Zëri i klientit vlen!
Të nderuar klientë, ne dëshirojmë t’ju dëgjojmë! Opinioni juaj është një pjesë thelbësore e rritjes së kompanisë sonë dhe ne jemi të përkushtuar të dëgjojmë sugjerimet, ankesat apo dhe lëvdatat tuaja.
Duke ndarë me ne njohuritë, idetë dhe përvojat tuaja, ju na ndihmoni të ndërtojmë një përvojë më të mirë per ju dhe klientët e ardhshëm.
Ankesat
Ju kërkojmë ndjesë nëse keni hasur problematika gjatë përvojës suaj me produktet ose shërbimet tona dhe ne do të vlerësonim mendimet tuaja. Banka jonë përpiqet të sigurojë nivelin më të lartë të kënaqësisë së klientit dhe ne i trajtojmë të gjitha ankesat me seriozitet.
Ju lutemi, plotësoni formularin e mëposhtëm me të gjitha detajet e ankesës suaj. Ekipi ynë do të bëje çdo përpjekje për të zgjidhur problematikën tuaj dhe do t’iu njoftojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
Sugjerimet
Ne kryejmë vazhdimisht sondazhe për të mbledhur njohuri mbi atë që klientet tanë mendojnë mbi produktet dhe shërbimet tona, në mënyrë që të mund ti përmirësojmë vazhdimisht ato.
Sondazhet mund të dërgohen tek ju nëpërmjet email ose mund të kontaktoheni nga agjentët tanë të Qëndrës së Kontaktit.
Megjithatë, në rast se nuk keni marrë pjesë në një nga sondazhet tona së fundmi, ju ftojmë të ndani në mënyrë direkte me ne reagimet tuaja.
Komplimentet
Në Raiffeisen Bank Albania ne përpiqemi t'u ofrojmë klientëve tanë përvojën më të mirë të mundshme. Na pëlqen të dëgjojmë reagime pozitive mbi produktet dhe shërbimet tona ndaj klienteve tanë.
Marrja e komplimenteve tuaja na jep një ndjenjë të madhe krenarie dhe arritjeje dhe na motivon të vazhdojmë të ofrojmë shërbime të jashtëzakonshme për ju.
Do të donim të dëgjonim për përvojën tuaj pozitive me ne! Këtu janë disa mënyra se si mund të ndani komplimentet tuaja compliments.rbal@raiffeisen.al