Skip to main content

Open Banking

Direktiva e parë për Shërbimet e Pagesave (PSD1) krijoi një kuadër ligjor themelor që përcaktonte të njëjtat rregulla për procesimin e urdhrit të pagesave në Evropë. Megjithatë, zhvillimet e mëtejshme në fushën e pagesave sollën shërbime të reja që nuk ishin të rregulluara nga kjo Direktivë.

Direktiva e dytë për Shërbimet e Pagesave (PSD2) e bëri më të lehtë për ofruesit e rinj të shërbimit të pagesave të hyjnë në tregun Europian dhe miratoi rregulla sipas të cilave këto njësi do të munden të ofrojnë shërbime pagesash për përdoruesit përfundimtarë.

Një ndryshim në fushën e shërbimeve të pagesave është detyrimi për të ofruar akses në shërbime të zgjedhura për të ashtuquajturat palë të treta, nëpërmjet Aplication Programming Interface (API). Ndërfaqet e reja API lejojnë iniciimin e urdhër pagesave ose marrjen  e informacionit mbi llogaritë e pagesave – natyrisht, vetëm me pëlqimin e klientit.

TPP (ang. Third Party Provider - Ofruesi i palës së tretë) janë palë të treta për ofrimin e shërbimit të pagesave. Këta ofrues janë të autorizuar për të qënë pjesë e shërbimeve të hapura bankare. 

Keto sherbime te ofruara nga palet e treta ekzistojnë jashtë marrëdhënies së klientit me bankën, por mund të përfshihen në transaksionet që klienti ekzekuton.

Rregullorja e re e PSD2 e BE-së (Direktiva 2 për Shërbimet e Pagesave) u lejon TPP-ve të ofrojnë zgjidhje të reja softuerike që shtojnë vlerë për klientët e bankës. TPP, pas përmbushjes së kërkesave rregullatore dhe marrjes së një licence për të ofruar shërbime pagesash nga rregullatori kombëtar, mund të regjistrojnë organizatën e tyre në portalet tona të zhvillimit test dhe live për të konsumuar grupe të ndryshme API-sh.

Portali ynë Real API Developer është i disponueshëm në këtë link për të gjithë palët e treta ofrues të regjistruar të shërbimeve të pagesave.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në përmirësimin e proceseve bankare. Qëllimi ynë kryesor është kënaqësia e klientit. Ne duam ta arrijmë këtë duke kombinuar idetë dhe përvojat e palëve të treta me besnikërinë e klientëve  dhe stabilitetin e Raiffeisen Bank Albania.

Si anëtar i Raiffeisen Bank Sh.a, për rregullatorin që ndjekim, ne përdorim dokumentacionin NextGenPSD2 në shumicën e dokumenteve lidhur me API PSD2 .

Nëse keni nevojë për informacione shtesë, ju mund të bëni një kërkesë nëpërmjet Formularit të Kontaktit të portalit Real API Developer. Në rast të mos disponueshmërisë të përkohshme të portaleve ju mund të na dërgoni një email në open.banking@raiffeisen.al ose info@raiffeisen.al.

Sandbox-i ynë, një mjedis ofruesit e regjistruar të shërbimeve të palëve të treta në këtë link.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në përmirësimin e proceseve bankare. Qëllimi ynë kryesor është kënaqësia e klientit. Ne duam ta arrijmë këtë duke kombinuar idetë dhe përvojat e palëve të treta me besnikërinë e klientëve  dhe stabilitetin e Raiffeisen Bank Austria.

Si anëtar i Raiffeisen Bank Sh.a, për rregullatorin që ndjekim, ne përdorim dokumentacionin NextGenPSD2 në shumicën e dokumenteve lidhur me API PSD2.

Nëse keni nevojë për informacione shtesë, ju mund të bëni një kërkesë nëpërmjet Formularit të Kontaktit të portalit Sandbox. Në rast të mos disponueshmërisë të përkohshme të portaleve ju mund të na dërgoni një email në open.banking@raiffeisen.al ose info@raiffeisen.al.

Dokumentacioni PSD2 i përbashkët për të gjitha bankat e Shqipërisë është i disponueshëm në faqen e web-it të Shoqatës Shqiptare të Bankave (Home - Shoqata Shqiptare e Bankave).