![](/content/dam/rbi/retail/eu/al/individuals/cards/Money%20Deposit.png.transform.rbistage.png)
Kartat: Depozitoni para pranë ATM-ve tona!
Depozitime të pamundimshme: Shtoni fonde në llogarinë tuaj përmes rrjetit tonë të ATM-ve
Të gjitha degët e Raiffeisen Bank ofrojnë mundësinë e depozitimit të parave, mjafton të keni kartë debiti ose krediti të lëshuar nga Raiffeisen Bank.
Kryej veprime bankare në rrjetin tonë prej 103 ATM-sh, të cilat kanë funksionin e depozitimit të parave.
Siguri e lartë
Mbajini paratë tuaja në në vend të sigurt dhe kryeni depozitime në bankomat në çdo moment.
Disponueshmëri 24/7
Ju mund të kryeni depozitim fondesh në llogarinë e kartës suaj të kreditit 24/7 – në kohën më të përshtatshme për ju, madje edhe pas orarit zyrtar të bankës.
Lehtësi
Çdo depozitim fondesh në ATM që mund të kryeni me kartën tuaj të kreditit bëhet i disponueshëm menjeherë për përdorim dhe ju mund të kryeni pagesa të planifikuara në dyqane, pagesa online, etj.
![](/content/dam/rbi/retail/eu/al/individuals/cards/Money%20Deposit-1.png.transform.rbistage.png)
Shlyerja e detyrimeve të Kartës së Kreditit
Për shlyerjen e detyrimeve mujore nëpërmjet depozitimit në ATM kujdesuni që të depozitoni fondet të paktën dy ditë pune përpara datës së caktuar për kryerjen e pagesës së detyrimit minimal (jo më vonë se ora 19:00 e asaj dite), me qëllim që të konsiderohet si shlyerje e këtij detyrimi.
Shënim: Shlyerja e detyrimit minimal (5 %) apo maksimal (100 %) të kartës së kreditit nëpërmjet Direct Debit të autorizuar nga banka, vepron në mënyrë të pavaruar nga depozitimet e klientit në ATM. Procesi i Direct debit vepron automatikisht sipas datave të paracaktuara nëse klienti ka fonde në llogari edhe nëse klienti ka kryer depozitim parash në ATM para ekzekutimit të këtij procesi.
Pyetjet më të shpeshta
Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Depozitimit të Parave në ATM-të tona