Skip to main content
Home loans

Overdraft

Për shpenzime të menjëhershme zgjidhja e duhur është Overdrafti!

Përfitimet e Overdraftit

Kredia Kufi i lejon mbajtësit të llogarisë të marrë hua para në mënyrë të përsëritur deri në një kufi të caktuar. Pra, klientët mund të tërheqin nga llogaria e tyre personale më shumë para se sa u ndodhen aktualisht në balancën e llogarisë së tyre.

Financim deri në 3 paga
* Aprovim brenda pak minutash

* Në pjesën më të madhe të rasteve

0% komision administrimi
Dokumentacion minimal
Co working conference, Business team meeting present, investor colleagues discussing new plan financial graph data on office table with laptop and digital tablet, Finance, accounting, investment.

Shembull

Llogaritja e interesit për shumën totale që konsumatori do të ketë për të paguar, do të bëhet sipas shembullit më poshtë:

Shuma e miratuar e kredisë: 100,000 Lekë

Kohëzgjatja e kontratës së kredisë: 3 muaj

Shuma e përdorur e kredisë: 100,000 Lekë (e gjithë shuma e aprovuar)

Periudha e përdorimit të kredisë: 3 muaj/90 ditë, duke konsideruar që klienti nuk ka kryer asnjë pagesë detyrimi

Interesi i Bonove te Thesarit 12-mujore më i fundit i publikuar: 2.75% (nëse supozojmë se vlera e Bonos së Thesarit do të mbetet e pandryshueshme)

Norma e interesit të pandryshueshëm të kredisë: 10.40%

Interesi total i kredisë: 13.15% (2.75% + 10.40%)

Interesi standart = 100,000*13.15%*90/365 = 3,242.46 Lekë

Shuma totale që klienti do të paguajë për kredinë në fund të 3 muajve = 103,242.46 Lekë

Kjo shumë totale mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të Interesi i Bonove te Thesari 12-mujore.

Shuma totale që klienti do të paguajë për kredinë e kërkuar (kryegjë + interes) llogaritet çdo muaj sipas përdorimit të kredisë, në varësi të ndryshimeve të Interesi i Bonove te Thesari  12-mujore/Euribor (indeksit orientues) dhe kreditimeve të llogarisë rrjedhëse/të pagës.

Shlyerja e kredisë së përdorur do të kryhet nëpërmjet kreditimeve që kalojnë në llogarinë rrjedhëse/të pagës. Detyrimi minimal i klientit është pagesa e interesit mujor të gjeneruar nga përdorimi i kredisë.

* Në rast se do të ndërpritet kreditimi i pagës së kredimarrësit pranë Raiffeisen Bank, atëherë kredia e përfituar duhet të shlyhet totalisht së bashku me interesat e akumuluar. Kredimarrësi duhet të kthejë çdo shumë përtu paguar brenda 90 ditëve. Gjithashtu, limiti i papërdoruri kredisë do të reduktohet me efekt të menjëhershëm, duke mos lejuar më disponueshmërinë mbi çdo shumë të lejuar.

Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kredinë Kufi (Overdraft) për individët që marrin pagën në Raiffeisen Bank.

Manage your existing home loan

Çfarë duhet të dish më shumë?

Kush përfiton Overdraft?

  • Individë që marrin pagën në Raiffeisen Bank.
  • Zotërues të një Depozite me Afat në Raiffeisen Bank.

Çfarë kushtesh duhen plotësuar?

Për t'u kualifikuar për një Kredi Kufi (Overdraft) ju duhet të:

  • Jeni rezident Shqiptar, që jeton dhe punon në Shqipëri.
  • Paga juaj të kalojë në Raiffeisen Bank.

Çfarë dokumentash duhen për të aplikuar?

Për të aplikuar ju nevojitet vetëm një dokument identifikimi i vlefshëm (Kartë identiteti ose Pashaportë).

*Banka rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë në raste të veçanta.

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Overdraftit

Overdrafti, ndryshe i quajtur Kredia Kufi, pasi banka i njeh të drejtën klientit të dalë me balancë negative (debitore) në llogarinë e tij rrjedhëse, deri në një shumë të caktuar, qëkonsiderohet kufi.

Kredia Kufi i lejon mbajtësit të llogarisë të marrë hua para në mënyrë të përsëritur deri në një kufi të caktuar. Pra, klientët mund të tërheqin nga llogaria e tyre personale më shumë para se sa u ndodhen aktualisht në balancën e llogarisë së tyre. Shuma e përdorur e huasë dhe interesi paguhen automatikisht me fondet e kaluara në llogarinë e klientit, ndërkohë që ju mund ta përdorni përsëri pjesën e ripaguar brenda periudhës së dakortësuar.

Overdraft përfitohet pasi paga juaj fillon të kreditohet në llogarinë tuaj pranë Raiffeisen Bank Sh.a.

Hapi 1:  Apliko në degë

Hapi 2:  Banka jep vendimin për kredinë

Hapi 3:  Nënshkruhet kontrata

Hapi 4:  Disbursohet kredia

Overdraft ofrohet edhe për zotëruesit e një Depozite me Afat në Raiffeisen Bank, ndërkohë që klientët përfitojnë interesin e depozitës së tyre pa e thyer atë.

  • Në Lek dhe EUR, sipas monedhës me të cilën kreditohet paga në llogarinë tuaj bankare pranë Raiffeisen Bank.
  • Ndërsa për klientët që janë zotërues të një Depozite me Afat në Raiffeisen Bank, do të jetë e njëjtë me monedhën e depozitës.

Afati maksimal i Kredisë Kufi mbi pagën do të jetë sipas kërkesës suaj gjatë aplikimit në degë dhe për aq kohë sa paga juaj do të vazhdojë të kalojë në llogarinë tuaj rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank, por jo më shumë se 60 vjeç (për femrat) dhe 65 vjeç (përmeshkujt).

Më pas, do të vijojë derisa të ndërprisni marrëdhëniet e punës me punëdhënësin, ose kur verifikohet se paga juaj nuk kalon më nëpërmjet Bankës.

Për aplikimin e Kredisë Kufi (Overdraft) nuk kërkohet garantor.

Nëse ju e firmosni kontratën, por vendosni mos t'i përdorni fondet, ju nuk paguani interes. Interesi do të aplikohet vetem kur e përdorni limitin e Kredisë Kufi.

  • Banka do te llogarisë interesin vetëm për periudhën dhe shumën e përdorur tëKredisë Kufi.
  • Interesi llogaritet çdo ditë, mbi balancën debitore të llogarisë rrjedhëse, duke filluar nga dita e parë e përdorimit të Kredisë Kufi. Interesi është i ndryshueshëm në baza ditore, sipas ndryshimit të normës bazë të interesit. Nëse limiti është aprovuar por nuk është përdorur për gjatë muajit, atëhere banka nuk aplikon asnjë interes për këtë produkt në llogari të klientit.
  • Në rast përdorimi, interesi do të llogaritet në fund të muajit dhe do të mbahet në fillim të muajit pasardhës.
  • Interesi është i ndryshueshëm në baza ditore, sipas ndryshimit të normës bazë të interesit (psh të Bonove të Thesarit 12-mujore).  

Llogaritja e interesit mujor do të bëhet sipas shembullit më poshtë:

Shembull:

Shuma e miratuar e kredisë = 100,000 Lekë

Shuma e përdorur e kredisë = 50,000 Lekë

Periudha e përdorimit të kredisë = 1 ditë

Interesi i Bonove të Thesarit 12-mujore më i fundit i publikuar = 2.75% (nëse supozojmë se vlera e Bonos së Thesarit do të mbetet e pandryshueshme)

Norma e interesit të pandryshueshëm të kredisë = 10.40%

Interesi total i kredisë = 13.15% (2.75% + 10.40%)

Shuma e interesit standart = 50,000*(2.75% +10.40%)*1/365 = 18.01 Lekë

  • Interesi i Kredisë Kufi mbi pagën duhet të paguhet në fillim të çdo muaji pasardhës.
  • Interesi i Kredisë Kufi me depozitë llogaritet çdo ditë dhe paguhet në përfundim të afatit të depozitës, së bashku me likuidimin e detyrimit të Kredisë Kufi.
  • Interesat reflektohen në llogarinë tuaj një ditë përpara mbarimit të afatit të depozitës dhe jo çdo muaj si ne rastin e Kredisë Kufi mbi pagën.
  • Shlyerja e Kredisë Kufi mbi pagën bëhet automatikisht në momentin qëkreditohet llogaria rrjedhëse/e pagës.
  • Kredia Kufi mund të shlyhet dhe mund të mbyllet në çdo kohë pa komision, mjafton që ju të bëni kreditimet e shumës së përdorur, përfshirë dhe interesat e llogaritura deri në atë moment, në llogarinë rrjedhëse/të pagës.

Ju duhet të kryeni shlyerjen e plotë të shumës së përdorur nga limiti i Kredisë Kufi mbi pagën, përpara skadimit të saj, pasi vonesa në shlyerjen e saj, mund të ndikojë në historikun tuaj të kredisë.

Jo, nuk rinovohet automatikisht. Më shumë informacion mbi procesin mund të merret duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank.

  • Po, është e mundur. Kthimi i Kredisë Kufi në formë kredie me këste vlerësohet si një situatë pamjaftueshmërie financiare, duke u konsideruar si ristrukturim.
  • Më shumë informacion mbi këtë proçes mund të merret duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank.

Më shumë informacion për shumën e përdorur të Overdarft, si dhe të interesave të aplikuara nga përdorimi i saj mund të merret:

  • duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank dhe aty të pajiseni me një nxjerrje të levizjeve në llogari për Kredinë Kufi;
  • nëpërmjet platformës Raiffeisen ON, ku mund të monitoroni në çdo moment, 24/7, llogarinë rrjedhëse dhe Overdraft.