Kartë e bllokuar në ATM?
Nëse kartat tuaja, të debitit ose kreditit, janë mbajtur nga ATM-të e bankës Raiffeisen, do të duhet që menjëherë të paraqiteni në degën më të afërt të bankës Raiffeisen ose të telefononi menjëherë në numrat tonë të qendrës së kontaktit, për të njoftuar bankën dhe të depozitohet kërkesa për tërheqjen më pas të kartës.
*Kujdes!! Në rast se kartëmbajtësi nuk ka vënë në dijeni bankën që karta e tij i është mbajtur nga një ATM e RBAL brenda 14 ditëve, banka Raiffeisen, për arsye sigurie rezervon të drejtën e shkatërrimit të kartave të gjetura në çdo ATM.