Skip to main content

Kartat: Karta Krediti

Një kartë e vetme për të gjithë nevojat e tua!

Zgjidhni kartën që ju përshtatet më së miri.

Zbuloni arsye të panumërta për të zgjedhur fuqinë e kartave të kreditit! Raiffeisen Bank ofron disa zgjidhje vetëm për ju:

Pagesa POS & Online pa komision
Pagesa me këste me 0% interes
Proces aplikimi i shpejtë
1998937451

Karta e Kreditit Mastercard Standard : Bli tani, paguaj më vonë!

Përjetoni komoditet financiar me kartën tonë standarde të
kreditit:

  • 0% komision për pagesat në POS dhe Online
  • Pagesa me këste me 0% interes
  • Aksesorët SmartPay
  • Deri në tre Karta Krediti shtesë
  • Deri në 45 ditë periudhë pagese pa interes
  • Verifikim i balancës dhe transaksioneve në kohë reale nëpërmjet platformës digjitale Raiffeisen On
1998937451

Karta e Kreditit Mastercard World: Një kartë për të gjitha nevojat!

Si kartëmbajtës i kartës së kreditit Mastercard World do të keni përfitimet më të mira në treg.

  • 0% komision për pagesat në POS dhe Online
  • Hyrje falas në Business Lounge në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
  • Një hyrje në vit falas në 1,100 aeroporte në mbarë botën (LoungeKey App) dhe çmim preferencial për hyrjet e tjera
  • FALAS planin e paketës 5 x 1GB (3 ditë) për roaming jashtë vendit nëpërmjet Flexiroam 
  • Sigurim në udhëtim Konsultë shëndetësore (Teleshëndet App)
  • Deri në tre Karta Krediti shtesë
  • Aksesorët SmartPay Falas 
1998937451

SmartPay

Të kryesh pagesa pa kontakt nuk ka qenë kurrë më e lehtë!

Merrni tani aksesorët tuaj SmartPay si një zgjidhje inovative e krijuar për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme. Këto karta janë një mënyrë revolucionare për të kryer pagesa ne Pikat e Shitjes (POS) dhe për të tërhequr para në ATM pa kontakt pa patur nevojë të mbani me vete kartën tuaj kryesore.

  • Sticker Card
  • Payband Card 

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kartave të Kreditit

  • Aplikimi për kartën e kreditit kryhet në çdo degë të bankës.
  • Të gjithë klientët pagamarrës në bankën Raiffeisen mund të aplikojnë nëpërmjet Platformës Digjitale Raiffeisen On.
  • Ju mund të plotësoni formën e aplikimit Onlinene Web dhe më pas banka do t’ju kontaktojë. 

Aplikimi kryhet nga të gjithë individët të cilët kanë të ardhura të verifikueshme:

  • Klientë pagamarrës në Raiffeisen Bank
  • Klientë jo pagamarrës në Raiffeisen Bank
  • Klientë me të ardhura nga biznesi
  • Klientë të tjerë të cilët aplikojnë nëpërmjet garancisë monetare

Për kartën e kreditit është e nevojshme që të kryhet aktivizimi i saj në momentin e parë që merret në dorëzim. Kjo mund të kryhet në disa mënyra:

  • Në blerjen tuaj të parë; Ju vendosni kartën tuaj të kreditit nga Raiffeisen Bank në terminalin e brendshëm të tregtarit dhe konfirmoni pagesën tuaj nëpërmjet lexuesit te chip-it dhe PIN-it tuaj.
  • Aktivizimi në ATM duke vendosur kodin PIN.
  • Duke telefonuar bankën në numrin e shënuar në pjesën e pasme të kartës tuaj.

Ju mund të monitoroni në kohë reale balancën dhe transaksionet e kryera me kartën e kreditit në platformën digjitale Raiffeisen On. Gjithashtu, cdo muaj ju do të merrni në adresën elektronike që keniregjistruar në bankë edhe faturën mujore me veprimet përmbledhëse. 

Limiti i kartës së kreditit shfaqet në faturën mujore përmbledhëse. Këshilluesi personal nga Banka Raiffeisen do t’ju konfirmojë nëse limiti i kartës suaj mund të ndryshohet. 

Limiti I kartës së kreditit mund të përdoret:

  • Deri në 100% e limitit për blerje në Pikat e shitjes (POS)
  • Deri në 100% e limitit për blerje online
  • Deri në 100% e limitit për tërheqje në ATM

  • Me kontakt / Klasike: Ju futni kartën tuaj të kreditit Raiffeisen në terminalin e brendshëm të tregtarit dhe konfirmoni pagesën tuaj nëpërmjet lexuesit te chip-it dhe PIN-it tuaj.
  • Pa kontakt: Ju gjithashtu mund të bëni pagesa pa kontakt me kartat tuaja të kreditit nga banka Raiffeisen. Për ta bërë këtë, mbajeni kartën tuaj të kreditit ne afërsi të simbolit pa kontakt, në lexuesin e kartës të terminalit (POS). Një dritë jeshile në terminalin e pagesave, e kombinuar me një ton të shkurtër sinjali, konfirmon pagesën tuaj. 
    Limitet për pagesat pa kontakt: 
    -Deri në 4,500 Lekë pa përdorur PIN në pikat e shtijes (POS) Raiffeisen.
    -Deri në 50 Euro/ ekuivalenti në lekë pa përdorur PIN në pikat e shitjes (POS) të bankave të tjera brenda dhe jashtë vendit. 
    -Numri i transaksioneve pa kontakt pa PIN është deri në 5 veprime të njëpasnjëshme. 
    -Nëse tejkalohet shuma prej 150 Euro (ekuivalenti në monedhën Lekë) e veprimeve të njëpasnjëshme pa PIN, veprimi do të aprovohet nëpërmjet PIN.
  • Online: Blerjet online me anë të shërbimit “3D Secure”, të cilët e bëjnë kartën e lëshuar nga Raiffeisen Bank tepër të sigurt. Përmes këtij shërbimi ju do të kontaktoheni përmes një SMS në numrin e celularit tuaj që keni regjistruar në bankë, I cili do të përmbajë kodin unik 6-shifror me të cilin do të konfirmoni autorizimin e kryerjes së pagesës me këtë kartë. 

Ju mund të paguani detyrimin e lindur nga përdorimi i kartës se kreditit duke nisur nga minimum mujor prej 5% të detyrimit total.

Pagesa e kartës së kreditit kryhet nëpërmjet:

  • Platformës Digjitale Raiffeisen On
  • Depozitim ne ATM

Kujdes! Për shlyerjen e detyrimeve mujore nëpërmjet depozitimit në ATM kujdesuni që të depozitoni fondet të paktën dy ditë pune përpara datës së caktuar për kryerjen e pagesës së detyrimit minimal (jo më vonë se ora 19:00 e asaj dite), me qëllim që të konsiderohet si shlyerje e këtij detyrimi.

  • Në çdo degë të bankës Raiffeisen. 

  • Njoftoni menjëherë shërbimin e klientit për kartat në nr e kontaktit : 00355 4 2227 262 për çdo problem me kartën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj 0800 7777 (telefon fiks)
  • Ju mund të raportoni dhe të plotësoni ne formën online në linkun të cilin mund ta gjeni këtu
  • Paraqitu në degën më të afërt me bankën për të raportuar çdo keqperdorim te kartës.

Kini kujdes me rrezet dhe fushat magnetike: Shmangni kontaktin me fushat magnetike (siç janë çelësat magnetikë). Karta juaj gjithashtu nuk duhet të ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme pranë paisjeve elektronike, ne menyre te vecante prane telefonave

Ruajtja e duhur: Karta duhet të ruhet ne vende që të mos jetë e përkulur ose të gërvishtet