Raiffeisen Bank organizoi për herë të parë në Shqipëri një event dedikuar Cloud
- Dy dite të fokusuara tërësisht risive dhe sfidave të fushës
- Mbi 600 të rinj aplikues dhe 400 pjesëmarrës
- 3 çmime për fituesit e lojës Amazon Web Service
Raiffeisen Bank Shqipëri, si një institucion financiar lider i përkushtuar ndaj inovacionit të vazhdueshëm sjell më datat 23-24 shkurt një event krejtësisht dedikuar teknologjisë Cloud. "Let's get cloud", një aktivitet 2-ditor që ndodh për herë të parë në Shqipëri, mblodhi së bashku ekspertë të industrisë, liderë të mendimit dhe entuziastë të fushës për të diskutuar rreth avancimeve, risive, përfitimeve dhe sfidave më të fundit në këtë fushë.
Inovacioni në sistemin bankar është thelbësor në peizazhin e sotëm teknologjik dhe adoptimi i teknologjisë Cloud ka dëshmuar të jetë një domosdoshmëri në industrinë bankare, duke ofruar efikasitet dhe siguri të lartë.
Teknologjia Cloud ka revolucionarizuar mënyrën se si bankat bëjnë biznes, se si ruhet dhe ndahet informacioni duke kapërcyer përdorimin e një pajisje fizike dhe duke hapur një dimension krejtësisht të ri në internet. Falë kalimit të informacioneve në Cloud mundësohet tashmë një zgjidhje fleksibël, e shkallëzuar dhe me kosto efektive për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave. Falë kësaj teknologjie, Raiffeisen Bank ka transformuar operacionet e saj, duke ofruar shërbime më te sigurta dhe efikase për klientët.
Dita e parë e konferencës mblodhi së bashku në një panel diskutimi ekspertë të fushës nga industri të ndryshme si Amazon, Raifeisen Bank International, Vodafone al si edhe përfaqësues nga Fintechs, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi strategjinë e migrimit, sigurinë, inovacionin dhe të ardhmen e teknologjisë Cloud.
Ndërsa dita e dytë iu kushtua konkursit “Amazon Web Service Game Day” ku profesionistë nga fusha e TI-së, studentë dhe stafi i bankës patën mundësinë të aplikonin për të qenë pjesë e konkursit, dhe të garonin për tre çmime fituese. Eventi ishte një sukses i madh dhe mblodhi mbi 600 aplikues dhe mbi 400 pjesëmarrës.
Z. Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank Shqipëri shprehet: "Industria bankare po zhvillohet vazhdimisht dhe po përshtatet me teknologjitë e reja për të përmirësuar shërbimet dhe për të përmbushur kërkesat në rritje të klientëve. Ne besojmë se teknologjia dhe inovacioni janë në krye të ofrimit të përvojave të jashtëzakonshme të klientit. Misioni ynë është të nxisim vazhdimisht inovacionin dhe të shfrytëzojmë fuqinë e teknologjisë për të transformuar mënyrën se si u shërbejmë klientëve tanë, duke u ofruar atyre zgjidhje bankare te sigurta dhe sa më të avancuara. Ne besojmë se adoptimi i kësaj teknologjie do të vazhdojë të rritet në sektorin bankar dhe se do të luajë një rol kyç në të ardhmen.”
"Transformimi digjital po ndryshon mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, dhe industria bankare nuk bën përjashtim. Ne jemi krenarë që jemi në krye të këtij transformimi dhe një nga adaptuesit e parë të Teknologjisë Cloud. Me organizimin e të tilla eventeve ne synojmë të mbështesim rritjen dhe zhvillimin e industrisë së teknologjisë Cloud. Gjithashtu ne synojmë të edukojmë dhe frymëzojmë klientët dhe punonjësit tanë për mundësitë qe kjo teknologji ofron dhe ndikim e saj në industrinë financiare. Duke përqafuar teknologjinë Cloud, bankat mund të përmirësojnë efikasitetin e tyre operacional, të përmirësojnë përvojën e klientit dhe të qëndrojnë përpara konkurrencës. Dëshiroj të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe folësit që e bënë këtë ngjarje një sukses të madh dhe mezi pres të organizojmë ngjarje të ngjashme në të ardhmen”: u shpreh z. Erion Serti, anëtar bordi për Operacionet dhe Teknologjinë e Informacionit.
Raiffeisen Bank mbështet inovacionin e vazhdueshëm si pjesë e misionit të saj dhe njeh rëndësinë e teknologjisë Cloud në industrinë financiare duke qenë e përkushtuar t'u ofrojë klientëve të saj zgjidhjet më të fundit dhe më inovative. Dëshirojmë të falënderojë të gjithë të pranishmit dhe folësit për pjesëmarrjen e tyre duke e bërë këtë event një sukses të madh.