Skip to main content
Happy couple of children dreaming of a house with solar panels. Solar energy panel concept. Alternative energy.

Qëndrueshmëria

Synimi ynë afatgjatë është të krijojmë vlerë të qëndrueshme për bankën, shoqërinë dhe mjedisin. Jemi të vetëdijshëm që ky synim kërkon një strategji të mirë-menduar, të cilën tashmë e kemi zhvilluar dhe vënë në veprim.

Happy couple of children dreaming of a house with solar panels. Solar energy panel concept. Alternative energy.

Misioni

Ne veprojmë në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore, duke nxitur mirëqenien afatgjatë të njerëzve dhe bizneseve në tregjet tona.

Misioni

Raiffeisen Bank ka qënë gjithmonë e fokusuar tek kapitali njerëzor dhe vizioni i saj i ri e përforcon edhe më tej këtë ide. Me Vizionin 2025 që prezantuam në vitin 2019 – “Të jemi grupi bankar më i rekomanduar për shërbimet financiare” – Raiffeisen Bank po shpreh qartë synimin për të qenë më shumë sesa thjeshtë një bankë për klientët e saj. Iniciativat tona të ndryshme si një qytetar i angazhuar ndihmojnë për të siguruar që aktivitetet bankare të shkojnë përtej biznesit tonë kryesor. Për ta bërë realitet këtë vizion, misioni i RBAL-së është formuluar si vijon:

“Ne transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët.” Kjo është e lidhur me premtimin ndaj publikut të gjerë për të “vepruar në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore, duke nxitur mirëqenien afatgjatë të njerëzve dhe bizneseve në tregun tonë“. Ky premtim u bë kështu deklarata e misionit të RBAL-së në fushën e Qëndrueshmërisë.

Thelbi i strategjisë sonë aktuale të qëndrueshmërisë është: "Ne krijojmë vlerë të qëndrueshme". Strategjia parashtron qëllimet tona afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në formën e nëntë fushave kryesore strategjike dhe operacionale.

Ne fokusohemi në veprimet që kanë një potencial të madh për një zhvillim efektiv të qëndrueshëm dhe që konsiderohen të rëndësishme nga ne si dhe nga palët tona të interesit.

Strategjia është ndërtuar mbi vlerat e grupit Raiffeisen dhe përcakton një rrugë të qartë për pasqyrimin e këtyre vlerave në të gjitha fushat e veprimit të organizatës. Për të krijuar vlerë të qëndrueshme për palët tona të interesit në kohë ndërvarësie globale dhe kushte shumë të ndryshueshme të kornizës sociale, ekologjike dhe ekonomike, ne fokusohemi në tre çështje kyçe, të cilat i kemi formuluar si kontributin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm: krijimi i vlerës, besimi dhe transformimi.

Happy couple of children dreaming of a house with solar panels. Solar energy panel concept. Alternative energy.

Strategjia

Ne krijojmë vlerë të qëndrueshme.

Synimi ynë afatgjatë është krijimi i vlerave të qëndrueshme për bankën, shoqërinë dhe mjedisin. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky synim kërkon një strategji të mirëmenduar, të cilën ne tashmë e kemi hartuar dhe e kemi vënë në zbatim. Ne investojmë shumë mund dhe kohë në çështjet tona kryesore të krijimit të vlerës, ndërtimit të besimit dhe arritjes së transformimit.

Strategjia

Krijimi i vlerave

Krijimi i vlerave nënkupton që Raiffeisen Bank ka për qëllim të sigurojë sukses afatgjatë nëpërmjet krijimit të vlerave të qëndrueshmë, dhe të inkurajojë njëkohësisht aftësinë konkurruese dhe inovatore të kompanvie, organizatave të ndryshme dhe institucioneve publike.

Besimi

Për ne, besimi është një parakusht i rëndësishëm për një bankë të suksesshme. Raiffeisen Bank mund të ndërtojë mbi besimin ekzistues të klientëve, punonjësve dhe palëve të tjera të interesit, megjithatë kjo nuk është garanci e përhershme. Për të ruajtur besimin duhen përpjekje të vazhdueshme. Ndaj ne mbështetemi te menaxhimi i qëndrueshëm, te praktikat e drejta dhe transparente të biznesit, si dhe në përfshirjen e të gjitha palëve të interesit në zhvillimin e qëndrueshëm, duke i konsideruar si blloqet kryesore të ndërtimit në këtë drejtim.

Transformimi

Transformim do të thotë që ne duam të luajmë një rol aktiv në adresimin e sfidave të mëdha shoqërore, veçanërisht aty ku vërtetë mund të jemi pjesë e ndryshimit. Roli ynë në aspektin social do të thotë të mundësojmë dhe ruajmë qëndrueshmërinë dhe mirëqenien në shoqëri sa më mirë që të jetë e mundur. Nëpërmjet angazhimit tonë për qëndrueshmërinë si një biznes me përgjegjësi shoqërore, ne duam të kontribuojmë në zhvillimin e një shoqërie miqësore kundrejtë mjedisit dhe një shoqërie civile të mbështetur nga sipërmarrja e qëndrueshme.

Ne operojmë në të gjitha fushat e biznesit me synimin për të qenë një bankier i përgjegjshëm, një partner i drejtë dhe një qytetar i angazhuar.

Happy couple of children dreaming of a house with solar panels. Solar energy panel concept. Alternative energy.

Fushat e Veprimit

Cili është roli ynë në ekonomi, shoqëri dhe mjedis?

Veprimet tona ndikojnë jo vetëm në ekonomi, por në shoqëri dhe në mjedis gjithashtu. Matrica jonë e qëndrueshmërisë identifikon veprimet kryesore në këto tri fusha. Ne punojmë për zbatimin e tyre për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme faktorët e qëndrueshmërisë në të gjitha fushat e aktivitetit.

Fushat e Veprimit

Bankier i Përgjegjshëm

Ne jemi një grup i përgjegjshëm bankar, gjë që reflektohet edhe në produktet, shërbimet dhe proceset tona. Biznesi është leva më efektive për zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj ne besojmë që kredidhënia dhe fondet e investimeve përfaqësojnë një përgjegjësi parësore dhe fushat më të rëndësishme të veprimit për krijimin e një biznesi të qëndrueshëm e të suksesshëm. Në të gjitha linjat tona të biznesit dhe nëpërmjet produkteve tona, ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie biznesi fitimprurëse në afatgjatë, duke shmangur rreziqet sociale dhe mjedisore, e duke përqafuar njëkohësisht mundësitë për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në rritjen e standardeve sociale.

Partner i Drejtë

Ne i trajtojmë palët e interesit (punonjësit, klientët, aksionerët, etj.) si partnerë të drejtë biznesi dhe dialogu. Brenda kuadrit të praktikave tona të biznesit dhe të operimit, ne i kushtojmë shumë rëndësi përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë dhe e konsiderojmë veten partner i cili ka ndërveprime të drejta dhe të vlefshme me të gjithë aktorët. Gjithashtu banka Raiffeisen nxit dhe promovon dialog të hapur dhe konstruktiv me palët e interesit. Ne duam të kuptojmë pritshmëritë e aktorëve tanë më të rëndësishëm dhe të ndryshojmë oportunitetet tona në përputhje me këto rrethana.

Qytetar i Angazhuar

Ne e konsiderojmë veten një qytetar të angazhuar. Si të tillë, ne jemi aktivisht të përfshirë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë sonë. Angazhimi ynë shtrihet përtej biznesit tonë të përditshëm, me qëllim adresimin e problemeve sociale, promovimin e biznesit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe mbështetjen e jetës kulturore dhe të një shoqërie civile të hapur. Diversiteti, toleranca dhe fokusi i vecantë te njerëzit janë shtyllat kryesore të përpjekjeve tona për të sjellë zhvillime përparimtare në shoqëri.

Happy couple of children dreaming of a house with solar panels. Solar energy panel concept. Alternative energy.

Ekologjia e Brendshme

Ne jemi të përkushtuar kundrejt mbrojtjes së mjedisit dhe klimës

Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe klimës, me synimin për t’i mbajtur sa më të ulët ndikimet mjedisore. Prandaj, ne punojmë për të përmirësuar vazhdimisht standardet tona të qëndrueshmërisë dhe parametrat kryesorë mjedisorë në fushat më të rëndësishme.

Ekologjia e Brendshme

Emetimi i CO2

Emetimet e CO2 (llogaritur duke përdorur faktorin e emetimit ecoinvent v3.4) për vitin 2021 arritën në 1,170 kg/punonjës, një ulje prej 45% krahasuar me vitin 2011 (data e parë e raportimit). Në krahasim me mesatern e rajonit (bankave të rrjetit Raiffeisen), institucioni ynë bankar përllogarit një ndikim më të ulët në masën 53%. Emetimet u reduktuan me 10% krahasuar me vitin 2019.

Energjia

Me 1,131 tCO2e, konsumi i energjisë përbën rreth 76% të emetimeve duke u shënuar si burimi më i madh i emetimeve për bankën tonë. Konsumi i energjisë është reduktuar me 3% krahasuar me vitin 2019, dhe 32% krahasuar me vitin 2011. Përqindjae energjisë së gjelbër për Raiffeisen Bank është 86%, fakti i cili ndikon që në krahasim me mesatern e rajonit të jemi 95% më eficent.

Konsumimi i Materialeve

Me rreth 300 tCO2e, konsumi i materialeve (letër, zarfe, artikuj plastik, etj.) përbën rreth 20% të emetimeve për bankën tonë (10% më pak se një vit më parë dhe 38% më pak krahasuar me 2011), duke e bërë kështu burimin e dytë më të madh të emetimeve. Në total për vitin 2021 banka Raiffeisen ka vënë në përdorim 78 ton letër e cila përben një rritje prej 8% krahasuar me nje vit më parë. Konsumi i letrës arriti në rreth 12,000 fletë për punonjës në vit.