Skip to main content
Web pages_ Innovation Team - Bootcamp

Bootcamp 2022

“Të rinj të përgjegjshëm për një të Ardhme të Qëndrueshme”

Më shumë rreth Bootcamp-it të kaluar:

Prano cookies për të parë videon.

Duket se i keni çaktivizuar cookies. Për të parë videon në kontekstin e faqes sonë të internetit, ne kemi nevojë për pëlqimin tuaj për të përdorur cookies ose mund ta shikoni videon drejtpërdrejt në YouTube.

Si mund të suportojmë individët në marrjen e vendimeve te duhura ne fushën e investimeve/financave?

Edukimi i klientëve te ardhshëm (fëmijë dhe adoloshentë) në lidhje me financat na bën te mundur të ndërveprojmë që në një moshë të re në një mënyrë edukuese dhe argëtuese. Nëse të gjithë qytetarët do të përftonin një edukim financiar të mirë, do t’i mundësonte ata të merrnin vendime investimi te zgjuara. Sugjerim: EdTech

Si mundet institucionet financiare te krijojnë impact te rëndësishëm përmes financimit të gjelbërt?

Me rritjen e ndërgjegjësimit ne fushën e ESG, klientët duan që paratë e tyre te përdoren në mënyrë të qëndrueshme, ose në bashkëpunim me biznese të qëndrueshme ose nëpërmjet mundësive të financimit të gjelbërt.Cfarë produktesh ose shërbimesh shtesë ose të përmisuara mund te të krijojmë për t’iu shërbyer klienteve?

Si mund të shfrytëzojmë teknologjinë për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme?

Duke përdorur teknologjine dhe inteligjencën artificiale më të fundit për të krijuar zgjidhje digjitale për produkte/shërbime më të qëndrueshme.

Si mund të krijojmë ambjente pune gjithëpërfshirëse dhe suportuese?

Secili prej nesh është i ndryshëm në aspektet e: Rracës, Gjinisë, Besimit, Kulture, Aftësive, Klasës Social-Ekonomike, Orientimit Seksual. Ka shumë punë për të bërë në lidhje me diversitetin dhe përfshirjen. Më shumë informacione këtu.

Si mund të bëjmë qytetin tonë më të gjelbërt?

Zgjidhje për të luftuar ndikimin ekologjik dhe gjurmët karbonike, menaxhimin e mbeturinave, energjinë e gjelbërt, energjinë e pastër, emetimet e gazit, riciklimin, lëvizjen e gjelbërt, etj. për korporatat dhe për qytetin.

Si mund të suportojmë klientët tanë në matjen e ndikimit të riskut klimatik në bizneset e tyre?

Kompanitë duhet të kuptojnë se si ndryshimet klimatike ndikojnë në modelin e tyre të biznesit (vëndndodhja, industria,baza e klientëve, etj.). Ka një boshllëk në matjen e të dhënave të performancës ESG. A mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe t’i ndihmojmë ata të transformojnë modelin e tyre të biznesit drejt një biznesi më të qëndrueshëm?

Pyetjet më të shpeshta

Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Shto në CV-në tënde: Do të udhëzohesh dhe mentorohesh nga ekspertë të bankës Raiffeisen. Do të përmisosh aftësitë e tua në: komunikim, udhëheqje dhe punë në grup. Ndërveprim dhe ekspozim me komunitetin e Raiffeisen. Do të mësosh si të zhvillosh një zgjidhje me anë të metodologjisë Design Thinking dhe metodologjisë Agile. Cmime dhe më e rëndësishmja, shumë qejf.