Rreth nesh
Raiffeisen Bank Shqipëri është një nga bankat më të mëdha në vend. Totali i aseteve të saj është afro 2.39 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Bankën e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 19 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-të. Raiffeisen Bank ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 465,000 klientëve.
Raiffeisen Bank Shqipëri është lider i tregut, me rrjetin më të madh të degëve në Shqipëri, me 74 degë, tetë prej të cilave janë degë digjitale, ato janë të shpërndara në shumicën e qyteteve të vendit. Raiffeisen Bank Shqipëri ka aktualisht 184 Bankomate, në të gjithë vendin dhe është lider i tregut për Bankomatet. Një prezencë e tillë siguron që klientët të kenë qasje në një nga bankomatët tanë në pjesë të ndryshme të vendit, madje edhe në zona të caktuara që mund të konsiderohen të largëta ose të thella.
Në kuadrin e transformimit të vazhdueshëm dixhital, Raiffeisen On, kanali ynë digjital banker vijon të ketë një performance të jashtëzakonshme. Kjo platformë e cila është projektuar për klientët individë dhe bizneset ofron shërbime bankare të shpejta dhe të sigurta nëpërmjet teknologjisë së saj të përparuar. Duke qenë platforma më inovative bankare në treg Raiffeisen ON ka më shumë se 260,000 përdorues si në sektorin e shitjes retail ashtu dhe në biznes.
Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.