Skip to main content

Kartat: Karta e Kreditit Standard

Përdorni limitin e kartës së kreditit për të përmbushur nevojat dhe dëshirat tuaja. 

Përfitimet e Kartës së Kreditit Standard

Përfitoni një limit kredie të ofruar nga Banka në dispozicionin tuaj në çdo moment. Muajin pasardhës ju mund të paguani minimalisht 5% të shumës së shpenzuar deri në 100%. Për shumën e mbetur aplikohet interes financiar i favorshëm.

Procesi i shpejtë i aplikimit

Aplikimi për një Kartë Krediti është një proces i shpejtë dhe i lehtë. 

Pagesa POS & Online pa komision

Blerje në pikat e shitjes (POS) brenda dhe jashtë vendit pa komision.

Zgjedhja e monedhës

Zgjidhni monedhën që ju përshtatet më shumë, LEK ose EUR.

Shlyerje fleksibël për komoditetin tuaj

Merrni kontrollin e financave tuaja me fleksibilitetin për të zgjedhur mënyrën e shlyerjes duke filluar nga një detyrim minimal prej 5% të shumës së shpenzuar. 

Atribute të kartave të kreditit

1998937451

SmartPay

Të kryesh pagesa pa kontakt nuk ka qenë kurrë më e lehtë!

Merrni tani aksesorët tuaj SmartPay si një zgjidhje inovative e krijuar për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme. Këto karta janë një mënyrë revolucionare për të kryer pagesa ne Pikat e Shitjes (POS) dhe për të tërhequr para në ATM pa kontakt pa patur nevojë të mbani me vete kartën tuaj kryesore.

  • Sticker Card
  • Payband Card 

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kartave të Kreditit

  • Aplikimi për kartën e kreditit kryhet në çdo degë të bankës.
  • Të gjithë klientët pagamarrës në bankën Raiffeisen mund të aplikojnë nëpërmjet Platformës Digjitale Raiffeisen On.
  • Ju mund të plotësoni formën e aplikimit Online në Web dhe më pas banka do t’ju kontaktojë. 

Aplikimi kryhet nga të gjithë individët të cilët kanë të ardhura të verifikueshme:

  • Klientë pagamarrës në Raiffeisen Bank
  • Klientë jo pagamarrës në Raiffeisen Bank
  • Klientë me të ardhura nga biznesi
  • Klientë të tjerë të cilët aplikojnë nëpërmjet garancisë monetare

Për kartën e kreditit është e nevojshme që të kryhet aktivizimi i saj në momentin e parë që merret në dorëzim. Kjo mund të kryhet në disa mënyra:

  • Në blerjen tuaj të parë; Ju kryeni një transaksion me kontakt në pikën e shitjes (POS) dhe konfirmoni pagesën tuaj nëpërmjet lexuesit të chip-it dhe PIN-it tuaj.
  • Aktivizimi në ATM duke vendosur kodin PIN.
  • Duke telefonuar bankën në numrin e shënuar në pjesën e pasme të kartës tuaj.

Ju mund të monitoroni në kohë reale balancën dhe transaksionet e kryera me kartën e kreditit në platformën digjitale Raiffeisen On. Gjithashtu, cdo muaj ju do të merrni në adresën elektronike që keni regjistruar në bankë edhe faturën mujore me veprimet përmbledhëse. 

Limiti i kartës së kreditit shfaqet në faturën mujore përmbledhëse. Këshilluesi personal nga Banka Raiffeisen do t’ju konfirmojë nëse limiti i kartës suaj mund të ndryshohet. 

Limiti I kartës së kreditit mund të përdoret:

  • Deri në 100% e limitit për blerje në Pikat e shitjes (POS)
  • Deri në 100% e limitit për blerje online
  • Deri në 100% e limitit për tërheqje në ATM

  • Me kontakt: Ju futni kartën tuaj të kreditit Raiffeisen në pikën e shitjes (POS) të tregtarit dhe konfirmoni pagesën tuaj nëpërmjet lexuesit te chip-it dhe PIN-it tuaj.
  • Pa kontakt: Ju gjithashtu mund të bëni pagesa pa kontakt me kartat tuaja të kreditit nga banka Raiffeisen. Për ta bërë këtë, mbajeni kartën tuaj të kreditit ne afërsi të simbolit pa kontakt, në lexuesin e kartës të terminalit (POS). Një dritë jeshile në terminalin e pagesave, e kombinuar me një ton të shkurtër sinjali, konfirmon pagesën tuaj. Për pagesat deri në 4,500* Lekë nuk do të kërkohet PIN.
    *Kujdes! Limitet e pagesave pa kontakt pa PIN përcaktohen nga terminali në të cilin përdoret karta.
  • Online: Blerjet online me anë të shërbimit “3D Secure”, të cilët e bëjnë kartën e lëshuar nga Raiffeisen Bank tepër të sigurt. Përmes këtij shërbimi ju do të kontaktoheni përmes një SMS në numrin e celularit tuaj që keni regjistruar në bankë, I cili do të përmbajë kodin unik 6-shifror me të cilin do të konfirmoni autorizimin e kryerjes së pagesës me këtë kartë. 

Ju mund të paguani detyrimin e lindur nga përdorimi i kartës së kreditit Pagesa e kartës së kreditit kryhet nëpërmjet:duke nisur nga një minimum mujor prej 5% të  detyrimit total. 

  • Platformës Digjitale Raiffeisen On
  • Depozitim ne ATM

Kujdes! Për shlyerjen e detyrimeve mujore nëpërmjet depozitimit në ATM kujdesuni që të depozitoni fondet të paktën dy ditë pune përpara datës së caktuar për kryerjen e pagesës së detyrimit minimal (jo më vonë se ora 19:00 e asaj dite), me qëllim që të konsiderohet si shlyerje e këtij detyrimi.

  • Në çdo degë të bankës Raiffeisen. 

  • Njoftoni menjëherë shërbimin e klientit për kartat në numrin e kontaktit: 00355 4 2227 262 për çdo problem me kartën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj 0800 7777 (telefon fiks)
  • Ju mund të raportoni dhe të plotësoni në formën online në linkun më poshtë problematikën që mund të ketë ndodhur me kartën tuaj: https://www.raiffeisen.al/alb/about/pages/ankesat/ 
  • Paraqitu në degën më të afërt të bankës për të raportuar çdo keqpërdorim të kartës.

Kini kujdes me rrezet dhe fushat magnetike: Shmangni kontaktin me fushat magnetike (siç janë çelësat magnetikë). Karta juaj gjithashtu nuk duhet të ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme pranë paisjeve elektronike, në mënyrë të veçantë pranë telefonave.

Ruajtja e duhur: Karta duhet të ruhet ne vende që të mos jetë e përkulur ose të gërvishtet.