Skip to main content

Bashkohu me Raiffeisen: Llogari Pagese me shërbime bazike

Përfito nga lehtesitë e llogarisë së pagesave me shërbime bazike.

Depozitim

Depozitimin e fondeve në një llogari pagesash

Tërheqje

Mundësi tërheqje parash nga një llogari pagesash në sportele ose në ATM

Transaksione bankare

Transaksionet e pagesave përmes një karte debiti (përjashtuar transaksionet e pagesave me karta krediti), përfshirë pagesat online

Pagesa

Në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave online

Të kesh një llogari pagese me sherbime bazike në Raiffeisen Bank, lehtëson çdo gjë për ty.

  • Llogaria e pagesave me shërbime bazike iu ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese të tyre brenda Republikës së Shqipërisë. 
  • Për kategoritë e klientëve të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas  legjislacionit përkates, shërbimet do të ofrohen me tarifë zero.

Fleksibilitet 24/7

Kur hap një llogari pagese me shërbime bazike, ti ke mundësinë të kërkosh një kartë debiti VISA ose Mastercard në monedhën Lek, që të ofron përparësitë e mëposhtme: 

  • Pagesa të lehta në të gjithë pikat e shitjeve (POS) brenda dhe jashtë vendit.
  • Tërheqje cash-i nga llogaria pagese me shërbime bazike kurdo, kudo, nëpërmjet rrjetit të gjerë të ATM-ve Raiffeisen dhe të gjithë ATM-të në Shqipëri dhe jashtë vendit.
  • Depozitim të fondeve tuaja në ATM-të e Raiffeisen Bank.

Shërbimi i Transferimit të Llogarisë së Pagesave

Banka ofron mundësinë e transferimit të llogarisë së pagesave nga banka në një ofrues tjetër të shërbimit. Për kryerjen e këtij procesi banka do të aplikojë rregullat e përcaktuara në Rregulloren e Bankës së Shqipërisë.  
Transferimi i llogarisë së pagesave do të realizohet bazuar në autorizimin e firmosur nga klienti. 

Siguri

Depozitat e tua në Raiffeisen Bank janë plotësisht të mbrojtura dhe të siguruara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, deri në shumën 2.500.000,00 Lek (dy milion e pesëqind mijë), në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 53/2014, dated 22.05.2014, "Mbi Sigurimin e Depozitave" i ndryshuar. 

Rehati

  • Pagesa Fikse Periodike: Transferta të leverdisshme drejt palëve të treta nga llogaria jote. 
  • Pagesa Automatike (Direct Debit) të shërbimeve utilitare: 
    • OSHEE
    • VODAFONE
    • ONE
    • DIGITALB
    • UJËSJELLËSI

Bashkoju Raiffeisen

Do të dish si është përvoja bankare me ne? Zbulo sa e thjeshtë është të bëhesh klient.