Truall dhe ndertese ne Rubik, Mirdite
Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 5,513,000 All në 4,400,000All
Prona eshte e llojit truall+ndërtesë ndodhet në Rubik të qytetit të Mirditës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 5,000 m2 (Truall) dhe sipërfaqja ndërtimit është 328.5 m2.Ndërtesa 1-2 kt e ndërtuar me konstruksion mbajtës me skelet betonarme, mure tulle dhe mbulesë me kapriatë druri dhe cati me tjegulla të kuqe. Fasada e seksionit 1 kt është e realizuar pjesërisht me pllaka dekorative imitim guri dhe pjesa tjetër me vetrata xhami masiv me ngjyrë kafe ndërsa fasada në anën perëndimore është pjesërisht e suvatur dhe e lyer me bojë më ngjyrë të bardhë.Fasada e seksionit 2 kt është e suvatuar dhe e lyer me bojë më ngjyrë të bardhë.Dyert e jashtme hyrëse janë prej druri. Dritaret janë prej duralumini ose me kasë të vjetër druri. Trualli në anën lindore të tij është pjesërisht i zënë nga ndërtesa dhe pjesa tjetër është truall i lirë, nuk është i rrethuar dhe nuk ka kufizime fizike nga trojet kufitare. Infrastruktura e zonës është në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtur. Rrugët kryesore dhe dytësore të zonës janë të shtruara dhe të asfaltuara. Rruga nacionale “Rubik-Rrëshen”, në të cilën prona ka akses të drejtëperdrejtë është e shtruar dhe e asfaltuar. Nëpërmjet saj prona lidhet me rrugën e Kombit e cila është e shtruar dhe asfaltuar dhe është një ndër rrugët kryesore të zonës së veriut.
Përshkrimi