
Edukojmë talentet, formojmë të ardhmen
Ne jemi punëdhënësi i të ardhmes. E bëjmë punën me pasion dhe entuziazëm. Ambjenti ku ne punojmë është ideal për persona unik, kreativ, energjik, proaktiv dhe të gatshëm për të mësuar.

KEY Academy: Raundi 7
Gati për të nisur karrierën tënde në teknologji? KEY Academy rikthehet për herë të 7-të dhe po kërkojmë studentë të talentuar të vitit të 3-të Bachelor ose Master, që janë gati të sfidojnë veten dhe të kalojnë nga teoria në praktikë!
Të punuarit në Raiffeisen

#kultura
Synojmë të kemi performancë të shkëlqyer dhe përkushtim në ekipet tona, na bashkon një kulturë kujdesi, fuqizimi dhe gjithëpërfshirje.
Ekipet tona i përballojnë sfidat së bashku, me përgjegjshmëri të lartë, integritet dhe respekt.
Marrim iniciativë dhe kemi mendësi sipërmarrëse.
Transparenca dhe autonomia janë pjesë e kulturës tonë të punës. Stafi dëgjohet dhe mbështetet. Zëri i tyre vlen!

#forcajonë
Ne investojmë në potencialin e stafit tonë.
E kuptojmë që rrugëtimi i karrierës së tyre është po aq unik sa ata vetë.
Ndaj jemi të angazhuar për t’i ndihmuar të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
I ndihmojmë të zhvillohen dhe fuqizohen në mënyrë shumëdimensionale, që ata t'i japin form të ardhmes.
Shohim përpara – Falë teknologjisë, udhëheqim rrugën për transformim.
Ne jemi një qendër për inovacionin. Inkurajojmë kreativitetin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ideve.
Përqafojmë diversitetin dhe përfshirjen. Besojmë në një mjedis ku secili ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i fuqizuar.

#ambjenti
Ne nuk stepemi nga ndryshimet. Jemi fleksibël, praktikojmë mënyrën agile të të punuarit dhe jemi gjithmonë gati për t’u përshtatur.
Mënyra jonë hibride e punës u mundëson njerëzve tanë të bëjnë më të mirën e tyre, duke frymëzuar produktivitetin dhe duke mbështetur.