Mbledhja e të dhënave ESG
Pse ka rëndësi ESG?
Është një fakt që të gjithë e dijmë me siguri: ndryshimi i klimës po prek të gjithë botën. Dhe, përgjegjësia për një të ardhme në një mjedis të qëndrueshëm bie mbi secilin prej nesh.
Këtu perfshihet edhe financimi i qëndrueshëm. Qëllimi kryesor i financimit të tillë është të bëjë sistemin ekonomik më të qëndrueshëm ndaj rrezikut financiar që nderlidhet me klimën. Për më tepër, do të duhen të merren parasysh edhe kostot e rreziqeve fizike dhe të tranzicionit.
SHEMBULL SE SI DUKET NË PRAKTIKË FINANCIMI I QËNDRUESHËM: Një kompani ndërton një fabrikë pranë një vije bregdetare ku përmbytjet po bëhen gjithnjë e më të mundshme gjatë motit të nxehtë. Një investitor që financon këtë fabrikë do të bartë një pjesë të atij rreziku të lidhur me klimën, dhe kështu dëshiron të vlerësojë gjasat e kësaj ngjarjeje. Raportimi i bazuar në të dhëna të sakta është gur-themeli në monitorimin e qëndrueshmërisë financiare të një organizate.
Çfarë nënkupton saktësisht ESG?
Mëso më tepër rreth rolit dhe rëndësisë së të dhënave ESG
Pse na duhen të dhënat ESG?
Si mund të përfitojmë nga të dhënat ESG?
Si i mbledhim ne si Bankë të dhënat ESG nga klientët tonë?
Për të përmbushur kërkesat nga rregullorja ESG në nivel të Bashkimit Evropian dhe për të mbështetur menaxhimin e rreziqeve të lidhura me klimën, ne kemi zhvilluar një pyetësor që na lejon të mbledhim informacionet përkatëse të lidhura me mjedisin drejtpërdrejt nga klientët tanë të biznesit. Banka Raiffeisen përpiqet të bëjë procesin e mbledhjes së të dhënave sa më të lehtë dhe të përshtatshëm për çdo klient. Mbledhja e të dhënave ESG bëhet si në të dhënat e disponueshme publikisht ashtu edhe në të dhënat e drejtpërdrejta të që i mbledhim nga klientët, siç tregohet më poshtë.
Si ta plotësojmë pyetësorin për ESG
Cilat elemente përfshihen në pyetësorin ESG?
Pyetjet e përgjithshme
- Industria
- Viti raportues
Pyetjet në lidhje me mjedisin
- Prodhimi / vlera e shtuar
- Emetimi i karbonit
- Konsumimi i energjisë
- Taksonomia e ESG nga Bashkimi Evropian
- Ekonomia qarkore
- Konsumimi i ujit
- Instrumentet për financim të qëndrueshëm
Vlerësimi
- Rezultati i përpjekjes së klientit
- Informatat kualitative
Pyetjet më të shpeshta
Po, ne përpiqemi të mbledhim sa më shumë të dhëna per ESG që të jetë e mundur nga burime tashmë të publikuara – duke përfshirë të dhëna që lidhen me aspektet e qëndrueshmërisë "Sociale" dhe "Qeverisje". Megjithatë, ne duhet t'ju bëjmë pyetje shtesë që lidhen me aspektin "Mjedisor".
Po, Banka Raiffeisen mbledh të gjitha të dhënat e kërkuara për kërkesat sociale dhe të qeverisjes nga raporti juaj i Qëndrueshmërisë dhe Raporti Vjetor.
Ne e kuptojme se mund të jetë sfiduese të përpilohen të gjitha të dhënat e kërkuara në pyetësorinë ESG. Për këtë aryse eksperët tanë ESG mund t'iu ndihmojnë gjatë plotësimit të pyetësorit.
Një herë në vit.
Personi kontaktues për kompaninë tuaj në Bankën tonë mund t'iu informojë për vlerësimin ESG.
Fushat me ngjyre hiri nuk kanë nevojë të plotësohen, ato do të plotësohen nga banka, prej jush nuk kërkohet të plotësohen këto fusha.
Definicionet dhe linqet per rregullativat specifike mund ti gjeni ne excel, faqja e emertuar si “Permbledhja”
Ne excel, tek faqja “Industritë” mund t'i gjeni informatat sipas GICS (Industria Globale e Klasifikimit)
Ju lutemi zgjidhni nëse jeni duke raportuar të dhëna të konsoliduara ose të pavarura. Preferohen të dhënat e pavarura pasi mundësojnë një raportim më të saktë. Megjithatë, nëse të dhënat janë të disponueshme vetëm në nivel grupi të konsoliduar - të tilla si të dhënat e emetimit të gazrave (GHG), atëherë do të mblidhen të dhënat e konsoliduara të grupit. INFORMATË ME RËNDËSI: Ju lutemi, vendosni vetëm të dhëna të pavarura ose të konsoliduara, por mos e ndërroni strukturen e raportimit midis pyetjeve!
Mos hezitoni t'i dergoni pyetjet tuaja tek klarida.rrogozi@raiffeisen.al
Për më shumë informata?
Ndjehuni të lirë të na kontaktoni: