Termat dhe Kushtet për Kartën e Debitit
Lëshimi i kartes
- Duke u bazuar në këtë Aplikim, Banka lëshon karta debiti (më poshtë “Karta”) për Titullarin e Llogarisë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Bankës.
- Titullari i Llogarisë është përgjegjës për saktësinë e informacionit të dhënë në Aplikimin për Llogaritë Rrjedhëse dhe Kartat e Debitit, per titullarin e llogarisë, dhe për rinovimin e këtyre të dhënave në rast të ndonjë ndryshimi.
- Titullari i Llogarisë jep miratimin e tij për debitimin e gjithë zërave (transaksionet e kartës, tarifat dhe kostot e tjera), që lidhen me lëshimin dhe përdorimin e Kartës, në Llogarinë e Titullarit për të cilën janë lëshuar kartat (me poshtë “Llogaria e Titullarit”).
- Banka përcakton limitet për tërheqjet cash dhe pagesat për secilën Kartë.
Pranimi i Kartës
- Kartëmbajtësi pranon Kartën personalisht në degën e Bankës ku mban llogaritë dhe zakonisht kryen veprime me Bankën.
- Kartëmbajtësi do të marrë një zarf i cili permban ne brendesi karten nëpërmjet degës së Bankës,se bashku me Numrin Personal të Identifikimit (më poshtë PIN).
- PIN-i është vetëm për Kartëmbajtësin. Kartëmbajtësi është i detyruar të ruajë fshehtësinë e PIN-it ndaj të tretëve.
Përdorimi i Kartës
- Kartëmbajtësi ka të drejtë të tërheqë fonde nga Llogaria e Titullarit deri në limitin e caktuar.
- Kartëmbajtësi ka të drejtë të përdorë Kartën brenda territorit të Republikës së Shqipërisë si edhe jashtë tij, për të blerë mallra dhe/ ose shërbime nga tregtarët me anë të pikave të shitjeve elektronike (me poshtë “POS”), për tërheqjet cash nga Bankomatet, në sportelet në bankë (shërbimi Cash Advance), si dhe zyrat e këmbimit që paraqesin simbolet e brandit te kartes.
- Banka ka përcaktuar numrin maksimal të transaksioneve cash dhe numrin maksimal të transaksioneve jo-cash që mund të kryhen me Kartën brenda një periudhe kohe të caktuar.
Nese numri juaji i telefonit eshte i azhornuar ne sistemin tone, ju do te njoftoheni permes nje sms kur karta juaj te jete gati. Nese jo, lutem te kontaktoni Contact Center ne numrat e telefonit: +355 4 2227262, +355 4 2381381 per t’u informuar.
Ju mund te informoheni per kushtet e pergjithshme te punes ne faqen zyrtare te Raiffeisen Bank.
Per te terhequr karten tuaj te debitit kur te jete gati, ju do te pajiseni dhe firmosni paraprakisht ne dege kontraten e ketij produkti dhe kushtet e plota te punes.
I kam lexuar, i kuptoj dhe i pranoj keto kushte.
Klikoni më poshtë për të parë tarifat për Karten e Debitit