PRODUKTE DIGJITALE: Raiffeisen ON
Platforma jonë më e avancuar digjitale është dizenjuar për të ofruar një përvojë bankare të pamundimshme, kurdo, kudo.
Të prezantojmë me Raiffeisen ON
Merr përvojën bankare kurdo, kudo me Raiffeisen On! Aplikacioni ynë i lehtë në përdorim, të lejon të bësh pagesa, monitorosh financat dhe gëzosh leverdinë e bankingut në lëvizje.
I thjeshtë
Akseso me lehtësi shërbimet dhe bëj pagesa direkt nga numri yt i telefonit ose kompjuteri. Gëzo kryerjen e transaksioneve të pamundimshme në majën e gishtit me platformën tonë të volitshme.
I shpejtë dhe gjithmonë në përmirësim
Ne punojmë çdo ditë për ta bërë këtë përvojë sa më të rehatshme dhe praktike të jetë e mundur për ty.
I sigurt
Mbrojtja e të dhënave të tua është prioritet për Raiffeisen Bank.
Si të bëhesh klient i Raiffeisen ON
Hap llogari onilne. Është e thjeshtë, krijo llogari online duke ndjekur hapat më poshtë dhe përjeto fuqinë e bankingut digjital në duart e tua!
Do të hapësh një llogari plotësisht nga telefoni juaj?
Hap një llogari rrjedhëse online sot duke shkarkuar aplikacionin Raiffeisen ON. Kliko butonin më poshtë dhe vazhdo me procesin e regjistrimit tërësisht brenda aplikacionit dhe në vetëm pak minuta, përfito avantazhet e të qenurit një klient i Raiffeisen Bank Albania. Gjithçka që të nevojitet është karta e identitetit dhe një smartphone i pajisur me një kamerë për procesin e verifikimit.
Ke nevojë për ndihmë për hapjen e llogarisë?
Bëhu klient i Raiffeisen Bank duke nisur aplikimin për online për hapjen e një llogarie rrjedhëse online. Ekipi ynë është i gatshëm t'ju ndihmojë në çdo hap të të gjithë procesit.
A je klient i Raiffeisen Bank?
Nëse je klient i Raiffeisen Bank, mund të regjistrohesh lehtësisht në web ose në aplikacionin celular. Është shumë e thjeshtë, gjithçka që të nevojitet është numri personal i identifikimit dhe numri i telefonit të përditësuar në sistemin bankar.
Do të dish çfarë mund të bësh më shumë me Raiffeisen ON?
Me Raiffeisen On, ti mund të kontrollosh aktivitetin tënd financiar në çdo kohë, të kryesh transferta të shpejta dhe të sigurta online si dhe të aplikosh online për produkte bankare.
Paguaj faturat e tua utilitare
Pagesa e faturave utilitare si OSHE, Ujesjelles Kanalizime, fatura telefonike, interneti etj. si dhe gjoba makinash, digitalb etc)
Nxjerrje llogarie
Merr nxjerrje llogarie të llogarisë rrjedhëse dhe llogarisë së kursimeve dhe mundësinë e printimit të tyre në formatet PDF, Excel, etc.
Paguaj kartën e kreditit
Pagesat e shlyerjes së kartës së kreditit
Detajet e kredive, investimeve dhe depozitave
Kontrollo të gjithë detajet e kredive, investimeve dhe depozitave vetëm me një klikim.
Dërgo para me Kuik
Hyr në Raiffeisen ON, dërgo dhe kërko para miqve me anë të numri të telefonit. Fare thjeshte në vetëm pak hapa mund të bëhesh miku i mirë në momente të vëshitra.
Apliko për produkte online
E thjeshtë, vetëm me pak hapa ti mund të aplikosh për produkte të ndryshme.
Karta e debitit
Nëse nuk ke ende një kartë debiti të lidhur me llogarinë rrjedhëse, tani ky aplikim është shumë i thjeshtë.
Kredia Personale
Kryej online procesin pa u paraqitur në degë, nga kudo në çdo kohë.
Karta e kreditit
Aplikimi për kartën e kreditit të lidhur me llogarinë tënde është një proces i drejpërdrejtë.
Bli Bono Thesari
Bli Bono Thesari nga platforma RBAL për norma interesi më të larta krahasuar me tregun. Investo në letra me vlerë të qeverisë me maturime të ndryshme.
Fondet e Investimit
Menaxho investimet online me Raiffeisen ON: Fondin Prestigj, Euro, Miks, Vizion dhe Pensionit.
Skano dhe Paguaj
Paguaj thjesht dhe shpejt nëpërmjet aplikacionit mobile RON duke skanuar kodin QR për blerje të menjëhershme. Raiffeisen është banka e parë në Shqipëri që ofron këtë zgjidhje inovatore.
Bashkohu me Raiffeisen Bank
Do të dish si është përvoja bankare me ne? Zbulo se çfarë na diferencon dhe sa e lehtë është të bëhesh klient.
Çfarë duhet të dish?
Përjeto leverdinë e shërbimeve tona me 0 komisione dhe 0 pagesa mujore për përdorimin e këtij shërbimi.
Në platformën digjitale Raiffeisen ON, ne jemi kujdesur të ofrojmë elementët më të lartë të sigurisë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pyetjet më të shpeshta
Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Raiffeisen ON
Platforma digitale Raiffeisen ON është shërbimi elektronik bankar i ofruar nga Raiffeisen Bank, përmes të cilit ju mund të kryeni veprime të ndryshme bankare duke përdorur kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj celular. Ju mund të kontrolloni llogaritë, kursimet dhe kreditë në kohë reale, ose të transferoni para kundrejt llogarive në Raiffeisen Bank, në bankat e tjera në Shqipëri ose jashtë vendit: transferta, pagesa të faturave utilitare, pagesa/ rimbushja e kartës se kreditit dhe më shumë.
Për t’u bërë Klient i këtij shërbimi ju duhet:
1. Të dispononi të paktën një llogari rrjedhëse pranë Bankës sonë
2. Të aplikoni online ose të paraqiteni pranë një dege të Bankës për këtë shërbim
Për t’ju ndihmuar në përdorimin e platformës dixhitale Raiffeisen ON, Raiffeisen Bank ju ofron:
- Demo/tutoriale që do ju informojnë mbi karakteristika dhe funksionalitete të ndryshme të shërbimit
- Shërbimi Teknik me telefon në numrin: +355 4 2 381 381
- Shërbimi Teknik me email ne adresën: digital@raiffeisen.al
Nëse ju i jeni bashkuar shërbimit Raiffeisen ON, aksesi mundësohet në:
- faqen web: https://24.raiffeisen.al nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit që keni krijuar gjatë procesit të aktivizimit online.
- në aplikacionin mobile për Android ose iOS (të cilët mund të shkarkohen përkatesisht në Play dhe App Store) nëpërmjet një kodi4-shifror të krijuar nga ju gjate aktivizimit të mobile.
- Nëse ju nuk i jeni bashkuar ende shërbimit Raiffeisen ON, ne ju ftojmë të kryeni vetë regjistrimin online ose të paraqiteni në degët tona për t’u regjistruar.
Për të përdorur platformën në kushte optimale, ju duhet të siguroheni që laptopi apo kompjuteri juaj plotëson kërkesat e mëposhtme:
1. Microsoft Windows 7 (e lart)
2. Browsers Internet versionet më të fundit të Google Chrome, Mozilla Firefox, Opera,Internet Explorer 9+.
Për të kryer regjistrimin online ju duhet të keni:
- të paktën një llogari rrjedhëse të hapur në Bankë.
- të regjistruar në sistemet e Bankës Nr. Personal të dokumentit të identifikimit.
- të regjistruar në sistemet e Bankës numrin e telefonit mobile që keni në përdorim.
Pasi të plotësoni 3 hapa të thjeshtë, ju do të mund të krijoni vetë kredencialet tuaja: Emër Përdoruesi dhe Fjalëkalim. Menjëherë pas regjistrimit online do të mund të aksesoni platformën web me gjithë produktet që keni me Bankën. Përdorimi i platformës në regjistrimin online është i kufizuar, ju mund të kryeni transferta midis llogarive dhe të paguani faturat, por nuk mund të kryeni pagesa me të tretë.
Për të kryer regjistrimin online ju duhet të keni:
- të paktën një llogari rrjedhëse të hapur në Bankë.
- të regjistruar në sistemet e Bankës Nr. Personal të dokumentit të identifikimit.
- të regjistruar në sistemet e Bankës numrin e telefonit mobile që keni në përdorim.
Pasi të plotësoni 3 hapa të thjeshtë, ju do të mund të krijoni vetë kredencialet tuaja: Emër Përdoruesi dhe Fjalëkalim. Menjëherë pas regjistrimit online do të mund të aksesoni platformën web me gjithë produktet që keni me Bankën. Përdorimi i platformës në regjistrimin online është i kufizuar, ju mund të kryeni transferta midis llogarive dhe të paguani faturat, por nuk mund të kryeni pagesa me të tretë.
Ky error tregon që ju keni të drejta të kufizuara sepse keni kryer regjistrim online ose keni rikrijuar kredencialet tuaja online. Për të marrë të drejta të plota për pagesat ju duhet të paraqiteni pranë një dege të Bankës.
- Logohuni në web
- Klikoni butonin lart në të djathtë ngjitur me butonin log out
- Pasi ta klikoni do t’ju kërkohet qe të shkruani fjalëkalimin ekzistues
- Shkruani fjalëkalimin e ri
- Rikonfirmoni fjalëkalimin e ri
- Një SMS do t'ju vijë në telefonin tuaj, ju do të vendosni kodin dhe klikoni butonin konfirmo
- Paswordi i ri tashmë është aktiv
- Logohuni në platformë
- klikoni mbi pyetjen “Keni harruar emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin?”
- Automatikisht do shkoni tek faqja e regjistrimit
- Duhet të kryeni dhe njëhere procesin e regjistrimit nga e para për të krijuar një emër përdoruesi” apo “fjalëkalim” të ri
*Shënim: Cdo herë që kryeni këtë proces online, të drejtat tuaja do të kthehen “të kufizuara”, dmth ju nuk mund të kryeni pagesa ndaj të tretëve.
Për telefonat/tabletat android aplikacioni mund të shkarkohet nga Play Store, ndërsa për përdoruesit që disponojnë aparate/tableta IOS mund ta shkarkojnë nga App Store.
Për të hyrë në aplikacionin mobile Raiffeisen ON, duhet të jeni të regjistruar për shërbimin web (online ose në degë). Ndiqni hapat si mëposhtë:
- Logohuni në web
- Klikoni menunë majtas
- Klikoni “Aplikacioni Mobile”
- Klikoni butonin “Aktivizo Mobile”
- Në telefon do t’ju vijë një kod me sms, të cilin duhet ta vendosni në dritaren e hapur në web
- Klikoni butonin Konfirmo
- Në ekranin e kompjuterit do ju shfaqet nje imazh QR (bardh e zi) të cilin do duhet ta skanoni nëpërmjet telefonit tuaj
- Hapni aplikacionin (tashmë të shkarkuar) në telefon
- Shkoni tek menuja “Mobile”
- Përzgjedhni “Aktivizo Mobile”
- Në këtë moment do hapet kamera e celularit tuaj dhe do e drejtoni tek imazhi QR (bardh e zi) në ekranin e kompjuterit për ta skanuar
- Krijoni një pin 4-shifror të cilin do e përdorni për të hyrë në aplikacion nga telefoni në cdo moment, në cdo kohë dhe në cdo vend.
Emrin e përdoruesit” dhe “fjalëkalimin” që keni krijuar gjatë procesit të regjistrimit online do duhet ta përdorni vetëm për t’u loguar në versionin web të platformës. Për tu loguar në aplikacion duhet të përdorni PIN-in 4 shifror që keni krijuar gjatë procesit të aktivizimit të aplikacionit mobile.
- Hapni mobile app
- Klikoni në menunë Mobile
- Klikoni opsionin Ndrysho PIN
- Vendosni PIN ekzistues
- Vendosni PIN e ri dhe ta rikonfirmon
- Logohuni në mobile
- Klikoni menunë majtas
- Klikoni “Aplikacioni Mobile”
- Klikoni butonin “Aktivizo Mobile”
- Në telefon do t’ju vijë një kod me sms, të cilin duhet ta vendosni në dritaren e hapur në web
- Klikoni butonin Konfirmo
- Në ekranin e kompjuterit do ju shfaqet nje imazh QR (bardh e zi) të cilin do duhet ta skanoni nëpërmjet telefonit tuaj
- Hapni aplikacionin (tashmë të shkarkuar) në telefon
- Shkoni tek menuja “Mobile”
- Përzgjedhni “Aktivizo Mobile”
- Në këtë moment do hapet kamera e celularit tuaj dhe do e drejtoni tek imazhi QR (bardh e zi) në ekranin e kompjuterit për ta skanuar
- Krijoni një pin 4-shifror të cilin do e përdorni për të hyrë në aplikacion nga telefoni në cdo moment, në cdo kohë dhe në cdo vend.
Nëse kodi PIN/OTP është vendosur gabim 5 herë, aksesi në platformë bllokohet për 60 minuta. Pas kalimit të kësaj kohe user mund të riaktivizohet me logim të saktë (duke përdorur PIN e saktë). Nëse përseri vendoset PIN i gabuar user do të bllokohet sërish për 60 min duke dhënë një mundësi të dytë për t’u riaktivizuar me logimin me PIN të saktë. Nëse edhe tentativën e dytë dështon elementi i sigurisë bllokohet dhe duhet të paraqiteni në degë për aktivizimin e tij. Nëse nuk e mbani mend PIN dhe tentativa e parë e zhbllokimit dështon, mbas kohës së pritjes sugjerohet të bëhet riaktivizim i mobile app që të mos shkoni ne bllokimin e elementit të sigurisë.
Sa herë që të bëhen mirëmbajtje nga banka në lidhje me performancën e aplikacionit apo shtim i funksionaliteteve të reja në të, në play/app store do dalë version i ri i aplikacionit dhe ju duhet të bëni update njësoj sikurse veproni për aplikacionet e tjera në telefonin tuaj smartphone.
Shërbimi Raiffeisen ON është i disponueshëm 24 orë në ditë për 7 ditë të javës dhe është i aksesueshëm nga cdo vend i botës.
Platforma nuk ka limite për pagesat:
- midis llogarive
- pagesat e Utiliteteve/ Thesarit
Platforma ka limite për pagesat me të tretët në varësi të kanalit në të cilit kryhet pagesa dhe elementit të sigurisë që përdoret, sipas skemës më poshtë:
- Raiffeisen ON Web
- Elementi siguriselimiti/txn (eur)limiti ditor (eur)
- Autorizimi i pagesessms otp3,0003,000kod OTP me sms ne celular
- mobile token5,0007,000kod OTP nga mobile app
- mobile cronto15,00020,000skanim imazh me ngjyra kronto nga mobile app
- HW Cronto50,00075,000skanim imazh me ngjyra kronto nga pajisja HW
- Raiffeisen ON Mobile
- Elementi siguriselimiti/txn (eur)limiti ditor (eur)
- Autorizimi i pagesesmobile token3,0003,000PIN i mobile APP
Platforma dixhitale Raiffeisen On nuk ka komision aplikimi apo përdorimi mujor. Komisioni do të paguhet vetëm nëse klienti do të kërkojë të pajiset me elementë sigurie më të avancuara dhe ky komision është vetëm një herë.
Po ju mund të dërgoni numrin e llogarisë / IBAN nga celulari juaj.
- Logohuni me PIN
- Klikoni tek menuja në të majtë
- Zgjidhni Llogaritë në menunë majtas
- Përzgjidhni llogarinë që dëshironi
- Klikoni butonin e verdhë poshtë djathtas me shenjën e PLUS +
- klikoni opsionin “Shpërndaj” dhe IBAN i llogarisë përkatëse do ti dërgohet përfituesit që ju dëshironi (nëpërmjet E-mail; Whatsappp; Viber; Mesazh etj.)
Cdo pagesë/transfertë e kryer nga platforma digitale Raiffeisen ON do kryet në kohë reale dhe shuma e pagesës/transfertës do shfaqet menjëherë në llogarinë tuaj urdhëruese.
Po, nëpërmjet Raiffeisen ON do mund të kryen pagesa/transferta 24 orë në ditë per 7 ditë të javës.
Për transfertat midis llogarive brenda Bankës, mund të përdoren vetëm monedhat e llogarive urdhëruese dhe përfituese. Për transfertat kundrejt llogarive jashtë bankës apo jashtë vendit, mund të perdoren të gjitha llojet e monedhave të huaja. Në keto raste, lista e plotë e monedhave do shfaqet nëse klikohet tek “monedha” e shumës që do transferohet gjatë plotësimit të transfertës.
Historiku i transaksioneve mund të shfaqet për një periudhë 1 vjecare tek historiku i llogarisë.
Balanca e llogarisë përditësohet në moment pasi bëni një tërheqje nga bankomati.
Po ju mund të ri-emërtoni llogaritë dhe kartat që keni, mjafton të klikoni ikonën e lapsit tek llogaria ose karta dhe mund të vendosni emrin që dëshironi.
“Përfituesit e mi” është menuja që ju shfaq listën e përfituesve të pagesave që keni kryer ndaj të tretëve. Për lehtesinë tuaj, që në hyrjen e parë në platformë Banka ju shfaq listën e 10 përfituesve më të shpeshtë ndaj të cilëve keni kryer pagesa gjatë vitit të fundit. Gjatë përdorimit të platformës, në momentin që kryeni pagesë ndaj një përfituesi, ju mund ta ruani atë dhe menjëherë do ju shfaqet në menunë “Përfituesit e mi”. Për lehtësi, mjafton të klikoni “Paguaj” në krah të përfituesit tek menuja “Përfituesit e mi” dhe të dhënat e përfituesit do plotësohen automatikisht pa qenë nevojë t’i plotësoni ju manualisht. Pagesat nuk kanë qenë kurrë kaq te lehta!
Përvec mesazhit që do t’ju shfaqet në ekran se “pagesa është kryer me sukses”, ju mund ta gjeni në web dhe mobile vërtetimin e debitimit duke ndjekur këto hapa:
- Klikoni tek menuja “Pagesat"
- Klikoni tek "Pagesat e Kryera”
- Në krah të pagesës do klikoni opsionin “vërtetim debitimi” dhe do të gjenerohet një dokument ku do shfaqen të gjithë detajet e pagesës së kryer.
Për sigurinë tuaj, është mirë që menjëherë të bëni bllokimin e aplikacionit mobile në një nga format e mëposhtme:
a.1 - Hyni në platformën web
a.2 - Klikoni në menunë majtas
a.3 - Klikoni “Aplikacioni Mobile”
a.4 - Zgjidhni opsionin “Blloko”
b.1 - Telefononi në numrin në dispozicion të Bankës
c.1 - Paraqituni pranë një degë të Bankës
Në të tre format, aksesi në platformën tuaj mobile do bllokohet dhe askush nuk mund të keqpërdorë llogarinë tuaj. Për të riaktivizuar aplikacionin mobile do të kryeni nga fillimi procesin e aktivizimit në celularin që dëshironi pasi të keni shkarkuar aplikacionin nga App/ Play Store.
Kushtet e punës mund ti shikoni ose shkarkoni në faqen e internetit https://24.raiffeisen.al
Fonde të rezervuara janë ato fonde që janë bllokuar nga Banka në llogarinë e klientit për arsye të caktuara. Këto fonde nuk janë të debituara nga llogaria por as nuk mund të përdoren nga klienti.
Përfituesit shtohen automatikisht cdo herë që ju kryeni një pagesë kundrejt një përfituesi të ri dhe zgjidhni opsionin “Ruaj Perfituesin”.
Mund të bëj pagesa në favor të shtetit?
- Hyni në platformën web ose në mobile app
- Klikoni tek menuja në krah të majtë
- Zgjidhni opsionin Pagesat
- Pagesat e Thesarit
- Zgjidhni institucionin
- Plotësoni të dhënat dhe klikoni butonin konfirmo
- Hyni në mobile app ose web
- Sigurohuni të keni të aktivizuar opsionin e vendodhjes
- Klikoni tek menuja ATM/Degë dhe do t’ju shfaqet harta e ATM/Degëve në Shqipëri.
Selektoni ATM/Degën në hartë dhe do t’ju shfaqen të dhënat për këtë degë ose ATM - Ju mund të selektoni dhe opsionin “Direction” në mënyrë që sistemi t’ju paraqesë drejtimin si të arrini në ATM/Degën e dëshiruar
Kursin e këmbimit në web mund ta shihni menjëherë pasi logoheni në faqen kryesore të platformës, ndërsa në telefon mund ta aksesoni direkt në menunë “Kursi i Këmbimit” që shfaqet poshtë pa qenë nevoja të jeni të loguar.
Përvec gjuhës shqip platforma Raiffeisen ON është e përdorshme edhe në gjuhën angleze.
- Logohuni në web
- Klikoni tek menuja në të majtë
- Klikoni tek menuja Kreditë
- Klikoni opsionin Plani Kredisë
- Klikoni butonin në të djathtë dhe do tju hapet plani i amortizimit të kredisë
*Shënim: Ju lutem sigurohuni që nëse përdorni Google chrome klikoni yes opsionin “Allow popup”
Pasi jeni loguar në aplikacionin në telefon, tek faqja kryesore do t’ju shfaqen 3 grafikë. I pari ka lidhje më llogaritë dhe tregon shumën që ju mund të shpenzoni (është shuma e konvertuar në lekë e të gjithë llogarive në monedha të ndryshme) dhe sa keni përdorur nga ky total. I dyti ka lidhje me kartat e kreditit dhe tregon gjëndjen e mbetur të kartës së kreditit tuaj të konvertuar në lek dhe sa keni përdorur. Grafiku i tretë tregon kredinë, totalin e kredisë dhe sa % keni paguar nga kjo kredi.
- Logohuni në web ose mobile
- Klikoni tek menuja në të majtë
- Zgjidhni opsionin “Kurs Preferencial”
- Përzgjidhni llogarinë që do të debitoni dhe llogarinë që do të kreditoni
- Ju do të njoftoheni nëpërmjet një SMS nga banka dhe do të keni 1 minutë kohë për të pranuar kursin e ofruar nga banka ose per ta refuzuar dhe riprovuar më vonë.
*Shënim: Ju lutem kini parasysh që monedhat duhet të jenë të ndryshme, psh nga EUR në lekë
Jo, si për përdorimin e versionit web ashtu edhe për aplikacionin mobile ju nuk do paguani asnjë komision aplikimi apo mujor.
Dëshirojmë t’ju njoftojmë që për arsye të disa kufizimeve në vend të shkronjave “ë” dhe “ç” përdorni gërmat “e” dhe “c” gjatë procesit të aktivizimit online. Shembull në vend të Ndriçim shkruani Ndricim ose në vend të Engjëll shkruani Engjell.