Skip to main content

PLATFORMAT DIGJITALE: RaiPay - Portofoli juaj digjital

Risia e të paguarit nëpërmjet smartphone-it

Kartat që dëshironi

Të gjitha kartat tuaja mund të digjitalizohen në RaiPay dhe të përdoren atëherë kur duhen. Zgjidhni kartën e paracaktuar për pagesa dhe vendosni smartphonen afër terminalit për të kryer pagesën.

Pagesa të sigurta pa kontakt

Mund të shkoni për shopping pa e marrë kartën me vete. Gjithçka duhet është vetëm telefoni juaj Android. Është super e thjeshtë, komode dhe e sigurt. Aty ku mund të paguani me kartë pa kontakt, mund të paguani edhe me RaiPay.

Gjithmonë në kontroll

Veprimet që kryhen me smartphonen tuaj, shfaqen menjëherë në aplikacionin Raipay. Në këtë mënyrë keni gjithmonë përmbledhjen më të mirë dhe më të paraqitshme të shpenzimeve dhe pagesave tuaja.

Si të përdorësh RaiPay?

Mjafton të keni një Smartphone Android dhe një kartë Debiti ose Krediti.
Digjitalizo kartat duke përdorur NFC ose manualisht dhe vërteto digjitalizimin e kartës me SMS një-përdorimësh.
Shkarko aplikacionin në Google Play. Përdor numrin tënd të telefonit për vërtetimin dhe vendos një PIN për të hapur aplikacionin.
Gati për të paguar! Afro smartphonen tënd pranë terminalit POS contactless. Kontrollo ekranin e terminalit POS për të verifikuar statusin final të veprimit.

Mëso më shumë rreth aplikacionit

Duke klikuar këtu mund të shfletoni manualit e përdorimit të RaiPay. Ose klikoni mbi video për të parë tutorialin.