Të gjitha kartat tuaja mund të digjitalizohen në RaiPay dhe të përdoren atëherë kur duhen. Zgjidhni kartën e paracaktuar për pagesa dhe vendosni smartphonen afër terminalit për të kryer pagesën.
Mund të shkoni për shopping pa e marrë kartën me vete. Gjithçka duhet është vetëm telefoni juaj Android. Është super e thjeshtë, komode dhe e sigurt. Aty ku mund të paguani me kartë pa kontakt, mund të paguani edhe me RaiPay.
Veprimet që kryhen me smartphonen tuaj, shfaqen menjëherë në aplikacionin Raipay. Në këtë mënyrë keni gjithmonë përmbledhjen më të mirë dhe më të paraqitshme të shpenzimeve dhe pagesave tuaja.
Mjafton të keni një Smartphone Android dhe një kartë Debiti ose Krediti.
Shkarkoni aplikacionin në Google Play. Përdorni numrin tuaj të telefonit për autentikimin dhe vendosni një PIN për të hapur aplikacionin.
Digjitalizoni kartat duke përdorur NFC ose manualisht dhe vërtetoni digjitalizimin e kartës me SMS një-përdorimësh.
Gati për të paguar! Afroni smartphonen tuaj pranë terminalit POS pa kontakt. Kontrolloni ekranin e terminalit POS për të verifikuar statusin final të veprimit.
Klientet Individe RBAL te cilet shkarkojne aplikacionin “RaiPay” dhe regjistrojne te pakten 1 karte (debiti dhe /ose krediti) për Individ të lëshuar nga Raiffeisen Bank Albania ne kete aplikacion brenda datave te kohezgjatjes se fushates do te perfitojne ne llogarine e tyre te lidhur me karten vleren prej 1000 ALL ose 10 Euro.
Kushtet e pergjithshme te perfitimit te ofertes per klientet Individe qe disponojne nje karte te leshuar nga Raiffeisen Bank Albania:
Fushata është e vlefshme nga 27 Mars deri më 14 Maj 2023.
*Banka ka të drejtën të ndërpresë fushatën para përfundimit.
**Në rast se klienti regjistron më shumë se një kartë në aplikacion, shuma dhuratë do te perfitohet vetëm një here.
Duke klikuar këtu mund të shfletoni manualit e përdorimit të RaiPay. Ose klikoni mbi video për të parë tutorialin.