Skip to main content

Rezultatet paraprake për vitin 2023

Fitimi i konsoliduar prej 2,39 miliardë euro

• Bordi drejtues propozoi dividendë me vlerë prej 1,25 euro për aksion

• Raporti i kapitalit të përbashkët të nivelit 1 u rrit me 17,3 për qind

• Fitimi i konsoliduar arriti vlerën prej 997 milionë euro, duke përjashtuar Rusinë dhe Bjellorusinë dhe duke përfshirë 873 milionë euro provigjione për kreditë hipotekore në monedhën CHF në Poloni 

Raiffeisen Bank International (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar me vlerë prej 2386 miliardë euro në vitin 2023, duke rritur kështu ndjeshëm raportin e kapitalit. "RBI dëshmoi edhe një herë qëndrueshmërinë dhe pozicionin e fuqishëm në rezultatet e të ardhurave për aktivitetin e biznesit në vitin 2023. Mbi të gjitha, mund të themi se jemi vërtetë të kënaqur lidhur me arritjet për vitin e kaluar financiar," u shpreh CEO i RBI-së, Johann Strobl.


Rënia drastike e kostove të riskut

Në periudhën raportuese, humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare shënuan një rënie të ndjeshme në 393 milionë euro, krahasuar me periudhën e mëparshme prej 949 milionë euro. Me vlerën prej 191 milionë euro (2022: 743 milionë euro), provigjionet e riskut në Evropën Lindore përbëjnë pjesën më të madhe për shkak të luftës së vazhdueshme të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe faktorëve pasues të rrezikut. Si rrjedhojë, Rusia shënon një vlerë prej 95 milionë euro (2022: 471 milionë euro) ndërsa Ukraina vlerën 94 milionë euro (2022: 253 milionë euro). Provigjionet e riskut në selinë e grupit shënuan vlerën 159 milionë euro (2022: 149 milionë euro). 

 

Vijimi i rënies së biznesit rus

RBI vijoi përpjekjet e saj për të reduktuar biznesin e saj në Rusi për vitin financiar 2023. Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2022, vëllimi i kredisë në Rusi është ulur me 56 për qind. Në fund të vitit 2023, arriti në 6 miliardë euro. Përveç kësaj, RBI reduktoi ndjeshëm biznesin e transaksioneve të pagesave me Rusinë dhe ndërpreu të gjitha marrëdhëniet e biznesit me bankat korrespondente ruse, me përjashtim të filialit të saj Raiffeisenbank. Transaksioni i planifikuar STRABAG gjithashtu shënoi një reduktim të ndjeshëm të kapitalit të Raiffeisenbank, duke reduktuar kështu riskun e RBI nga biznesi i saj rus.

“Procesi i miratimit për transaksionin STRABAG është në rrugën e duhur. Kemi depozituar të gjitha dokumentet e nevojshme tek autoritetet përkatëse. Presim që finalizimi të ndodhë në tremujorin e parë të 2024," vijoi Strobl.

“Në të njëjtën kohë, po punojmë për shkëputjen e biznesit tonë në Rusi, qoftë në formën e një shitjeje ose shpërndarjes së aksioneve të biznesit," u shpreh Strobl.

 

Raporti CET1 (i përkohshëm) prej 17,3 për qind

RBI rriti raportin e kapitalit të përbashkët të nivelit 1 me 17,3 për qind për vitin financiar 2023. Nëse filiali i bankës në Rusi do të shkëputej pa marrë parasysh kapitalin e saj, ky raport do të shënonte një vlerë prej14,6 për qind në fund të vitit dhe kështu do të tejkalonte ndjeshëm kërkesat rregullatore. 

"Falë kapitalizimit tonë të mirë, kemi kënaqësinë t'u propozojmë një dividend me vlerë prej 1,25 euro për aksion për vitin 2023 për aksionarët tanë," shpjegoi Strobl. 

 

Përmbledhje 

Udhëzimet e mëposhtme i referohen RBI-së me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërsa shifrat përkatëse në kllapa i referohen gjurmës ekzistuese. RBI do të vijojë të avancojë me transaksionet e mundshme që si rezultat do të sillnin shitjen ose shpërndarjen e aksioneve të biznesit të Raiffeisen Bank Rusi dhe shkëputjen e saj nga RBI.

•      Në vitin 2024, të ardhurat neto nga interesi priten të arrijnë vlerën rreth 4,0 miliardë euro (rreth 5,1 miliardë euro) ndërsa të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet rreth 1,8 miliardë euro (rreth 2,7 miliardë euro).

•      Presim që rritja e vëllimit të kredisë për klientët të rritet me rreth 6 për qind (rreth 5 për qind).•      Presim shpenzime të përgjithshme administrative në vlerën rreth 3,3 miliardë euro (rreth 4,0 miliardë euro), duke rezultuar në një raport kosto/të ardhura prej rreth 52 për qind (rreth 47 për qind).

•     Raporti i provigjionimit – përpara përdorimit të masave të mbulimit të rrezikut– pritet të jetë rreth 50 pikë bazë (rreth 60 pikë bazë).

•      Kthimi i konsoliduar mbi kapitalin e vet pritet të jetë rreth 11 për qind (rreth 12 për qind) në vitin 2024.•      Në fund të vitit 2024, presim që raporti i CET1 të jetë rreth 14,6 për qind* (rreth 17,8 për qind).•     Çdo vendim për dividentët do të bazohet në pozicionin e kapitalit të Grupit, me përjashtim të Rusisë.

•      Objektivat afatmesëm të kthimit të kapitalit dhe të raportit të pagesës janë pezulluar për shkak të pasigurive aktuale në Evropën Lindore. * Skenari i shkëputjes së Filialit në Rusi me 'P/B Zero', përpara përfitimit nga dividenti në natyrë i STRABAG.


  • Deklaratë për shtyp
  • 12 min për t'u lexuar