Skip to main content

Njoftim Zyrtar për Klientët e Bankës Raiffeisen:: Kujdes nga Mashtrimet me Mesazhe SMS (Smishing)

Të nderuar klientë,

Dëshirojmë t'ju informojmë për një forme te krimit kibernetik që po ndodh shpesh kohët e fundit e njohur si “Smishing”. Viktimat marrin mesazhe SMS në telefonin e tyre nga nje kompani X per nje pako postare. Në këto mesazhe kërkohet qe te klikohet linku per te kryer pagesen e një shumë prej 20-50 ALL për të marrë pakon postare.

Mesazhi SMS ka për qëllim të mashtrojë marrësin për dhënë informacion sensitiv si: numrin e sigurimeve shoqërore, datën e lindjes, te dhenat e kartave të kreditit dhe debitit, kredencialtet e aksesit ne platformen e bankes (PIN, fjalekalime, kodet njëpërdorimshme të logimit dhe të autorizimin e pagesave), ose informacione të tjera të ndjeshme. Ky informacion përdoret nga mashtuesit për përfitim financiar përmes blerjeve online ose marrjes akses ne llogarite bankare dhe kryerjen e transaksioneve financiare.

Këta mashtrues shpesh përpiqen të paraqiten si një agjenci qeveritare, bankë, ose kompani tjetër për t'a bere me te besueshme.

Kujdes! Nese ju vine mesazhe te tilla SMS ku  ju kerkojne te klikoni ne link, mos klikoni në link!

Nëse dyshoni se mesazhi që keni marrë është i dyshimtë, por prisni një pako postare, ju lutemi mos klikoni në asnjë link. Përkundrazi, raportojeni dhe vizitoni faqen zyrtare të Kompanise X nga pajisja juaj mobile ose kompjuteri për ndjekje dhe informacion shtesë.

Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe për bashkëpunimin në mbrojtjen e të dhënave tuaja personale.

Me respekt,

Ekipi i Bankës Raiffeisen


  • Njoftim