Skip to main content
2560 × 844

RBI: Raporti i tremujorit të parë 2024

Fitimi i konsoliduar prej 664 milionë euro

  • Raporti i kapitalit të përbashkët të nivelit 1  prej 17.3 për qind·      
  • Fitimi i konsoliduar duke përjashtuar kontributet nga Rusia dhe Bjellorusia arrin vlerën 333 milionë euro, duke përfshirë provigjionet për kreditë CHF në Poloni që arrijnë vlerën 109 milionë euro

Raiffeisen Bank International (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar në vlerën 664 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2024 (TM1/2023: 657 milionë euro). Kostot e rrezikut pësuan një rënie më shumë se 90 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. “RBI pati një fillim të mbarë për vitin financiar 2024. Tendenca e fitimeve është në përputhje me pritshmëritë tona. Rënia e kostove të rrezikut është mjaft e tolerueshme”, u shpreh CEO i RBI, Johann Strobl. Të ardhurat më të larta nga interesi në Evropën Qendrore dhe Juglindore shënuan një rritje prej 70 milionë euro në të ardhurat neto nga interesi në vlerën 1,455 milionë euro. Sllovakia raportoi rritjen më të madhe në vlerën 25 milionë euro, kryesisht falë të ardhurave më të larta të nxitura nga norma e interesit nga kreditë e klientëve dhe nga depozitat në bankën kombëtare. Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet pësuan një rënie me 297 milionë euro nga 669 milionë euro. Rusia shënoi rënien më të madhe në vlerën 287 milionë euro, ndërsa vendet e tjera të grupit dëshmuan zhvillim të qëndrueshëm.

 

Rënia drastike e kostove të rrezikut

Humbjet në vlerën 25 milionë euro si rezultat i zhvlerësimit të aktiveve financiare ishin dukshëm më të ulëta në periudhën e raportimit krahasuar me vlerën 301 milionë euro në po të njëjtën periudhë, të cilat ndodhën kryesisht në Evropën Lindore. Për kreditë e papaguara (Faza 3), zhvlerësimet neto në vlerën
92 milionë euro janë njohur në periudhën e raportimit (periudha e vitit të kaluar: 63 milionë euro neto), zërat më të mëdhenj ishin në vlerën 66 milionë euro për shoqëritë jofinanciare dhe 31 milionë euro për familjet. Në nivel vendi, humbjet nga zhvlerësimi i Fazës 3 u shkaktuan kryesisht në Rusi (43 milionë euro). Në Fazën 1 dhe Fazën 2, emetimet neto në vlerën 66 milionë euro u njohën në periudhën e raportimit, më së shumti në Hungari, Rusi dhe Ukrainë (periudha e vitit të kaluar: humbje nga zhvlerësimi në vlerën 238 milionë euro, ku 223 milionë euro ishin në Rusi).

 

Raporti CET1 (i përkohshëm) prej 17,3 për qind

Raporti CET1 i RBI duke përfshirë rezultatet e tremujorit të parë arriti vlerën 17.3 për qind në fund të tremujorit të parë. Nëse filiali i bankës në Rusi do të shkëputej pa marrë parasysh kapitalin e saj, raporti do të ishte 14.6 për qind, që do të ishte shumë më i lartë se kërkesat rregullatore.

 

Përmbledhje

Udhëzimi i mëposhtëm i referohet RBI-së me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë. Udhëzimi i vitit 2024 për grupin, duke përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, është pezulluar në kuadër të kërkesës së BQE-së për të përshpejtuar reduktimin e vëllimit të biznesit në Rusi.

  • Në vitin 2024, të ardhurat neto nga interesi pritet të arrijnë vlerë 4.0 miliardë euro, ndërsa të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet rreth 1.8 miliardë euro.
  • RBI ka pritshmëri që rritja e kredisë për klientët të rritet në vlerën 3 deri në 4 për qind.
  • RBI ka pritshmëri që shpenzimet e përgjithshme administrative të shënojnë vlerën 3.3 miliardë euro, duke rezultuar në një raport kosto/të ardhura prej rreth 52 për qind.
  • Raporti i provigjionimit, përpara përdorimit të të masave të mbulimit të rrezikut, pritet të jetë rreth 50 pikë bazë.
  • Kthimi i konsoliduar nga kapitali pritet të arrijë vlerën 10 për qind në vitin 2024.
  • Në fund të vitit 2024, RBI pret një raport CET1 prej rreth 14.6 përqind*.
  • Çdo vendim për dividentët do të bazohet në pozicionin e kapitalit të Grupit me përjashtim të Rusisë * Skenari "P/B Zero" i shkëputjes së filialit në Rusi nga Grupi Raiffeisen. 

Aksesoni raportet financiare të RBI-së këtu.


  • Deklaratë për shtyp
  • 12 min për t'u lexuar