Skip to main content

Urime, tashmë ju keni përfituar kredinë personale!

E megjithatë një fazë e re fillon për ju. Disa udhëzime të vlefshme si të menaxhoni më lehtë kredinë tuaj personale dhe për të mbajtur një profil të mirë të kredisë.

Së pari

Duhet të kujdeseni që të keni të dhënat më të fundit të regjistruara ne bankën tonë, për të marrë njoftime dhe informacione rreth produkteve tuaja.

Së dyti

E rëndësishme është dhe pajisja/ regjistrimi i aplikacionit, Raiffeisen ON, pasi aty do te shfaqen detajet dhe informacione të rëndësishme për kredinë tuaj.

Pagesat e kësteve

Sigurohuni të paguani rregullisht këstin mujor të kredisë, në datën e paracaktuar, për të shmangur vonesat dhe penalitete qe mund të aplikohen. Çfare duhet te keni parasysh:

  • Kujdesuni që llogaria juaj të ketë balancën e nevojshme për këstin e kredise në datën e përcaktuar.      
  • Opsioni i sugjeruar: Nëpërmjet transfertave nga platforma digjitale Raiffeisen ON           
  • Ju mund të depozitoni shumën e këstit në ATM-të tona - për këtë duhet të kryeni depozitimin në ATM të paktën 1 ditë para datës së këstit.           
  • Duke depozituar para në një nga degët tona.              
  • Rastet kur data e këstit bie në fundjavë ose pushime zyrtare, banka bën ngurtesimin/ bllokim e shumës së këstit në llogarinë tuaj ditën e punës më të afërt nga data e këstit (nëse është fundjave fondet mbahen ditën e premte).

Tërheqja nga kredia

Brënda 14 ditëve nga data e disbursimit të kredisë ju mund të tërhiqeni nga kredia pa asnjë penalitet të aplikueshëm.

Mbani parasysh qe për çdo paqartësi mund ti drejtoheni pikave tona të kontaktit ne Degë, Contact Center dhe faqen e Web-it.