
Elevator Lab
Elevator Lab është një program leader që sjell, krijon dhe mundëson partneritete me fintech dhe startups. Është një program fintech i mundësuar nga Raiffeisen Bank International dhe një nga programet më të rëndësishme të llojit të tij në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Qëllimi
Elevator lab, organizohet në një format konkurrimi ndërmjet aplikantëve (fintech, startups), duke synuar angazhimin e aktorëve të ekosistemit lokal të inovacionit dhe partneritetit me startup-et dhe fintech-et, me qëllimin e zhvillimit dhe rinovimit të modelit të biznesit bankar të së ardhmes. Nëpërmjet programit, palët e interesuara si startup-et dhe fintech-të mund të përshkallëzojnë produktet dhe shërbimet e tyre inovative në të gjithë vendet e rrjetit rajonal ku operon Raiffeisen Bank.
Organizohet në një format konkursi. Çdo vit, programi identifikon dhe publikon fushat e interesit në mënyrë që të jetë e mundur që startup-et dhe fintech-të të identifikojnë veten dhe të aplikojnë në program.

Struktura / Organizimi
Programi është i organizuar në disa hapa, ku hapi i parë është aplikimi i startup-eve dhe fintech-ve të interesuara. Nuk ka limit të aplikantëve, ndaj në varësi se si komunikohet konursi, mund të aplikohet si ide, apo produkt/shërbim i zhvilluar apo në faza të ndryshme të procesit të inkubimit. Hapi tjetër është faza e vlerësimit, ku ekspertë me vite përvojë në sektorin bankar dhe me program, vlerësojnë çdo ide, produkt, aplikim. Pas një vlerësimi të plotë, aplikantët e mundshëm zgjidhen për të kaluar në hapin tjetër, ku do të kenë mundësinë të paraqesin idenë/produktin/shërbimin/prototipin e tyre përpara një jurie të zgjedhur të përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme të Raiffeisen Bank Albania dhe ekspertë nga vendet e tjera ku Raiffeisen Bank operon.

Përfitimet
Nëpërmjet pjesëmarrjes, aplikantët kanë jo vetëm mundësinë të paraqesin idenë, produktin, shërbimin apo prototipin e tyre para jurisë së ekspertëve të bankës dhe nga ekosistemi i inovacionit, por edhe mundësinë për të konkurruar për çmimet fituese dhe mundësinë për të bashkëpunuar me Raiffeisen Bank Albania ose Raiffeisen Bank International ose bankat e rrjetit. Një nga përfitimet kryesore, është mundësia për të bashkëpunuar me Raiffeisen Bank dhe për të përgatitur një fazë pilot (PoC) të produktit, shërbimit që aplikantët paraqesin.

Kriteret e vlerësimit
Elevator Lab synon të identifikojë produkte apo shërbime inovative dhe madje ide për të cilat është e mundur të krijohet një bashkëpunim, prandaj disa nga kriteret e vlerësimit janë:
Inovacioni – vlera inovative e produktit, shërbimit apo idesë.
Mundësia e përshkallëzimit – mundësia për të përshkallëzuar produktin apo shërbimin jo vetëm në Raiffeisen Bank Shqipëri, por edhe në vendet e tjera ku Raiffeisen operon.
Business model – the business model and the possibility to analyze the revenues and costs of an idea/product/service.
Ekipi – ekipi që po punon për atë ide, produkt apo shërbim specifik dhe aftësitë e tyre për ta zhvilluar dhe zbatuar më tej atë.