Bankieri Online : Beje komunikimin me bankierin online realitet
Bankieri Online
Shërbimi Bankieri Online ndihmon klientët të aplikojnë për produkte bankare pa qënë nevoja per t'u paraqitur fizikisht në degë. Ky shërbim i avancuar u mundëson klientëve të përmbushin nevojat e tyre bankare në kohë reale dhe në distancë përmes një bankieri të dedikuar.
Përfitimet e Bankierit Online:
Produktet që ofrohen nëpërmjet shërbimit Bankieri Online
Kredi të Siguruara
- Kredi për blerje shtëpie
- Kredi konsumatore me hipotekë
Kredi të Pasiguruar
- Kredi personale
- Kredi Kufi (Overdraft)
- Kredi Personale e Siguruar me Depozitë
Kartë Krediti
Fond investimi
Plan Pensioni
Një përshkrim rreth platformës Bankieri Online
“Bankieri Online” është platforma / aplikacioni i shërbimit elektronik që mundëson komunikimin ndërmjet Klientit dhe Raiffeisen Bank, nëpërmjet dërgimit të mesazheve, thirrjeve audio dhe video, shfaqjes së ekranit tek anëtaret e tjerë të lejuar të grupit, si dhe nëpërmjet veprimeve dhe komunikimeve të tjera që mundësohen ose do të mundësohen në të ardhmen nga Bankieri Online, me qëllim paraqitjen e kërkesave të ndryshme nga ana e klientit, marrjen e informacionit apo sqarimeve të nevojshme në lidhje me kushtet e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme bankare, dërgimin e dokumenteve që mund t’i kërkohen klientit, etj.