konsumatore me hipotekë nga Raiffeisen Bank për çdo nevojëose dëshirë.
Ju keni investuar shumë në shtëpinë tuaj. Tani është koha që shtëpia të bëjë diçka për ju.
Nëse keni nevojë për fonde për rinovimin e shtëpisë, shkollimin e fëmijës suaj ose ndonjë shpenzim tjetër, një kredi konsumatore me hipotekë nga Raiffeisen Bank ju vjen në ndihmë të arrini qëllimet tuaja.
Kredi Konsumatore me Hipotekë
Kushte të përgjithshme:
- Financim deri në 11'000'000 Lek ose 95,000 Euro
- Deri në 75 % të vlerës së shtëpisë suaj
- Afati i kredisë deri në 20 vjet
- Normat e Interesit më konkurruese në treg
- Këshilltarët më të mirë financiarë
Gati për të aplikuar
Sigurohuni që të përmbushni kërkesat e përshtatshmërisë për zgjidhjet tona të kredisë për shtëpi dhe të organizoni dokumentet tuaja për të marrë miratimin paraprak të nevojshëm financiar për projektin tuaj.
Kriteret
Për t'u kualifikuar për një kredi ju duhet të:
- Jeni rezident në Shqipëri
- Të merrni pagën në institucion brenda Shqipërisë
Dokumentacioni
Dokumente identifikimi:
- Dokumenti personal i identifikimit (nëse aplikon me bashkëkredimarrës, dokumenti duhet edhe për bashkëkredimarrësin)
- Certifikata familjare
Dokumente financiare:
- Dokument për verifikimin e punësimit dhe të ardhurave (nëse aplikon me bashkëkredimarrës, dokumenti duhet edhe për bashkëkredimarrësin)
Dokumente të pronës:
- Certifikata e pronësisë për pronën që po blihet ose që do të lihet si kolateral për bankën
- Kartela e pasurisë
- Harta treguese
Kredia ESG
Raiffeisen Bank ofron Financim me Kredinë ESG (Environmental Social Governance) ose Kreditë GREEN duke u angazhuar kështu në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbështetje të mjedisit, ndryshimet klimatike, emëtimet e CO2 (dioksidit të karbonit) si dhe eficencës s energjisë.
Qëllimi i kesaj kredie eshte financimi per blerjen e produkteve/materialeve me eficience energjie per te cilat nevojiten dokumentat:
- Preventiv i kostos së produkteve
- Dokumenti Teknik i produktit
- Çertifikatë kualiteti/eficence
Normat e interesit për kredi konsumatore me hipoteke
Shënime: *Paga+ janë të gjithë klientët paga e të cilëve kalon nëpërmjet Raiffeisen Bank
**Paga Standarte janë të gjithë klientët paga e të cilëve kalon nëpërmjet një banke tjetër
***Në rastet kur Norma Bazë e interesit ka vlerë negative, banka në kalkulimin e interesit do ta konsiderojë me vlerë 0
Norma interesi fikse për 3 vitet e para në monedhën LEK
- Klientët Pagamarrës 6.7% fiks për 3 vite
- Klientët Standard 7.2% fiks për 3 vite
- Klientët Premium 6.5% fiks për 3 vite
Norma interesi fikse për 3 vitet e para në monedhën EURO
- Klientët Pagamarrës 7.7% fiks për 3 vite
- Klientët Standard 8.0% fiks për 3 vite
- Klientët Premium 7.5% fiks për 3 vite
Kredi Konsumatore me Hipoteke në Lek - Interesa variabël
- Për klientët Paga+: Bono Thesari + 2.55% (minimumi 4%)
- Për klientët Paga Standard: Bono Thesari + 3.05% (minimumi 4%)
- Për klientët Premium : Bono Thesari + 2.30% (minimumi 4%)
Kredi Konsumatore me Hipoteke në EURO - Interesa variabël
- Për klientët Paga+: Euribor + 6.25% (minimumi 5%)
- Për klientët Paga Standard: Euribor + 6.50% (minimumi 5%)
- Për klientët Premium : Euribor + 6.00% (minimumi 5%)
Kredi ESG
Për Kredinë ESG do të aplikohet zbritje nga interesi standard sipas segmenteve përkatese si në monedhën Lekë dhe Euro
Pyetjet më të shpeshta
Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kredisë konsumatore me hipotekë
Shuma e kredisë varet nga disa faktorë që lidhen kryesisht me mundësine e ri-pagimit të kredisë, me afatin e kredisë dhe shumën maksimale që Banka ofron për ketë lloj kredie. Ju mund të financoheni deri në 75% të vlerës së pronës që dispononi
Për t’u financuar me kredi, përvec lenies së pronës si kolateral, ju duhet të jeni në mardhënie pune, të keni të ardhura të siguruara nga punësimi
Po, Banka pranon si kolateral një prone që është ne pronesi të të afërmve të kredimarrësit
Jo, për kreditë konsumatore me hipotekë pranohen si kolaterale vetëm apartamente banimi/vila
Ju duhet ndihmë?
Këshillohu në degën më të afërt
Ekspertët tanë janë të gatshëm për të diskutuar me ju pranë degëve tona.
Kontakt
Nga çdo numër telefonik apo E-mail nga kudo.
Apliko direkt online
Apliko online duke klikuar mbi butonin mëposhtë.