
kursime dhe investime: Të ardhurat fikse
Titujt / Bonot e Thesarit dhe Obligacionet janë instrumente financiare të emetuara nga Qeveria Shqiptare.
Benefitet e të investuarit me të ardhura fikse
Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse ne mund të jemi partneri i duhur për ju:
Bonot e thesarit
Afat të shkurtër (3, 6, 12 muaj). Interesi parapaguhet në momentin e investimit.
Obligacionet
Afat të gjatë (2,3,5,7,10, 15 dhe 20 vjet). Kupon fiks paguhet çdo gjashtë muaj. Vlera nominale paguhet në maturim.
Forma
Regjistrim mbi llogari, pa formë fizike. Investuesit marrin certifikatë pronësie.
Likuiditet
Ndërmjetëson në ankandet e Bonove dhe Obligacioneve (treg primar). Siguron blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë (treg sekondar).
Obligacionet e thesarit
Data e përditësimit: 28 Mars 2025
Tipi I Letrës | ISIN | Data e maturimit | Kupon | Yield Blerje | Yield Shitje |
Obligacion Reference | AL000A3L0PN3 | 10.7.2027 | 4,30% | 3,40% | 0,00% |
Obligacion Reference | AL000A3L7AH2 | 10.1.2028 | 3,70% | 3,49% | 2,49% |
Obligacion Reference | AL000A3L0YB0 | 22.7.2029 | 4,95% | 3,68% | 2,68% |
Obligacion Reference | AL000A3L7VG0 | 22.1.2030 | 3,90% | 3,74% | 2,74% |
Karakterisitikat e produktit
Bonot e Thesarit dhe Obligacionet janë instrumente financiare të lëshuara nga Ministria e Financës e Shqipërisë në emër të Qeverisë Shqiptare. Bonot e Thesarit janë letra me vlerë me afat të shkurtër maturimi, deri në një vit. Në Shqipëri lëshohen bono me maturim 3, 6 dhe 12 muaj. Këto letra tregrohem me zbritje, dhe fitimi merret në momentin e kryerjes së investimit.
Obligacionet kanë afate më të gjata, deri në 20 vjet, me maturime specifike prej 2, 3, 5, 7 10, 15 dhe 20 vjet. Ato përfshijnë një kupon fiks ose të përshtatshëm që paguhet çdo gjashtë muaj, dhe në maturim paguhet vlera nominale. Këto letra me vlerë janë në formën e regjistrit mbi llogari dhe nuk kanë formë fizike; investuesit marrin një certifikatë pronësie. Raiffeisen Bank ofron mundësi investimi në Bono Thesari dhe Obligacione në tregun primar dhe sekondar, duke u mundësuar klientëve të marrin pjesë në këto instrumente financiare të emetuara nga Qeveria Shqiptare.
Në tregun primar, ne ndërmjetësojmë pjesëmarrjen në ankandet e Bonove të Thesarit dhe Obligacioneve, duke ofruar një proces të thjeshtë dhe transparent për klientët. Në tregun sekondar, Raiffeisen Bank Albania siguron blerjen dhe shitjen e këtyre letrave me vlerë në çdo moment brenda maturitetit përfundimtar. Si pjesë e Zhvilluesve të Tregut, ofrojmë gjithashtu mundësi investimi në obligacione me maturim prej 3 dhe 5 vjet, duke zgjeruar gamën e opsioneve të investimit për klientët tanë.