KREDI TË SIGURUARA: Të blesh shtëpinë e parë
Blerja e një shtëpie është një ngjarje e rëndësishme që sjell gëzim dhe përmbushje në jetë. Konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha për një njeri. Raiffeisen Bank ofrohet të jetë pranë jush në këtë rrugëtim.
Kredia për shtëpi në bankën tonë ofron përfitimet e mëposhtme:
Zbulo me çfarë ka të bëjë kredia e shtëpisë dhe përfitimet e saj të shumta.
Financim deri 100% të çmimit të kontratës
Interesa konkurruese
Afat të gjatë kredie
Pa garantor
Ndërto të ardhmen në shtëpinë tënde të re
Ne e kthejmë procesin e blerjes në një eksperiencë të bukur.
Kredia më e përshtatshme për shtëpi
Kushte të pergjithshme:
- Shumë kredie deri në 21.000.000 Lekë ose 180.000 Euro
- Afat deri 30 vite
- Deri në 100% financim të çmimit të kontrates së shitjes
- Interesa konkurruese
Gati për të aplikuar
Sigurohuni që të përmbushni kërkesat e përshtatshmërisë për zgjidhjet tona të kredisë për shtëpi dhe të organizoni dokumentet tuaja për të marrë miratimin paraprak të nevojshëm financiar për projektin tuaj.
Kriteret
Për t'u kualifikuar për një kredi ju duhet të:
- Jeni rezident në Shqipëri
- Të merrni pagën në institucion brenda Shqipërisë
Dokumentacioni
Dokumente identifikimi:
- Dokumenti personal i identifikimit (nëse aplikon me bashkëkredimarrës, dokumenti duhet edhe për bashkëkredimarrësin)
- Certifikata familjare
Dokumente financiare:
- Dokument për verifikimin e punësimit dhe të ardhurave (nëse aplikon me bashkëkredimarrës, dokumenti duhet edhe për bashkëkredimarrësin)
Dokumente të pronës:
- Certifikata e pronësisë për pronën që po blihet ose që do të lihet si kolateral për bankën
- Kartela e pasurisë
- Harta treguese
- Draft kontrata e shitblerjes
Kredia ESG
Banka Raiffeisen ofron Financim me Kredinë ESG (Environmental Social Governance) ose Kreditë GREEN.
Qëllimi: Angazhimi i Bankës Raiffeisen në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbështetje të mjedisit, ndryshimet klimatike, emëtimet e CO2 (dioksidit të karbonit) si dhe eficencës s energjisë.
Financim me Kredi ESG ofrohet për:
- Blerje apartamentesh të ndërtuar prej Janar 2021 (të pajisur me certificatë të eficencës së energjisë)
- Apartamente me certifikatë të eficencës së energjisë
Normat e interesit
Ne ofrojmë disa mundësi zgjedhje për kredinë tuaj:
Norma interesi fikse për 3 vitet e para në monedhën LEK
- Klientët Pagamarrës 6.0% fiks për 3 vite
- Klientët Standard 6.5% fiks për 3 vite
- Klientët Premium 5.7 % fiks për 3 vite
Norma interesi fikse për 3 vitet e para në monedhën EURO
- Klientët Pagamarrës 7.0% fiks për 3 vite
- Klientët Standard 7.5% fiks për 3 vite
- Klientët Premium 6.7% fiks për 3 vite
Kredi për Blerje Shtëpie në LEK - Norma interesi variabël
- Per Klientët Paga +: duke filluar nga Bono Thesari + 1.80% (minimumi 3%)
- Për Klientët Standard: duke filluar nga Bono Thesari + 2.30% (minimumi 3%)
- Për Klientët Premium: duke filluar nga Bono Thesari +1.55% (minimumi 3%)
Kredi për Blerje Shtëpie në Euro - Norma interesi variabël
- Për Klientet Paga +: duke filluar nga Euribor + 5.50% (minimumi 4%)
- Për Klientët Standard: duke filluar nga Euribor + 6.00% (minimumi 4%)
- Për Klientët Premium: duke filluar nga Euribor + 5.25% (minimumi 4%)
Kredia ESG
- Për Kredinë ESG do të aplikohet zbritje nga interesi standard sipas segmenteve përkatës të klientëve, si në monedhën Lekë dhe Euro.
Pyetje të shpeshta
Këtu do të gjesh pyetjet më të shpeshta mbi financimin e shtëpisë
Po, ju mund të merrni kredi për të blerë një shtëpi qe ende nuk ka përfunduar, duke sjellë si kolateral një tjeter pronë, mjafton që vlera e saj të mbulojë shumën e kredisë sipas kushteve në fuqi të Bankës
Për t’u financuar me kredi për blerje shtëpie, përvec lënies së pronës si kolateral, ju duhet të jeni në mardhënie pune dhe të keni të ardhura të siguruara nga punësimi të cilat mbulojne këstin sipas kushteve në fuqi të Bankës. Nëse prona që po blihet është e hipotekuar, atëherë duhet të lihet kjo pronë si kolateral dhe jo pronë tjetër
Shuma e kredisë varet nga disa faktorë që lidhen kryesisht me mundësine e ri-pagimit të krediseë dhe me afatin e kredisë. Banka aplikon shuma maksimale në varësi të llojit të klientit Banka financon deri në 100% të vlerës së shtëpisë që po blihet
Po, mjafton që dhe shtëpia dhe garazhi të ndodhen në të njejtin pallat ose kompleks banimi
Ju mund të sillni një pronë tjetër si kolateral provizor por prona duhet të jetë e tipit rezidencial, një apartament, shtëpi, një vile ose një njësi.
Ju duhet ndihmë?
Këshillohu në degën më të afërt
Ekspertët tanë janë të gatshëm për të diskutuar me ju pranë degëve tona.
Kontakt
Nga çdo numër telefonik apo E-mail nga kudo.
Apliko direkt online
Apliko online duke klikuar mbi butonin mëposhtë.