Ftesë për bashkëpunim: Penetration Testing Services
Raiffeisen Bank Shqipëri kërkon mundësi bashkëpunimi me shoqëri të profilizuara për Sigurinë e Informacionit, të cilat të ofrojnë shërbimin e Penetration Testing Services.
Qëllimi i këtij tenderi është kontraktimi i një shoqërie e cila është në gjendje të ofrojë shërbimin e Penetration Testing.
Procesi i Tenderit do të zhvillohet nëpërmjet sistemit on-line të prokurimit https://procurement.rbinternational.com/
Shoqëritë e interesuara duhet të dërgojnë brenda datës 23.02.2024 në adresën: procurement.department@raiffeisen.al të dhënat si më poshtë për t’u regjistruar në këtë sistem.
- Emrin e saktë të kompanisë / NIPT
- Emër Mbiemër të personit të kontaktit
- Adrese e saktë e-mail
- Numër kontakti
Për informacione të mëtejshme ju lutem dërgoni një e-mail në adresën: procurement.department@raiffeisen.al