Hapni një llogari rrjedhëse
Fillimi i rrugëtimit drejt pavarësisë financiare është një arritje emocionuese në jetën e çdo të riu. Hapja e një llogarie rrjedhëse është një nga hapat e parë dhe më të rëndësishëm në këtë rrugëtim. Ne i njohim nevojat tuaja unike financiare, prandaj rekomandojmë llogaritë tona rrjedhëse nga Raiffeisen Bank si pikënisjen ideale për administrimin e parave tuaja në mënyrë efektive dhe ndërtimin e një baze të fortë financiar. Llogaritë tona rrjedhëse ofrojnë një mënyrë të besueshme dhe fleksibël për të administruar paratë tuaja, duke siguruar që ju të aksesoni lehtësisht fondet tuaja sa herë që ju nevojiten.
Pse duhet të hapni një llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank?
Duke hapur një llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank, çdo ndërveprim është më e lehtë për ju.Kryeni të gjitha transaksionet bankare, transferta, depozita/tërheqje cash dhe pagesa të tjera, në një bankë të sigurt dhe novatore që ofron përvojë bankare gjithëpërfshirese të thjeshtë dhe digjitale që ju të lehtësoni jetën tuaj. Ju përfitoni një zgjidhje bankare gjithëpërfshirëse që përshtatet me stilin tuaj të jetesës dhe mbështet mirëqenien financiare.
Veprimtari bankare të thjeshta
Platforma jonë digjitale, Raiffeisen ON, është krijuar për ta bërë aktivitetet bankare të thjeshta dhe të aksesueshme për të gjithë. Ne besojmë se administrimi i parave tuaja duhet të jetë i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë, duke ju mundësuar të përqendroheni në gjërat e rëndësishme: qëllimet tuaja. Kjo është arsyeja pse Raiffeisen ON është platforma e vetme digjitale ku mund të hapni një llogari rrjedhëse online, nga shtëpia juaj, pa qenë nevoja të paraqiteni në degë.
Akses i thjeshtë dhe komoditet
Me Raiffeisen ON, ju keni akses në paratë tuaja kurdo dhe kudo që ju nevojiten. Aplikacioni ynë më i avancuar celular ofron akses 24/7 në llogarinë tuaj, duke ju mundësuar të kontrolloni bilancin tuaj, të paguani faturat, të transferoni para me Kuik përmes numrave celularë dhe t'i kërkoni një miku para përmes Kuik sa herë që keni nevojë dhe sa herë të dëshironi.
Buxhetimi është tani më i thjeshtë
Buxhetimi efektiv është baza e pavarësisë financiare. Nëpërmjet Raiffeisen ON, ju monitoroni shpenzimet tuaja, klasifikoni shpenzimet dhe përcaktoni objektivat e kursimit. Duke monitoruar praktikat tuaja financiare, ju mund të merrni vendime të informuara dhe të përditësoheni rreth financave tuaja me lehtësi.
Filloni të krijoni një të ardhme të sigurt financiare sot. Hapni një llogari rrjedhëse tek banka jonë dhe hidhni hapin e parë drejt realizimit të qëllimeve tuaja.
Pse të humbisni kohë kur mund të hapni llogarinë tuaj sot
Është shumë e lehtë të bëhesh pjesë e Raiffeisen Bank Albania, mjafton të shkarkosh aplikacionin dhe të krijoni një llogari online.·
- Klikoni butonin më poshtë dhe shkarkoni aplikacionin
- Filloni regjistrimin dhe ndiqni hapat
- Nënshkruani dokumentet
dhe shijoni pavarësinë tuaj financiare!
Këto tema gjithashtu mund t'ju interesojnë.
Le të diskutojmë nevojat tuaja
Merrni këshilla në një degë
Ekspertët tanë janë në dispozicion për të diskutuar me ju në degët tona.
Kontaktoni qendrën tonë të kontaktit
Nga çdo rrjet celular apo fiks
Organizoni një takim
Organizoni një takim me ne në një nga degët tona duke përdorur formularin tonë online.