Skip to main content
Web pages_ Innovation Team - Let's get Cloud

Aktivitetet e Inovacionit

Ekipi i Inovacionit është i dedikuar për të eksploruar teknologjitë më të fundit, zhvillimin e ideve të reja dhe nxitjen e ndryshimeve transformuese në botën e bankingut por jo vetëm.

AI Hackathon 2024

Mes energjisë së sfidave dhe përkushtimit për inovacion, përmbyllëm me sukses AI Hackathon!

Në vazhdën e transformimit të AI që kemi ndërmarrë në bankën tonë dhe në bashkëpunim me Amazon Web Services, u zhvillua AI Hackathon, duke sjellë së bashku talentet e Raiffeisen Bank dhe komunitetit të TechSpace për të ofruar zgjidhje të avancuara në fushën e AI-së. Mentorimi i ofruar nga ekspertët e AWS dhe Raiffeisen Bank, si dhe angazhimi i pjesëmarrësve, reflektojnë përkushtimin tonë për të sjellë zgjidhje të reja në teknologjitë e avancuara që përdorim si bankë, të cilat krijojnë vlerë për klientët tanë.

Nga sfidat intensive në AI deri tek prezantimet përfundimtare, kjo ditë ishte një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes digjitale. Urime të gjithë pjesëmarrësve për punën dhe idetë frymëzuese!

CyberFrontiers Hackathon

Mes emocionit të garës dhe prezantimeve mbi sigurinë kibernetike, të ndara nga ekspertët e fushës, përmbyllëm me sukses CyberFrontiers Hackathon.
Ky event u organizua në kuadrin e muajit tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike dhe erdhi si bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Qendrën e Inovacionit për Siguri dhe Mbrojtje, dhe startup-in Cyber Morfosis, duke reflektuar përkushtimin tonë për të investuar në sisteme, njerëz dhe kulturë. Synimi ynë është të qëndrojmë gjithmonë një hap përpara, duke ofruar sigurinë dhe besimin për klientët tanë.
Gara ishte intensive, me sfida të cilat testuan aftësitë dhe ekspertizën e pjesëmarrësve në fushën e sigurisë kibernetike. CEO i Raiffeisen Bank, z. Christian Canacaris, dhe Anëtari i Bordit, CIO/COO z. Erion Serti, theksuan rëndësinë dhe angazhimin e Raiffeisen Bank në këtë fushë kaq kritike.
Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë pjesëmarrësve!

AI Ambassador Bootcamp


Prej disa muajsh në Raiffeisen Bank kemi nisur programin tonë më të ri, "AI Transformation", si një mundësi unike për të nxitur inivacionin e brendshëm dhe për të shtuar rrugën e formësimit të bankës së të ardhmes.

Si pjesë e tij në datat 1-2 tetor organizuam me sukses "AI Ambassador Bootcamp."


Ky event bashkoi 45 kolegë-ambasadorë nga të gjitha departamentet e bankës, ku fokusi kryesor ishte eksplorimi i Inteligjencës Artificiale dhe aplikimet më të fundit në proceset tona të përditshme.

Cloud Connect 2024

Për herë të parë Raiffeisen Group organizoi në Shqipëri konferencën e katërt Cloud Connect

Mbi 400 kolegë nga bankat e rrjetit dhe AWS, si dhe mbi 200 pjesëmarrës u bashkuan në Tiranë në këtë event. Nga data 22-24 maj 2024, Raiffeisen Bank Shqipëri pati kënaqësinë të organizonte për herë të parë në Shqipëri konferencën e katërt të Raiffeisen Group, Cloud Connect. Ky event mblodhi së bashku mbi 400 kolegë nga bankat e rrjetit dhe AWS, si dhe më shumë se 200 pjesëmarrës në Tiranë. Në konferencë ishin të pranishëm 9 folës kryesorë dhe u organizuan 18 sesione të ndara me tematika të ndryshme si dhe një panel diskutim.

Qëllimi i Cloud Connect ishte të bashkonte teknologjinë, biznesin, si dhe të mësuarit, duke ndarë inovacionin e vazhdueshëm brenda grupit si një forcë frymëzuese që forcon lidhjet midis teknologjisë, përvojës së klientit dhe të bërit biznes, drejt realizimit të misionit dhe vizionit tonë të përbashkët.

Innovation School 2024

Organizohet për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me Raiffeisen Bank International (RBI) shkollën e inovacionit “Innovation school 2024”, e cila mblodhi bashkë për 4 ditë mbi 100 kolegë nga zyrat qendrore dhe 10 bankat e rrjetit Raiffeisen.

Nën drejtimin e mentorëve më me përvojë, si Franziska Hecht nga The Ventury, Christoph Broggiato si dhe së bashku me 16 ekspertë të inovacionit nga i gjithë Grupi RBI, pjesëmarrësit u trajnuan në disa fusha si “Design Thinking” metodologjia “Agile” si dhe të rejat më të fundit në fushën e inovacionit .

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank Shqipëria ndër të tjera theksoi: “Nëpërmjet këtij ekosistemi ndërkombëtar të të mësuarit, ne investojmë në potencialin e njerëzve tanë”.Por, Innovation school nuk përfundon këtu, pasi pjesëmarrësit do të takohen serish online pas dy javësh, për të përfunduar udhëtimin e tyre si dhe për të diskutuar zbatimin e njohurive të mara në sfidat e jetës reale. 

Një mirënjohje e përzemërt shkon për të gjithë pjesëmarrësit, trajnerët si dhe veçanërisht organizatorët, Jonathan Fernandez, Anila Hoxha, Nadja Jevtic, Lorisa Vojka, Artemida Alltari, Gerison Hoxha, Franziska Hecht dhe Christoph Broggiato, si dhe Elona Llaci dhe Hans-Jörg, ju e bëtë këtë event një sukses. 

Key Academy 6th Edition

Me një mini–Innovation Bootcamp, finalizuam me sukses edicionin e 6-të të Key Academy, një program i kushtuar studentëve entuziastë të teknologjisë dhe me profile teknike. 

Gjatë këtyre 6 javëve intensive, studentet pjesëmarrës patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë aftësi të reja në disa nga fushat kryesore të teknologjisë, duke përfshirë temat e rëndësishme si Agile Project Management, Modern Software Architecture, Digital Financial Products, Data, Cloud dhe DevOps Engineering. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë studentët që ishin pjese e këtij edicioni. Ju bëni një ndryshim në botën e teknologjisë dhe në jemi krenarë që kemi patur rastin të jemi pjesë e rrugëtimit tuaj të mrekullueshëm. 

Falënderojmë gjithashtu kolegët tanë për kontributin e vyer duke e bërë këtë edicion një sukses të vërtetë!

Cloudification

Në Raiffeisen Bank Shqipëri, jemi të apasionuar për kujdesin dhe zhvillimin e talenteve, duke krijuar një mjedis ku të gjithë mund të mësojnë dhe zhvillohen. 

Për këtë qëllim, së bashku me Raiffeisen Bank International dhe në bashkëpunim me Amazon Web Service, organizuam një event fantastik më 25 tetor. 

Ky event mblodhi së bashku një grup pjesëmarrësish dhe folësish të angazhuar në diskutime  e biseda rreth   përmirësimit të operacioneve, nxitjes së inovacionit dhe vendosjes së standardeve të reja në industrinë financiare e më gjerë. 

Me më shumë se 400 pjesëmarrës, përfshirë shumë profesionistë të rinj dhe ekspertë të industrisë, eventi ofroi një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar teknologjinë dhe strategjitë më të fundit. 

AI Hackathon

Si mund të përdoret Inteligjenca Artificiale për të përmirësuar sistemin bankar në Shqipëri

Nën sloganin "Thyeni barrierat, përmirësoni punën" Raiffeisen Bank sapo konfirmoi se beson në inovacion dhe ndryshime pozitive, duke zhvilluar një AI Hackathon. Mbi 50 ekspertë të bankave të rrjetit Raiffeisen u mblodhën në një event 2 ditor për të ndarë përvojat dhe informacionet e tyre mbi Inteligjencën Artificiale. Diskutimet u fokusuan në fuqinë e analizës së të dhënave dhe mënyrën se si AI mund të rrisi produktivitetin e stafit, inovacionin në sistemin bankar dhe përvojën e klientit.

Një hackathon-e dinamike me mbi 100 pjesëmarrës dhe shumë ide frytdhënëse u finalizua me 3 çmime.

AI Workshop

Jemi të lumtur të ndajmë me ju disa momente nga eventi më i fundit “Generative AI”, i cili u organizua më datë 24 gusht.

Në Raiffeisen Bank, inovacioni është forca jonë udhëheqëse ndaj vazhdimisht qëndrojmë të përditësuar dhe thellojmë njohurit mbi fushat e të ardhmes. 🚀

Ky event ishte një eksplorim frymëzues në botën e Inteligjencës Artificiale dhe potencialin transformues të ChatGPT, si kjo fushë po revolucionarizon mënyrën si punojmë dhe jetojmë për një të ardhme plot mundësi të pakufizuara.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit, folësit dhe veçanërisht Malcolm Werchota që ndau me ne eksperiencën e tij. 🙏

Besojmë që mësimi dhe adaptimi i vazhdueshëm janë kyç për të arritur sukses!

Unlock the Power of Data: Innovation Bootcamp

Në datat 29-30 maj, u zhvillua një event frymëzues nga skuadra e Inovacionit në bashkëpunim me Advanced Analytics të Raiffeisen Bank Shqipëri Innovation Bootcamp "Unlock the Power of Data".
Ky bootcamp përqendrohej në Advanced Analytics dhe mblodhi së bashku mbi 70 kolegë nga 15 departamente të ndryshme të ndarë në 9 skuadra.
Kolegët tanë u angazhuan intensivisht në punën e tyre, duke punuar mbi ide dhe projekte inovative. Për dy ditë të plota, ata zhvilluan, strukturuan dhe prezantuan para një jurie ekspertësh dhe drejtuesish të bankës idetë dhe projektet e tyre inovative.
Ky event I inovacionit ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të përdorur potencialin e të dhënave dhe të aplikuarit të analizave të avancuara. Kolegët tanë shfaqën përkushtim të jashtëzakonshëm, aftësi krijuese dhe aftësi për të gjetur zgjidhje inovative për sfidat e Bankës Raiffeisen.

AWS Game Day

Në ditën e dytë të Let's Get Cloud, profesionistë nga fusha e IT-së, studentë si dhe staf i bankës morën pjesë në “Amazon Web Service Game Day”.

100 pjesëmarrës u ndanë në 20 grupe të cilët konkuruan për tre çmimet e garës.

Në këtë garë, konkurentët patën mundësinë të testojnë aftësitë e tyre në zbatimin e zgjidhjeve AWS, të mentoruar nga ekspertë të Amazon.
Adoptimi i teknologjisë Cloud është një domosdoshmëri në industrinë bankare, duke ofruar efikasitet dhe siguri të lartë, dhe Raiffeisen Bank Shqipëri ka arritur me sukses t'a përdori në funksion të klientëve.

Shihemi në eventin e adhshëm!

Let's Get Cloud

"Let's Get Cloud" eventi i parë në Shqipëri dedikuar teknologjisë Cloud nisi sot në Tiranë.

Raiffeisen Bank Shqipëri, si një institucion financiar lider i përkushtuar ndaj inovacionit të vazhdueshëm sjell më datat 23-24 shkurt një event krejtësisht dedikuar teknologjisë Cloud.

Dita e parë e konferencës mblodhi së bashku në një panel diskutimi ekspertë të fushës nga industri të ndryshme si Amazon, Raifeisen Bank International, Vodafone al si edhe përfaqësues nga Fintechs, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi strategjinë e migrimit, sigurinë, inovacionin dhe të ardhmen e teknologjisë Cloud. 

Elevator LAB 2022

Pas dy muaj rrugëtimi u finalizua me sukses edicioni i gjashtë i Elevator Lab 2022 nën sloganin "Përtej Sfidës" ku 8 startup-et finaliste prezantuan para qindra të ftuarve në Demo Day, produktet dhe shërbimet e tyre duke konkuruar për çmimin e madh prej 5,000 EUR, por dhe mundësisë së bashkëpunimit me Raiffeisen Bank. Ne kemi në fokus inovacioinin dhe partneritetet me fintechs startups janë një mundësi e shkëlqyer bashkëpunimi që kontribuon në zhvillimin e ecosistemit vendas në mënyrë që të shtojë vlerë për klientët, komunitetin dhe qëndrueshmërinë e biznesit. Fitues i cmimit prej 5,000 € i këtij edicioni u zgjodh ‘AbaOnline’

Innovation Bootcamp-Key Academy 5

Skuadra e Inovacionit së bashku me kolegët e Burimeve Njerëzore dhe IT përmbyllën me sukses trajnimin e fundit per Design Thinking me studentët e edicionit të pestë të Key Acadamy në formën e një Innovation Bootcamp. 

Me dhjetra student nga fusha e IT punuan intensivisht ne skuadra të mentoruara nga kolegë të ndryshëm të bankës që janë ambasadorë të Inovacionit,duke ndjekur modulet kryesore te metodologjisë Design Thinking për të strukturuar dhe konkretizuar idetë fillestare në një prototip dhe duke paraqitur atë para jurisë.Prezantimet ishin shumë dinjitoze aq më tepër që trajtonin jo vetëm cështje teknike por si teknologjia mund te kombinohet dhe të shtojë vlerë për cështje mjedisore dhe të komunitetit.