Ftesë për bashkëpunim
Raiffeisen Bank Shqipëri është në kërkim të bashkëpunimit me kompani të profilizuara për furnizimin dhe instalimin e gjashtë karikuesve DC në degët e Raiffeisen Bank Shqipëri.
Kompanitë duhet të kryejnë shërbime mirëmbajtje për karikuesit, si dhe të përgatisin dokumentacionin Teknik e të marrin lejet e nevojshme në OSSHE dhe Bashkitë përkatëse për instalimin e tyre.
Me qëllim e kontraktimit të një kompanie e cila është gjendjë të kryejë keto sherbime, do të zhvillohet një proces tenderi nëpërmjet sistemit online të prokurimit.
https://procurement.rbinternational.com
Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë të dhënat e mëposhtme në adresën e email-it procurement.department@raiffeisen.al
- Emrin e saktë të kompanisë
- NIPT
- Prezantim/CV të kompanisë
- Emër Mbiemër të personit të kontaktit
- Adresë e saktë email-i
- Numër kontakti
Afati i fundit për shprehjen e interesit është data 30.07.2024.
Për informacione të mëtejshme ju lutem dërgoni një email në adresën: procurement.department@raiffeisen.al