Aksesimi i platformës Raiffeisen ON në internet
Për të rritur sigurinë e përvojës suaj të bankimit online, ne ofrojmë Autentifikim me Shumë Faktorë (MFA). MFA shton një shtresë shtesë mbrojtjeje duke kërkuar dy forma verifikimi përpara se të keni akses në llogarinë tuaj.
Tashmë aksesimi në llogarinë tuaj do të realizohet nëpërmjet “Emrit të Përdoruesit” dhe një “KODI” të gjeneruar nga aplikacioni mobile. Kodi do të jetë vetëm një herë në përdorim dhe për të rritur sigurinë tuaj, sa herë të aksesoni platformën në kompjuterin tuaj duhet të gjeneroni një kod të ri nga aplikacioni.
Hyni në 24.raiffeisen.al dhe vendosni “Emrin e Përdoruesit” që keni në përdorim për llogarinë tuaj.
Hapni Aplikacionin Mobile Raiffeisen ON
Në menunë e dytë “Siguria” klikoni “Gjenero KOD”.
Në kompjuterin tuaj vendosni kodin e gjeneruar në aplikacion në fushën “Gjenero KOD nga aplikacioni Mobile” dhe më pas klikoni “HYR”
Tani ju keni hyrë me sukses në llogarinë tuaj!