Shpenzimet e pritshme si student
Studimi është një investim i rëndësishëm, që kërkon kohë, energji dhe kryesisht para. Njohja e shpenzimeve të ndryshme që do të ndeshni mund t'ju ndihmojë të krijoni buxhetin në mënyrë efektive dhe të shmangni stresin financiar.
Këtu gjeni një përmbledhje të kostove tipike që mund të keni gjatë kohës së studimeve tuaja.
Tarifat e shkollës
Të parat në buxhetin tuaj listohen shpenzimet e tarifave të rregjistrimit në universitetin apo institucionin arsimor të dëshiruar, pasi kjo është kërkesa thelbësore që ju të vijoni studimet. Ju mund të krijoni një plan pagese pak para se të fillojë rregjistrimi, duke kursyer në formë të zgjuar në mënyrë që të keni një shqetësim më pak gjatë fillimit tuaj!
Akomodimi
Pavarësisht nëse zgjidhni të jetoni në ose jashtë kampusit, akomodimi do të jetë një pjesë thelbësore e buxhetit tuaj. Akomodimi në kampus mund të jetë i përshtatshëm dhe të përfshijë shërbimet dhe planet e vakteve, por mund të jetë i shtrenjtë. Akomodimi jashtë kampusit përfshin pagesën e qirasë, shërbimeve dhe kostove të udhëtimit. Ndarja e akomodimit me shokët e dhomës mund të ndihmojë në uljen e këtij shpenzimi.
Transporti
Kostot e transportit varen nga distanca e vendbanimit tuaj me kampusin dhe llojin e udhëtimit që përdorni. Nëse jetoni në një qytet ku ka transport publik cilësor, mund të shpenzoni më pak në krahasim me blerjen e një makine, për të cilën duhet të paguani karburantin, mirëmbajtjen, parkimin dhe kostot e sigurimit. Shumë kampuse ofrojnë zbritje me kartat e transportit publik për studentët.
Libra dhe furnizime
Tekstet shkollore, materialet laboratorike dhe furnizimet e tjera janë thelbësore për lëndët që do të zhvilloni. Tekstet e reja shkollore mund të jenë shumë të shtrenjta, por shpesh mund të gjeni libra të përdorur, versione digjitale ose kopje të teksteve që ofron biblioteka me një kosto më të ulët. Për më tepër, duhet të blini në një kompjuter me cilësi të lartë, softuer dhe pajisje të tjera teknologjike që t’ju ndihmojë gjatë studimeve tuaja.
Në Raiffeisen Bank Shqipëri, ne i njohim sfidat me të cilat përballen studentët për administrimin e shpenzimeve të tyre. Roli ynë është që t’ju ndihmojnë me të gjitha nevojat tuaja financiare, duke siguruar që ju të mund të përqendroheni në studimet tuaja pa u stresuar më tepër për problemet financiare. Ne do t'ju ndihmojmë të përgatiteni për një rrugëtim të suksesshëm në studimet akademike.
Keni nevojë për një laptop të ri për studimet tuaja?
Financimi ynë RSF ju ofron mundësinë për të blerë një laptop të ri me këste:
- Deri në 500,000 ALL financim
- Deri në 24 muaj
- 0% interes financimi
- 0% komision kredie
Këto tema gjithashtu mund t'ju interesojnë.
Le të diskutojmë nevojat tuaja
Merrni këshilla në një degë
Ekspertët tanë janë në dispozicion për të diskutuar me ju në degët tona.
Kontaktoni qendrën tonë të kontaktit
Nga çdo rrjet celular apo fiks
Organizoni një takim
Organizoni një takim me ne në një nga degët tona duke përdorur formularin tonë online.