Mbështetur në eksperiencën tonë dhe bazuar në kërkesat e klientëve premium, ne kombinuam disa nga produktet dhe shërbimet më të mira bankare në Paketën Premium. Kjo paketë paraqet shërbimin më unik bankar në Shqipëri, i cili konsiston në një set shërbimesh dhe benifitesh. Çfarë përfshihen më konkretisht?
- Llogari Premium pa pagesë për t’ju përshatatur standarteve tuaja, ju jep mundësinë të depozitoni dhe të tërhiqni në çdo moment nga llogaria juaj në monedha të ndryshme ALL, EUR, USD, GBP.
- Kartë Debiti Gold FALAS për të gjithe periudhën e kartës. Rritja e limitit nga 120'000 ne 150'000 Lekë (limiti ditor ne ATM+POS), kryhet pas çdo kërkese nga ana e klientit.
- 10% ulje për Pagesat me jashtë në Valutë
- 10% ulje për Primin e Sigurimit të Kredisë, për të gjitha aplikimet e reja për Kredi Hipotekare (ulja aplikohet në vitin e parë të kredisë)
- 10% ulje për Kasetat e Sigurimit. Ju nuk duhet të shqetësoheni më për sendet e juaja me vlerë dhe dokumentat e rëndesishme! Për t’i ruajtuar ato në një vend të sigurtë, jashtë shtëpisë apo zyrës tuaj, mund të përdorni kasafortën e sigurisë, një shërbim që ofrohet vetëm për ju. Kasaforta e sigurisë është një kuti metalike, e vendosur në një dhomë sigurie të lartë brënda në bankë. Dhoma e sigurisë së lartë, është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm për t’ju mundësuar një shërbim tepër komod. Punonjesit e bankës do t’ju shërbejnë gjate hyrjes dhe daljes tuaj në ambjentet e kasafortave. Në këtë mënyrë, ju mund të aksesoni kasafortën tuaj në konfidencialitet dhe siguri të plotë Kasafortat e sigurisë janë vendosur vetëm në degën “Rruga e Kavajes”, Raiffeisen Bank, Tiranë.
- Normë preferenciale për këmbimet valutore për shumat mbi € 20’000
- Platforma Digitale Raiffeisen ON. Ky është shërbimi që ju siguron akses në llogaritë tuaja 24 orë/7 ditë të javës dhe ju mundëson kryerjen e transaksioneve bankare në çdo kohë duke përdorur bankën elektronike – Raiffeisen ON. Ajo që ju nevojitet për të përdorur këtë shërbim është një kompjuter me akses në internet dhe/ose një telefon celeluar, pasi të jeni regjistruar si klient premium i Raiffeisen Bank
- Oferta bashkepunimi me Palë të Treta. Per me teper informacion klikoni Ketu