Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Përditësoni të dhënat tuaja në Bankë për një përvojë bankare të shkëlqyer!

Më shumë siguri

Përditësimi i të dhënave personale në bankën ndihmon në mbrojtjen e llogarisë dhe informacionit tuaj personal nga aksesi i paautorizuar dhe mashtrimet e mundshme. Ne investojmë vazhdimisht në teknologji për te mbrojtur të dhenat e klienteve tanë dhe përditesimi i të dhënave tuaja ndihmon për të siguruar që masat më të fundit të sigurisë janë në fuqi.

  • Banka ju njofton me SMS për veprimet tuaja online me kartat. Në rast se ju humbisni kartën, mund te identifikoni lehtesisht nëse karta juaj përdoret nga persona të paautorizuar dhe të parandaloni në kohë dëmin financiar që mund t’ju shkaktohet
  • Ju njoftoheni me SMS për tërheqjet cash në llogarinë tuaj, duke qëndruar gjithmonë të informuar për levizjet në llogarinë tuaj.

Akses më i mirë në shërbimet bankare

Ne vazhdimisht përmirësojmë produktet dhe shërbimet tona.

Duke përditesuar të dhënat tuaja personale, ju mund të qëndroni të informuar për ofertat e reja dhe të përfitoni nga çdo shërbim i ri që mund të jetë i disponueshëm dhe i vlefshëm për ju.

Më shumë komoditet

Përditësimi i të dhënave tuaja personale na ndihmon t’ju ofrojmë shërbim dhe suport më të mirë, duke parandaluar dhe probleme të mundshme për shkak të informacionit të pasaktë:

  • Ju mund të merrni planin e pagesave për kredinë tuaj nëpërmjet email apo në adresën e banimit, pa qene e nevojshme të paraqiteni në degët tona
  • Ju do të njoftoheni në kohë për statusin e aplikimit të kredisë suaj, pa qenë e nevojshme të kontaktoni bankën
  • Ne rast se keni bërë një ankesë në bankë, ne mund t’ju kontaktojmë dhe t’ju dërgojmë përgjigjen në email, pa qenë e nevojshmë të paraqiteni në degët tona
  • Ju njoftoheni me SMS për kreditimin e pagës suaj e shumë të tjera

Ti meriton t’i kesh të gjitha këto përfitime!

 


  • Njoftim
  • 1 min për t'u lexuar