Skip to main content
1998937451

Kartat: PIN me SMS

Kurse kohë me zgjidhjen më të re dhe më të sigurt

Mënyra më e sigurt për të marrë PIN-in

Ne në Raiffeisen Bank e vlerësojmë kohën tënde dhe jemi duke punuar vazhdimisht për të lehtësuar përvojën tënde bankare. 
Ju prezantojmë me risinë tonë të fundit, PIN me SMS.
Për arsye sigurie, kohe dhe leverdie, Raiffeisen Bank nuk do printojë PIN-in e kartës tënde. PIN-i do të të dërgohet me SMS.

Në përfundim të aplikimit, banka do të të pajisë me një kod 8 shifror në kontratë, ndaj të ftojmë të lexosh me kujdes kontratën për të mësuar kodin tënd.

Në vijim, do të të dërgohet një SMS nga “RAIPIN” me një kod të dytë. Të duhet të bashkosh kodin e dytë të ardhur nga “RAIPIN”, bashkë me kodin 8 shifror të marrë në kontratë, pa hapësirë. Këtë kombinim duhet ta dërgosh në numrin e telefonit që e gjen në SMS e marrë nga “RAIPIN”.

Sigurohu të dërgosh kombinimin e saktë dhe do të marrësh me SMS kodin PIN të kartës tënde. Banka do të të njoftojë me sms sapo karta të jetë gati. 

Ju keni vetëm 1 tentativë për të dërguar kombinimin e saktë brenda 7 ditëve, në të kundërt banka do të vijojë me printimin e PIN. PIN-i i printuar mund të tërhiqet në degën e përzgjedhur gjatë aplikimit. 

* Sigurohu që të kesh përditësuar të dhënat dhe numrin e telefonit në sistemin e bankës pasi vetëm nëpërmjet këtij numri mund të marrësh PIN e kartës tënde nëpërmjet SMS.

Nëse po aplikon nga kanalet digjitale (nëpërmjet faqes së web-it www.raiffeisen.al), në fund të procesit të aplikimit, do të marrësh një kod 8 shifror nëpërmjët SMS-së.

Pas 24 – 72 orësh do të marrësh një kod 8 shifror nëpërmjët SMS-së nga “RAIPIN” me një kod të dytë. Kartëmbajtësi duhet të dërgojë kodin e fundit së bashku me kodin e parë, pa hapësirë, në numrin e telefonit të treguar në atë SMS (RAIPIN).

Nëse shifrat janë korrekte, do të merrni nëpërmjet SMS-së PIN-in e kartës. Banka do ju njoftojë sapo karta juaj të jetë gati.

Keni vetëm 1 tentativë për të nisur kombinimin brenda 7 ditëve, përndryshe banka do të printojë PIN-in tuaj. PIN-i i printuar mund të tërhiqet në degën e zgjedhur gjatë aplikimit.

*Sigurohu që të kesh përditësuar të dhënat dhe numrin e telefonit në sistemin e bankës pasi vetëm nëpërmjet këtij numri mund të marrësh PIN e kartës tënde nëpërmjet SMS.