Skip to main content

Siguria në platformën digjitale Raiffeisen ON

Teknologjia më e fundit aplikuar në të gjithë platformën, që ju të jeni të qetë dhe mjaft të sigurt për çdo veprim të kryer.

Në platformën dixhitale Raiffeisen ON, ne jemi kujdesur të ofrojmë elementët më të larta të sigurisë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Kushtoni pak minuta nga koha juaj për t’u njohur me specifikat e këtyre elementëve dhe disa këshilla sigurie që do ju nevojiten gjatë përdorimit të platformës dixhitale Raiffeisen ON.

 

Kredencialet

2. Fjalëkalim/PIN  

- Ndryshoni fjalëkalimin/PIN-in shpesh dhe në rastet kur dyshoni që është kompromentuar, mos e shkruani asnjëherë.   - Kompleksiteti i fjalëkalimit garantohet nëpërmjet politikës së sigurisë të implementuar në platformën dixhitale Raiffeisen ON.   - Kur përcaktoni fjalëkalimin, mos përdorni të dhëna që janë lehtësisht për tu hamendësuar (emër, mbiemër, mosha, apo ditëlindje të familjarëve, vite, emra të kafshëve shtëpiake, fjalë si "fjalëkalim", "password", vendlindje, "12345678"...).

3. Mos përdor për Raiffeisen ON një fjalëkalim/PIN që është i lidhur me diçka tjetër (email, llogari për blerje online, PIN i kartës së debitit apo kreditit, Facebook).

4. Banka nuk do t'ju kërkojë në asnjë rast kredencialet tuaja si PIN ose fjalëkalim, ose detajet e kartës së kreditit.

 

Elementët e Sigurise

  1. SMS OTP – (SMS FNP) përdoret për të autentikuar përdoruesit gjatë veprimeve të ndryshme në Digital banking. SMS OTP dërgohen me SMS në numrin mobile të deklaruar nga vetë përdoruesi në bankë. Në rast se keni ndryshuar numrin e telefonit, ju lutem përditësoni informacionin në bankë. Mos i ndani OTP-të me asnjë person tjetër.
  2. Mobile Token/ Cronto Token/HW Token – përdoren për autorizimin e pagesave. Në rast se keni humbur paisjen ku është aktivizuar ky element i sigurisë, ju lutem bllokoni/fshini licensën nëpërmjet llogarisë tuaj në platformën web Raiffeisen ON, ose njoftoni bankën të bllokojë licensën/at përkatëse.

 

Aksesi në platformën digjitale Raiffeisen ON

1. Mos harroni të mbyllni (logout) llogarinë tuaj pasi keni përfunduar së përdoruri aplikacionin web/mobile të Raiffeisen ON. 

2. Mos ndani informacion personal, të tilla si numrat e llogarisë, numrat e kartave të kreditit apo debitit nëpërmjet telefonit, email-it apo në internet - përveç rasteve kur ju e iniciuat komunikimin apo jeni në dijeni se me kë po komunikoni. 

3. Aplikoni të gjitha përditësimet/update-et për aplikacionin mobil të Raiffeisen ON. 

4. Mos kryeni asnjë transaksion bankar në kompjutera me akses publik (pika interneti). Tipe të ndryshme programesh hakerimi, duke shfrytëzuar kompjuterat me akses publik, ju mundësojnë hakerave aksesin në të dhënat e llogarisë tuaj dhe në informacionin personal. 

5. Asnjëherë mos e aksesoni llogarinë tuaj në Raiffeisen ON nëpërmjet linkeve që ju vijnë me email, forma pop-up në kompjuter apo nëpërmjet motorreve të kërkimit. Mos aksesoni asnjë faqe që kërkon t'i mundësoni të dhëna personale apo konfidenciale/sensitive apo ju mundësojnë të kryeni transaksione bankare. Gjithmonë shkruani adresën e plotë të faqes që doni të aksesoni në fushën përkatëse në browser.

 

4- Sulmet Phishing

Çfarë është phishing?

Phishing është një përpjekje nga ana e sulmuesve kibernetikë që synon t'ju manipulojë duke ju bindur se një organizatë legjitime po kërkon informacion nga ju. Kërkesa të tilla mund të paraqiten si të parrezikshme ose mund të duken se vijnë nga një burim i vlefshëm. Këto mashtrime kërkojnë që t'i përgjigjeni një emaili, një thirrjeje në telefon ose të klikoni në një link të një faqeje mashtruese (rrëmë) në internet.

Më poshtë gjenden disa indikatorë që ju ndihmojnë të dalloni mesazhet phishing dhe të zhvilloni njohuritë tuaja mbi to: 

1. URL e rreme: URL-ja në një mesazh phishing të ardhur në postën tuaj elektronike mund të duket legjitime. Megjithatë, nëse e vendosni miun mbi URL-në pa e klikuar atë, mund të shihni faqen e ridrejtimit (adresa e ku të con në të vërtetë). Nëse adresa e URL-së në tekstin e mesazhit është e ndryshme nga adresa që shfaqet kur vendos kursorin, kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një email phishing. 

2. Prapashtesa e emailit: Në emailet e phishing, kriminelët kibernetikë përdorin emra prapashtesash të ndryshme nga burimi legjitim. 

3. Drejtshkrim dhe gramatikë e dobët: Një mesazh me gabime gramatikore ose drejtshkrimore mund të jetë një tregues i mesazheve phishing. Në mesazhet zyrtare të bankës zakonisht nuk gjenden gabime drejtshkrimore apo gramatikore. 

4. Informata personale: Banka nuk do t’ju kërkojë kurrë fjalëkalimin tuaj, numrin e kartës së kreditit ose përgjigjen e një pyetjeje sigurie në email. Kujdes nga mesazhe të tilla. 

5. Kujdes nga përmbajtja e mesazhit: Nëse ju vjen një mesazh që ju informon se keni fituar një lotari, për të cilën nuk keni blerë kurrë bilete, atëherë është një mashtrim. Gjithashtu, nëse mesazhet përmbajnë kërcënime joreale, ose kërkojnë para, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim. Shenjat e urgjencës, të nxiturit për të kryer veprime të shpejta gjithashtu janë një tregues i mesazheve mashtruese.

 

Të tjera

1. Mos jepni informacion në lidhje me identitetin apo informacion konfidencial pa konfirmuar që faqja web është e sigurtë. Kontrolloni që adresa fillon me https:// dhe ndiqet nga emri i përkatës i faqes dhe në panelin e sipërm ose të poshtëm të faqes është shenja e​​drynit. 

2. Mos hapni mesazhe SMS/MMS të postës elektronike pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe titullin. Nëse keni ndonjë dyshim për origjinën e mesazhit, fshijeni atë menjëherë, mos hapni asnjë file që mund të jetë bashkëngjitur dhe mos ndiqni linqe që mund të ketë në mesazh. 

3. Është përgjegjësia juaj si përdorues të:  

- Siguroheni që të mbani gjithmonë të përditësuar sistemin operativ të kompjuterit tuaj.  

- Instaloni programe antivirusi dhe përditësojeni ato gjithmonë. Një program antivirusi i papërditësuar është i barabartë me mos pasjen e një programi të tillë.  

- Mos shkarkoni/instaloni asnjë program jo standard/jo të besueshëm në pajisjen/ët tuaja.  

- Mos hapni mesazhe të panjohura SMS/MMS, email ose dokumenta të pabesueshëm/të panjohur.