Skip to main content

Më mirë i sigurt sot se i penduar mot!

Sot kërkohet kujdes maksimal se cfarë materiali konsumojmë online. Vetëm një hapje link-u mund të kompromentojë të dhënat personale.

Nëse dyshon apo je mashtruar nga dikush për t'i dërguar para, na telefononi në 00355 4 2381 381.

Më poshtë do të gjeni këshillat më të rëndësishme të navigimit në website online

Banka kurre nuk do ju kerkoje informacione konfidenciale ne telefon

Nje nga teknikat e mashtrimit qe ka pasur perdorim te madh se fundmi nga individe ose grupe te ndryshme kriminale online eshte “vishing”. Vishing, shkurtim i "voice phishing", pra mashtrim permes zerit, mbeshtetet ne manipulimin e individeve permes bisedave telefonike ose mesazheve zanore duke i shtyre t’i japin mashtruesve akses ne paisjet e tyre, te shkarkojne aplikacione te infektuara me malware ose te tregojne te dhena personale konfidenciale si kredencialet e logimit, detajet e kartes se debitit/kreditit ose te dhena te tjera financiare sensitive.

Mashtrimet vishing shpesh kane objektiv perfitimin financiar. Duke ju mashtruar te tregoni informacione konfidenciale si psh. username dhe fjalekalimet, kriminelet mund te marrin akses te paautorizuar ne llogarine tuaj bankare dhhe te kryejne transaksione te paautorizuara. 

Tregohuni vigjilent dhe ndiqni keshillat ne vijim qe te shmagni renien pre e ketyre skemave mashtruese:

Siguroni telefonat tuaj celulare

Paisjet mobile jane kthyer ne nje mjet te pandashem te jetes tone te perditshme. Ne keto paisje ju ruani informacione personale, financiare, te biznesit etj. Nese pajisja humbet ose ju vidhet, gjithe ky informacion humbet. Gjithashtu nese pajisja juaj nuk eshte siguruar siç duhet, persona keqdashes mund te aksesojne te gjitha te dhenat tuaja: fotot, kontaktet, SMS-te, dokumentet, etj. 

Kujdes te shtuar duhet treguar edhe me aplikacionet qe shkarkoni ne celular. Aplikacionet mund te permbajne malware dhe te vjedhin te dhena sensitive nga pajisjet tuaja mobile (fotografite, veprimtarine ne Internet, emailet, listen e kontakteve, dokumentet etj.) madje mund edhe te pergjojne mesazhet SMS qe banka juaj mund t'ju dergoje per t'u identifikuar. Keto aplikacione mund edhe t’ju spiunojne duke perdorur mikrofonin dhe kameren ose te regjistrojne telefonatat tuaja. 

Mbroni veten dhe te dhenat tuaja personale e financiare duke ndjekur keto hapa te thjeshte:

Shmangni perdorimin e WiFi publik dhe te pasigurt

Rrjetet me WiFi publik, si ato qe gjenden ne kafene, paraqesin rreziqe te konsiderueshme per sigurine tuaj ne Internet, veçanerisht nese kryeni transaksioneve bankare.

Falsifikimi i nje rrjeti WiFi publik nuk eshte shume i veshtire. Sapo te lidheni me nje rrjet te tille, te gjitha informacionet qe dergoni mund te pergjohen, perfshire emailet, fjalekalimet, detajet e kartes se debitit/kreditit, transaksionet elektronike bankare, fotografite, etj.

Ndiqni keshillat e meposhteme per te qendruar te sigurt ndersa perdorni WiFi publik:

Perdorni gjithmone nje fjalekalim te forte dhe sa here te jete e mundur edhe nje element te dyte autentifikimi

Individe ose grupe te caktuara keqdashese mund te perdorin nje sere mjetesh per te gjetur fjalekalimin e dikujt. Nje nga metodat konsiston ne perdorimin e nje liste qe permban fjalekalimet me te zakonshme, fjale fjalori dhe fjalekalime te dobeta. Nje fjalekalim me 8 karaktere i perbere nga numra dhe shkronja te medha e te vogla mund te thyhet ne ceshtje minutash nese aplikacioni nuk ka masa mbrojtese. 

Prandaj, eshte e rendesishme qe nje fjalekalimet te jene te gjate dhe te mos permbajne fjale fjalori ne gjuhe te huaj per t’i bere te veshtire per t'u gjetur. Ne fjalekalim i forte do ishte: Fjalekal1metjanepersonalemos1dametetjere!

Gjithashtu duhet treguar kujdes qe nje fjalekalim te mos riperdoret per t’u loguar ne disa aplikacione ose paisje. Nese ndonje nga keto aplikacione hakohet, sulmuesit mund te marrin akses ne te gjitha aplikacionet dhe paisjet e tjera ku perdoret i njejti fjalekalim dhe te lexojne, kopjojne, publikojne, modifikojne dhe fshijne te gjitha te dhenat tuaja qe ndodhen ne to.

Me e rendesishmja, perdorni nje faktor te dyte autentifikimi (2FA) sa here te jete e mundur. 2FA shton nje shtrese sigurie duke kerkuar nje hap verifikimi dytesor, si p.sh. nje kod nje-perdorimshem i derguar me SMS apo email. Keshtu, edhe nese dikush arrin te gjeje fjalekalimin tuaj, ata nuk do te jene ne gjendje te hyjne ne llogarine tuaj pa faktorin e dyte, duke zvogeluar ndjeshem rrezikun e perdorimit te paautorizuar te aplikacioneve dhe paisjeve tuaja.

Mbroni identitetin tuaj online - tregoni kujdes nga faqet e rreme ne Internet

Individet dhe grupet kriminale online shpesh dergojne emaile phishing qe perfshijne linqe qe te cojne ne faqe web te rreme qe imitojne faqe te njohura si psh. faqen web te bankes. Keto faqe te rreme mund te duken pothuajse identike me ato reale, duke e bere te veshtire dallimin. Cdo e dhene qe ju vendosni ne keto faqe eshte e aksesuseshme nga pala mashtruese. Sapo ju te vendosni kredencialet tuaja te logimit ne faqen e rreme, mashtruesit mund t’i perdorin keto kredenciale per tu loguar ne llogarine tuaj bankare dhe  te kryejne transaksione financiare nen identitetin tuaj.

Mbroni veten me keto hapa te thjeshte:

Kontrolloni nese URL e faqes permban HTTPS dhe ikonen e drynit: Faqet web legjitime perdorin HTTPS per te enkriptuar te dhenat tuaja gjate transmetimit, duke shtuar nje shtrese sigurie. Kerkoni ikonen e drynit ne shiritin e adreses, qe tregon nje lidhje te sigurt. 

Shembull i nje faqeje jo te sigurt:

Shembull i nje faqeje te sigurt:

Mbroni femijet nga mashtrimet ne Internet dhe informacionet jo te pershtatshme per moshen e tyre

Ne kete epoke dixhitale qe po evoluon me shpejtesi, siguria e femijeve tane ne Internet eshte nje ceshtje qe ka nje rendesi te vecante.  

Duke zbatuar keto masa te thjeshta, gjithesecili nga ne mund te krijoje nje mjedis me te sigurt dixhital ku femijet tane mund te eksplorojne dhe mesojne: