Ekologjia e Brendshme
Ne jemi të përkushtuar kundrejt mbrojtjes së mjedisit dhe klimës
Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe klimës, me synimin për t’i mbajtur sa më të ulët ndikimet mjedisore. Prandaj, ne punojmë për të përmirësuar vazhdimisht standardet tona të qëndrueshmërisë dhe parametrat kryesorë mjedisorë në fushat më të rëndësishme.
Emetimi i CO2
Emetimet e CO2 (llogaritur duke përdorur faktorin e emetimit ecoinvent v3.4) për vitin 2021 arritën në 1,170 kg/punonjës, një ulje prej 45% krahasuar me vitin 2011 (data e parë e raportimit). Në krahasim me mesatern e rajonit (bankave të rrjetit Raiffeisen), institucioni ynë bankar përllogarit një ndikim më të ulët në masën 53%. Emetimet u reduktuan me 10% krahasuar me vitin 2019.
Energjia
Me 1,131 tCO2e, konsumi i energjisë përbën rreth 76% të emetimeve duke u shënuar si burimi më i madh i emetimeve për bankën tonë. Konsumi i energjisë është reduktuar me 3% krahasuar me vitin 2019, dhe 32% krahasuar me vitin 2011. Përqindjae energjisë së gjelbër për Raiffeisen Bank është 86%, fakti i cili ndikon që në krahasim me mesatern e rajonit të jemi 95% më eficent.
Konsumimi i Materialeve
Me rreth 300 tCO2e, konsumi i materialeve (letër, zarfe, artikuj plastik, etj.) përbën rreth 20% të emetimeve për bankën tonë (10% më pak se një vit më parë dhe 38% më pak krahasuar me 2011), duke e bërë kështu burimin e dytë më të madh të emetimeve. Në total për vitin 2021 banka Raiffeisen ka vënë në përdorim 78 ton letër e cila përben një rritje prej 8% krahasuar me nje vit më parë. Konsumi i letrës arriti në rreth 12,000 fletë për punonjës në vit.