Skip to main content

Bëje inovacionin realitet!

Ekipi ynë është i përkushtuar për të nxitur inovacionin si nga brenda ashtu edhe jashtë bankës sonë, duke e bërë atë pjesë të punës së përditshme.

Ekipi

Rinno është ekipi i Inovacionit të Raiffeisen, i krijuar në Nëntor 2020, i cili është një ekip i vogël por energjik. Ky ekip tashmë ka ngritur një komunitet novatorësh brenda Raiffeisen Bank, ku të gjithë bashkëpunojnë për të sjellë në jetë inovacionin nën sloganin "Njerëzit e bëjnë inovacionin realitet".

Qëllimi ynë

Ekipi i Inovacionit të Raiffeisen përpiqet dhe përkushtohet për ta bërë inovacionin një pjesë thelbësore të ADN-së së bankës sonë, duke u fokusuar në krijimin e përvojë së shkëlqyer ndaj klientit. Ne e arrijmë këtë duke eksploruar dhe sjellë vazhdimisht mënyra që nxisin dhe zhvillojnë produkte dhe shërbime inovative, duke ndërtuar ekspertizë që drejton inovacionin dhe duke nxitur një kulturë që përqafon me entuziazëm krijmtarinë.

Transformohemi përmes Inovacionit.

Ne e kemi bërë inovacionin një mënyrë të punuari, duke nxitur një mendësi inovative brenda kolegëve tanë. Aktivitetet tona inovative inkurajojnë dhe mirëpresin idetëe dhe fuqizojnë ekipet dhe kolegët tanë për të zhvilluar zgjidhje inovative dhe të orientuara nga klientët. Nuk ka të bëjë vetëm me bankat; ka të bëjë me një kulturë përmirësimi të vazhdueshëm dhe një angazhim për të qëndruar në trendin e inovacionit.

Eksplorojmë dhe sjellim produkte dhe zgjidhje inovative për klientët dhe kolegët

Ne jemi gjithmonë duke eksploruar dhe gjetur zgjidhje inovative për klientët dhe sigurisht kolegët në Raiffeisen Bank. Gjithçka ka të bëjë me të bërit një banking inovativ por sigurisht të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.

Krijojmë ekspertizë që mundëson inovacionin si shtysë organike e bankës

Qëllimi ynë i vazhdueshëm është të krijojmë dhe nxisim ekspertizën që drejton natyrshëm inovacionin në të gjithë organizatën tonë. Nëpërmjet eventeve dhe aktiviteteve të ndryshme, ne përpiqemi vazhdimisht të bëjmë inovacionin një pjesë thelbësorë  të bankës sonë.

Krijojmë dhe nxisim një kulturë që përqafon inovacionin

Skuadra e inovaiconit përpiqet të krijojë ambientin e duhur për një kulturë që përqafon vazhdimisht inovacionin përmes aktiviteteve të tilla si bootcamps, hackathon dhe eventeve inovative që organizon në bashkëpunim me departamente dhe kolegë të bankës. Bëhet fjalë për krijimin e një mjedisi ku inovacioni merr jetë në gjithçka që bëjmë.

Inkurajojmë shpirtin dhe mendësinë sipërmarrëse

Në Raiffeisen Bank Albania, ne promovojmë dhe inkurajojmë shpirtin dhe mendësinë sipërmarrëse, duke fuqizuar ekipet tona të mendojnë si sipërmarrës brenda organizatës sonë dhe duke mundësuar nëpërmjet mjeteve dhe metodologjive të ndryshme ta zbatojnë atë në punën e tyre të përditshme.