Skip to main content

Bashkohu me Raiffeisen: Llogari Pagese

Zbulo mënyrat e ndryshme të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve tona.

Transaksione pagesash të leverdisshme

Gëzo leverdinë dhe thjeshtësinë e alternativave të pagesave.

Ndjekje e lehtë e shpenzimeve

Ndiq dhe monitoro pa mundim shpenzimet dhe transaksionet e tua. 

Menaxhim financiar i besueshëm

Mbaj financat e tua të sigurta dhe menaxhoji ato me lehtësi.

PagesaIntegrim pa pengesa i shërbimit të pagesave

Integro pa pengesa një gamë të gjerë shërbimesh të pagesave për një prakticitet të shtuar. 

Të paturit e një llogari pagese në Raiffeisen Bank, thjeshtëson çdo gjë për ty.

Fleksibilitet 24/7

Kur hap një llogari pagese me shërbime bazike, ti ke mundësinë të kërkosh një kartë debiti VISA ose Mastercard në monedhën Lek, që të ofron përparësitë e mëposhtme: 

  • Pagesa të lehta në të gjithë pikat e shitjeve (POS) brenda dhe jashtë vendit.
  • Tërheqje cash-i nga llogaria pagese me shërbime bazike kurdo, kudo, nëpërmjet rrjetit të gjerë të ATM-ve Raiffeisen dhe të gjithë ATM-të në Shqipëri dhe jashtë vendit.
  • Depozitim të fondeve tuaja në ATM-të e Raiffeisen Bank.

Shërbimi i Transferimit të Llogarisë së Pagesave

Banka ofron mundësinë e transferimit të llogarisë së pagesave nga banka në një ofrues tjetër të shërbimit. Për kryerjen e këtij procesi banka do të aplikojë rregullat e përcaktuara në Rregulloren e Bankës së Shqipërisë "Për Krahasueshmërinë E Tarifave Të Lidhura Me Llogaritë E Pagesave Dhe Për Shërbimin E Transferimit Të Llogarive Të Pagesave" miratuar nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, Vendim nr. 59 datë 21.12.2022.
Transferimi i llogarisë së pagesave do të realizohet bazuar në autorizimin e firmosur nga klienti. 

Siguri

Depozitat e tua në Raiffeisen Bank janë plotësisht të mbrojtura dhe të siguruara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, deri në shumën 2.500.000,00 Lek (dy milion e pesëqind mijë), në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 53/2014, dated 22.05.2014, "Mbi Sigurimin e Depozitave" i ndryshuar. 

Rehati

  • Pagesa Fikse Periodike: Transferta të leverdisshme drejt palëve të treta nga llogaria jote. 
  • Pagesa Automatike (Direct Debit) të shërbimeve utilitare: 
    • OSHEE
    • VODAFONE
    • ONE
    • DIGITALB
    • UJESJELLESI

Bashkoju Raiffeisen

Do të dish si është përvoja bankare me ne? Zbulo sa e thjeshtë është të bëhesh klient.