Skip to main content

Një nga avantazhet më të mëdha që çdo prind mund t’i japë fëmijës për të pasur sukses në jetë është edukimi financiar.

Në botën komplekse financiare të sotme, është gjithnjë e më e rëndësishme që fëmijët të pajisen me njohuri dhe aftësi për të menaxhuar paratë në mënyrë efektive. Edukimi financiar—aftësia për të kuptuar dhe përdorur koncepte financiare si kursimi, investimi dhe buxhetimi është kthyer në një aftësi jetësore që mund të ndikojë mirëqenien e fëmijës në të ardhmen. Duke i mësuar fëmijët për paratë që në moshë të re, prindërit mund t’i fuqizojnë ata të marrin vendime të informuara financiare që do t’u sjellin përfitime gjatë gjithë jetës.


  • 4 min lexim

Çdo prind mund të përfitojë nga këto udhëzime “Si ta bëj?” për të rritur të rinj të përgjegjshëm:

Si t’u mësojmë të fitojnë para?

Është për t’u habitur, por edhe fëmijët tre vjeçarë mund të fillojnë të mësojnë këtë koncept 😊

Imagjinoni të jeni në pushime familjare “all-inclusive”. Kërkojini të voglit tuaj t’ju sjellë diçka nga bufeti. Jepini disa monedha si  “pagesë” për “shërbimin”. Dhe ja ku ata fituan paratë e tyre të para. 

Ndërkohë, fëmijët mbi moshen 14-vjeçare mund të nisin punë me kohë të pjesshme dhe të fitojnë të ardhurat e tyre. Inkurajoni ata të fillojnë të zhvillojnë një aftësi që i frymëzon, si sporti,  krijimi i punimeve artizanale, ndihmës në shërbimin e ushqimit, etj. Kjo do t’u japë njohuritë bazë për sipërmarrjen dhe menaxhimin e parave. Ne mund t’ju vijmë në ndihmë me “Llogarinë e pagës për fëmijë”.

Të shohin emrin e tyre të gdhendur në një kartë debitit do të mjaftojë që adoleshentët tuaj të ndihen të rëndësishëm.Për më tepër, ka më shumë gjasa të shpenzojnë më pak sepse do të ndihen më të përgjegjshëm financiarisht.

Si t’i mësoni të kursejnë?

Ndërsa fëmija juaj mëson për  të fituar para, do të kuptojë vlerën e gjërave të ndryshme në jetë. Ky do të ishte momenti I duhur për të sjellë në shtëpi një arkë kursimi për fëmijën tuaj ku të vedosë monedhat e kursimeve. Ose shfrytëzojeni këtë mundësi për të hapur një llogari bankare për ta. Nuk ka kufizim moshe për hapjen e një llogarie për fëmijë në Raiffeisen Bank.

Kjo mund të jetë llogaria juaj e përbashkët prind-fëmijë për një lojë të re ose dekorimin e dhomës së fëmijës, ku ata mund mund të kontribuojnë realisht. Kurdo që prindërit i përfshijnë fëmijët në tema të rriturish, ata kuptojnë.

“Bota më merr seriozisht dhe mendimi im ka rëndësi.”

Si t’i mësoni të shpenzojnë me zgjuarsi?

Nuk është e nevojshme që fëmija juaj të mendojë me zgjuarsi sa herë që shpenzon paratë e tij. Ata mund të kenë kursyer për një palë atlete të reja modeli i fundit, të cilat janë shumë të shtrenjta. Ky mund të mos duket si një vendim financiar “i zgjuar”, por lejojeni fëmijën tuaj ta bëjë dhe të mësojë prej tij. Kërkojini të mendojë se çfarë mund të kishte bërë ndryshe me të njëjtën shumë parash – një tur stadiumi të ekipit të tyre të preferuar, disa shfaqje kinemaje me miqtë, apo pse jo, sa ushqime të preferuara do të mund të blinte me atë vlerë parash. Si prind, mësojini për dallimet mes nevojave dhe dëshirave. Nëse zgjedhin të shpenzojnë shumë për diçka të shtrenjtë dhe jo të nevojshme, dhe si pasojë nuk kanë para për pjesën tjetër të gjërave të domosdoshme, ata duhet të mësojnë si të përballen me këtë.

Si t’i mësoni për administrimin e buxhetit?

Kujdesuni që mësimet financiare të jenë të lidhura me jetën reale duke përfshirë skenarë të vërtetë. Për shembull, nëse fëmija juaj merr një pagesë të rregullt, ju mund ta ndihmoni të krijojë një buxhet të thjeshtë që përfshin kursimet dhe shpenzimet.

Gjithashtu, mund t’i përfshini fëmijët në diskutime për shpenzimet familjare, si lista e blerjeve ushqimore ose planifikimi i pushimeve, për t’u treguar atyre se si merren vendimet financiare.

Si t’i mësoni për bankat?

A e mbani mend herën e parë kur shkuat në bankë? Kujt duhej t’i flisnit? Çfarë dokumentesh ju duheshin? Si plotësohet një formular? Të gjitha këto pyetje mund të jenë sfiduese nëse nuk keni përvojë. Prandaj është mirë të filloni herët kur bëhet fjalë për bankat dhe shërbimet e tyre.

Mund të filloni duke vizituar së bashku me fëmijën tuaj degën e bankës— shkoni aty për të bërë depozitime në llogarinë e fëmijës. Përfshijini ata kur duhet të plotësoni formularët ose lejojini t’i plotësojnë ata nën udhëzimin tuaj. Kjo do t’i bëjë ata të ndihen të sigurt dhe të rëndësishëm.

Le të diskutojmë nevojat tuaja

Merrni këshilla në një degë

Ekspertët tanë janë në dispozicion për të diskutuar me ju në degët tona.

Kontaktoni qendrën tonë të kontaktit

Nga çdo rrjet celular apo fiks

Organizoni një takim

Organizoni një takim me ne në një nga degët tona duke përdorur formularin tonë online.