Skip to main content
2560 × 844

Prioritet rritja e segmentit të biznesit Mikro

Një nga prioritetet tona më të larta për të ardhmen e afërt është rritja e segmentit të biznesit Mikro. Gjatë dy viteve të fundit, kemi filluar rigjallërimin e këtij segmenti.

Ne kemi nxjerrë paketa të reja të përshtatura për kërkesat e ndryshme të biznesit dhe kemi prezantuar produkte novatore të huadhënies. Ne ofrojmë limitin më të lartë të pasiguruar për segmentin Mikro, deri në 4,000,000 lekë, me norma interesi konkurruese.

Portofoli ynë i huadhënies ka patur një rritje të jashtëzakonshme katërfish krahasuar me vitin 2020 dhe ne kemi dëshmuar një rritje të konsiderueshme prej 230% të numrit të huamarrësve.

Për më tepër, ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në lançimin e një produkti të ri të huadhënies Agro, i krijuar për të përmbushur nevojat unike të klientëve tanë në fushën e agrikulturës, i cili do të jetë i gati së shpejti.

Ndërsa Raiffeisen On vazhdon të performojë shkëlqyeshëm si platforma digjitale kryesore në treg për transaksionet e klientëve tanë të biznesit, ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje digjitale edhe sa i përket produkteve të  huadhënies për klientët tanë Mikro.

Në dhjetor 2022, ne lançuam me sukses programin tonë pilot, duke ofruar një aplikim tërësisht digjital dhe me miratim të menjëhershëm për overdraft-et e pasiguruara të përshtatura për klientët tanë Mikro.

Deri më sot, ne kemi miratuar 77 aplikime për kredi online në vetëm 5 minuta, duke kërkuar vetëm 2 dokumente lehtësisht të aksesueshme. Ne jemi duke punuar për zgjerimin e këtij produkti në një baze më të madhe klientësh brenda këtij viti.

Ndërmarrjet Mikro dhe të Vogla, janë shtylla kurrizore e ekonomisë sonë, dhe ne jemi të përkushtuar të investojmë për t'i ndihmuar ato të rriten  dhe të përparojnë dhe të jemi banka e përzgjedhur për të gjitha nevojat e tyre të biznesit!


  • Deklaratë për shtyp
  • 4 min për t'u lexuar