Skip to main content

PLATFORMAT DIGJITALE: RaiPay - Portofoli juaj digjital

Risia e të paguarit nëpërmjet celularit

Kartat e tua në Raiffeisen Bank

Të gjitha kartat tuaja nga Raiffeisen Bank mund t'i keni automatikisht në portofolin digjital RaiPay. Qëndroni në kontroll në kohë reale mbi të gjitha veprimet e kryera me kartë.

Shiko PIN-in

Në RaiPay mund të gjeni PIN-in e kartave tuaja shpejt dhe lehtë.

Blloko Kartën

Në rast se ju humbet karta apo dyshoni se ju kanë vjedhur të dhënat e saj, mund të bëni menjëherë bllokimin e kartës në RaiPay pa u paraqitur në degët e bankës.

Zëvëndëso kartat e tua në RaiPay

Zëvendëso cilëndo nga kartat e tua në RaiPay thjesht, menjëherë dhe pa pasur nevojë të presësh në radhë në degët e bankës.

Si të përdorësh RaiPay

Android

Mjafton të keni një smartphone Android të pajisur me teknologjinë NFC dhe të jeni të pajisur me të pakten një kartë Debiti ose Krediti të bankës Raiffeisen.

Shkarko aplikacionin “RaiPay Albania” në Google Play Store dhe vijoni me hapat e regjistrimit të portofolit tuaj përmes identifikimit në Raiffeisen ON. Aktivizo teknologjinë NFC për këdo nga kartat tuaja në vetëm pak sekonda duke shtypur butonin “Aktivizo NFC” në RaiPay.

Gati për të shijuar ekperiencen unike të të paguarit përmes telefonit tuaj në çdo terminal POS, apo tërheqjes së fondeve në ATM pa kontakt, brënda dhe jashtë vëndit si edhe funksionalitetet e tjera: Trego PIN-in, blloko kartën, limitet e kartës, veprimet me kartat tuaja, shfaq detajet e kartës.

iOS

Për të gjithe përdoruesit e pajisjeve celulare të sistemit operatv iOS dhe të cilet janë të pajisur me të paktën një kartë Debiti apo Krediti të bankës Raiffeisen tashmë, për herë të parë mund të transformojnë portofolin e kartave fizike në një portofol digjital.     

Shkarko aplikacionin “RaiPay Albania” në dyqanin “AppStore” dhe vijoni me hapat e regjistrimit të portofolit tuaj përmes identifikimit në Raiffeisen ON.

Jeni gati per te perdorur funksionalitetet e ofruara ne RaiPay per kartat tuaja: Trego PIN-in, blloko kartën, limitet e kartës, veprimet me kartat tuaja, shfaq detajet e kartës.

Transferta të shpejta parash nga karta në kartë: Transfero para nga karta në kartë sa hap e mbyll sytë

Tani përmes RaiPay ju mund të dergoni para brenda dhe jashtë Shqiperisë brenda pak sekondave.

Mëso më shumë rreth aplikacionit

Klikoni mbi video për të parë tutorialin se si të përdorni RaiPay ose shfletoni manualit e përdorimit të RaiPay.

Prano cookies për të parë videon.

Duket se i keni çaktivizuar cookies. Për të parë videon në kontekstin e faqes sonë të internetit, ne kemi nevojë për pëlqimin tuaj për të përdorur cookies ose mund ta shikoni videon drejtpërdrejt në YouTube.

Pyetjet më të shpeshta

Këtu mund të gjeni disa nga pyetjet më të shpeshta lidhur me portofolin digjital RaiPay