Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Njoftim

Të dashur klientë,
 
Në zbatim të vendimit Nr. 35, datë 02.08.2023 të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për ndërprerjen e kuotimit të indeksit orientues të interesit “Tribor 12-mujor” ju njoftojmë se norma bazë e interesit të kredive do të ndryshojë nga "Tribor 12-mujor" në "Interes i Bonove të Thesarit 12-mujore".
 
Nëse ju keni marrë një kredi bankare në Raiffeisen Bank para datës 1 Mars 2020 në monedhën Lekë, ju ftojmë të paraqiteni në një nga degët e bankës sonë për të bërë këtë ndryshim.
 
Banka jonë ju bën me dije se në publikimet historike të deritanishme të këtyre dy normave bazë, vlera e interesit të Bonove të thesarit ka qenë më e ulët sesa vlera e interesit të Tribor.
 
Stafi ynë në degë do t'ju informojë dhe asistojë në lidhje me ndryshimet e nevojshme që ju duhet të kryeni, ose për detaje të tjera që mund të keni nevojë.  
 
Me respekt,
 
Raiffeisen Bank


  • Njoftim
  • 2 min për t'u lexuar